GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Gentian Gjyli i dhuron Salillarit paratë e Korridorit VIII, 24 miliardë lekë për Elbasan-Papër jepen pa garë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Drejtori i ARRSH, Gentian Gjyli, i bën dhuratat shumë më përpara se sa të vijnë Krishtlindjet dhe i ka me vlerë miliona euro

Drejtori i ARRSH, Gentian Gjyli, i bën dhuratat shumë më përpara se sa të vijnë Krishtlindjet dhe i ka me vlerë miliona euro

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Drejtori i ARRSH, Gentian Gjyli, i bën dhuratat shumë më përpara se sa të vijnë Krishtlindjet dhe i ka me vlerë miliona euro. Në projektbuxhetin e vitit 2025 është parashikuar të financohen rreth 88 milionë euro për Korridorin VIII. Financimi për 14 lote të Korridorit VIII zë 26.6 për qind fondeve të brendshme për transportin rrugor të programuara për vitin që vjen.

Sipas të dhënave 8 lote punimesh do të financohen për zgjerimin e Elbasan -Qafë Thanë që kushtojnë rreth 34 milionë euro. Dhe Gjyli nuk ka pritur Vitin e Ri, por ka nisur të shpërndajë fondet. Në këtë kuadër është zhvilluar tenderi me objekt “Ndërtim aksi rrugor Elbasan – Paper Faza I”, (3.5 km), me fond limit  rreth 24 milionë euro, pra pjesa më e madhe e buxhetit për këtë anë të korridorit 8.

Tenderi është shpallur me 7 tetor 2024 dhe afati për dorëzim ofertash ka qenë deri më 8 nëntor 2024.

 

Sikur e cekëm në fillim bëhet fjalë për një projekt të madh ku shpenzimet nuk kursehen, prandaj shohim që menjëherë janë hedhur në sulm kompanitë më të mëdha të ndërtimit në vend. Por Gjyli duke mësuar nga paraardhësi Berberi, e ka paracaktuar me herët fituesin.

Shkeljet

Në 20 nëntor 2024, kur është mbajtur tenderi rezulton se në garë ishte vetëm firma “Salillari” shpk, pasi 7 të tjerat ishin skualifikuar që në fazën e parë. Mes tyre edhe 3 ofertat më të ulëta që varionin nga 16 miliardë lekë në 18 miliardë lekë, ndërsa oferta e Pëllumb Salillari ofroi vlerën 20 miliardë lekë. Pra, minimalisht do ishin kursyer edhe 2 miliardë lekë të tjera, ose 4 në rastin më të mirë, por Gjyli ka ecur përpara me porosinë që ishte për oligarkun Salillari.

Pra, pa asnjë konkurrent përballë, Salillarit i është dhuruar menjëherë kontrata si fitues.

Open Data Albania e ka vlerësuar tenderin me “Flamur të Kuq”, që është shenja e korrupsionit. Epo, më mbarë se kaq nuk ka si të nisë 2025-a për Gjylin dhe Salillarin.

Sqarojmë se punimet për aksin Elbasan- Papër do të bëhen me 3 faza, dhe për secilën prej tyre është hartuar edhe nga një tender për mbikëqyrje punimesh. Kështu për fazën e parë veç 24 miliardë lekëve për punime do të shtohen edhe 191 mijë euro për personat që do bëjnë mbikëqyrjen e zbatimit të projektit.

Ndërsa për fazat e tjera do të shpenzohen nga 182 dhe 222 mijë euro për supervizimin punimesh.

Gentian Gjyli u emërua drejtor i Autoritetit Rrugor Shqiptar më 28 mars 2024. Ndërsa ish-drejtori Evis Berberi u arrestua me 14 mars me urdhër të SPAK, pasi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.

SPAK zbuloi skemën si Berberi gjatë kohës që ka qenë në krye të Agjencisë për Efiçencën e Energjisë, por dhe së fundmi në krye të ARRSH-së ka dhënë 6 tendera kompanisë së ortakut të tij Valter Begaj dhe më pas fitimet i kalonin kompanisë që ai zotëronte në mënyrë indirekte.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimgjylikorridori 8red flagslillairtender

Lajme të lidhura

Vëllai i ish-deputetit merr 196 MLN për “Hotelin” e policëve, të pastrehët i fusin në kontenierë
Breaking Views

Vëllai i ish-deputetit merr 196 MLN për “Hotelin” e policëve, të pastrehët i fusin në kontenierë

20:36 - 11/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel
Breaking Views

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26
Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Para
Aksident i rëndë në aksin ‘Rrogozhinë-Kavajë’, makina përplas dy këmbësorë

Përplaset nga makina në aksin Lushnjë-Berat, humb jetën 63-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Moti i keq bllokon lundrimet në Durrës, anulohet nisja e tragetit drejt Barit në orarin e parashikuar
Aktualitet

Moti i keq bllokon lundrimet në Durrës, anulohet nisja e tragetit drejt Barit në orarin e parashikuar

20:30 - 12/11/26

Era e fortë dhe deti i dallgëzuar kanë çuar në pezullimin e lundrimit nga porti i Durrësit drejt portit italian...

Lexo më shumë
Formacioni zyrtar, Shqipëria përballë Finlandës në sfidën vendimtare

Formacioni zyrtar, Shqipëria përballë Finlandës në sfidën vendimtare

20:16 - 12/11/26
NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…

NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…

19:50 - 12/11/26
Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat

Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat

19:41 - 12/11/26
Albpetrol i beson Gorishtin një kompanie me 14.7 milionë dollarë borxhe

Albpetrol i beson Gorishtin një kompanie me 14.7 milionë dollarë borxhe

19:36 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com