GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Gënjeu se do t’i mbillte në 2022, Sako hedh 300 mln lekë për pemë

14:37 - 28/03/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Që në kohën kur u vu në krye të Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, ka shpenzuar para për dekore, naftë, ushqime, mobilje, kimikate, dhe ndonjëherë për rrugë dhe rindërtim pallatesh.

Që në kohën kur u vu në krye të Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, ka shpenzuar para për dekore, naftë, ushqime, mobilje, kimikate, dhe ndonjëherë për rrugë dhe rindërtim pallatesh.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Që në kohën kur u vu në krye të Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, ka shpenzuar para për dekore, naftë, ushqime, mobilje, kimikate, dhe ndonjëherë për rrugë dhe rindërtim pallatesh. Kujtojmë se paratë e rindërtimit nga tërmeti i 2019 është vërtetuar se shkuan për të blerë votuesit. Ndërsa të pastrehët e vërtetë qëndrojnë akoma sot në çadra ose në shtëpi me qira.

Tani që po afrojnë përsëri zgjedhjet për mandatin tjetër, Sako kërkon të ndryshojë imazhin e saj si vazhduese e projekteve të betonit dhe korrupsionit të Vangjush Dakos. Kështu Sako po i këput një tender për blerje pemësh që të gjelbërojnë betonin që sundon mbi qytetin bregdetar. Me datë 27 mars 2023, Bashkia Durrës ka regjistruar prokurimin me objekt “FV Gjelbërimi në Qytet.

Të dhënat e këtij tenderi na tregojnë qartë që ai është hartuar vetëm për propagandë zgjedhore. Kontrata pritet të lidhet më 5 prill 2023 dhe afati për blerjen dhe mbjelljen e këtyre pemëve është deri në 5 maj 2023. Duhet të përfundojë vetëm 10 ditë para zgjedhjeve, sigurisht me ndonjë foto të kryebashkiakes me lopatë në dorë.

Ndërkaq vëmë re se Sako do të shpenzojë gati 300 milionë lekë për të mbjellë këto pemë në qytet. Në fakt ky është një premtim i dështuar i Sakos. Në vitin 2022, nga krybashkiakja është premtuar mbjellja e 5 mijë pemëve, por deri më sot asnjë e tillë nuk është parë në Durrës.

Pak ditë para zgjedhjeve të pjesshme vendore, në fillim të marsit 2022, Emiriana Sako u zotua se në harkun kohor të tre viteve Bashkia e Durrësit do të mbjellë 15 mijë pemë.

.Duke konfirmuar në një intervistë në News 24 mbjelljen e 5000 pemëve vetëm brenda vitit 2022:“….Këtë vit (në 2022) ky numër është 5 mijë”.

Dhe në tetor të vitit 2022, në një intervistë tjetër televizive Sako konfirmoi se gjatë 2022 janë mbjellë 6.336 pemë. Madje, ajo ka treguar se për këtë numër pemësh, të mbjella sipas saj në 2022, janë shpenzuar mbi 35 milionë lekë (me TVSH). Nga një krahasim i çmimeve që ka paguar bashkia dhe atyre të tregut rezulton një diferencë e ndjeshme.

Por përtej çmimit të kripur, rezulton se numri i pemëve të blera gjatë 2022 dhe të mbjella është thuajse gjysma e atyre që deklarohet zyrtarisht nga Bashkia. E cila po vetë në listën e saj rendit 3030 pemë gjithsej.

Këtë herë, Sako po shpenzon më shumë para dhe nuk përcaktohet sa pemë do të mbjellë. Gjithsesi jemi gati në muajin e katërt të vitit 2023 dhe afati për premtimin e Sakos ka përfunduar me kohë.

Lexo edhe: Veliaj dhe Sako i japin 250 mijë euro Zotos për Shën Valentin

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimDurrësEmiriana Sakombjelljepemepremtimtender

Lajme të lidhura

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano
Breaking Views

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano

15:00 - 09/01/26
Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn
Breaking Views

Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn

14:55 - 08/01/26
Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere
Breaking Views

Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere

15:19 - 07/01/26
Para
Arrestohen 8 “maestro-t” e skemave piramidale dhe bixhozit

Arrestohen 8 “maestro-t” e skemave piramidale dhe bixhozit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ish-lojtari i Çelsit i trondit të gjithë: Më kanë mbetur vetëm pak ditë jetë…
Breaking Views

Ish-lojtari i Çelsit i trondit të gjithë: Më kanë mbetur vetëm pak ditë jetë…

23:16 - 09/01/26

Lamisha Musonda, një ish-lojtar i akademisë së Çelsit ka zbuluar se i kanë mbetur vetëm disa ditë jetë dhe se...

Lexo më shumë
Po mbronin një ton hashash me pushkë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

Po mbronin një ton hashash me pushkë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

22:52 - 09/01/26
BKH dhe SPAK trokasin tek Pëllumb Salillari, Rrok Gjoka, Arbër Abazi, kontroll në 13 kompani

BKH dhe SPAK trokasin tek Pëllumb Salillari, Rrok Gjoka, Arbër Abazi, kontroll në 13 kompani

22:36 - 09/01/26
Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve

Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve

21:50 - 09/01/26
Pas debateve me Ramën, Farage tallet nga një kriminel shqiptar në Angli

Pas debateve me Ramën, Farage tallet nga një kriminel shqiptar në Angli

21:19 - 09/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com