GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Gentian Gjyli u jep çekun 1 milion Euro 4 firmave pa licenca dhe bilance, për projektimin e Rrugës së Bregut

13:13 - 19/03/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 4 min
A A
Gentian Gjyli u jep çekun 1 milion Euro 4 firmave pa licenca dhe bilance, për projektimin e Rrugës së Bregut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Projekt idetë janë pjesë që merr miliona euro nga portofoli i investimeve për rrugët, ku shtohet edhe “talenti” i drejtorëve të ARRSH në vite për të bërë tendera korruptivë. Një nga këto prokurime ka për objekt “Studim Projektim Rruga e Bregut”, që ka nisur në verën e vitit të kaluar, ndërsa kontrata është firmosur ditët e fundit. Me këtë rast, drejtorit Gentian Gjyli i është akorduar “Flamuri i kuq” nga Open Data Albania. Kjo është shenja e riskut të korrupsionit, ndërsa në krah të saj qëndron përshkrimi: “Skualifikim i të gjithë operatorëve konkurrues përveç fituesit/ Skualifikim i ofertës me vlerë më të ulët”.

Tenderi e ka fondin limit afro 1 milion euro me TVSH, prandaj janë rreshtuar 12 kompani dhe bashkime operatorësh për të marrë pjesë në konkurrim.

Procedura e hapur më 16 gusht 2024 do të përfundonte më 18 shtator 2024 pa kurrfarë konkurrimi, sepse komisioni i Gjylit do t’i eliminonte të gjithë pjesëmarrësit duke i shpallur ofertat të pavlefshme me “kleçka” dhe interpretime të kritereve që do të ngelnin në klasë edhe studiot e nivelit botëror. Nuk kemi ç’bëjmë, do vuajmë sa të instalojë Kryeministri Rama, siç ka premtuar, Inteligjencën Artificiale në vend të komisioneve të prokurimit të Gjylit me shokë, që i bien qylit me buxhetin e shtetit!

Rezultati i këtij procesi është se fiton oferta më e shtrenjtë, ndërsa ofertat më të ulëta vlerësohen me më pak pikë.

Siç mund të shihet nga dokumenti, diferenca mes ofertës fituese të paraqitur nga Bashkimi i operatorëve ekonomikë P.C.S.COMPANY – “BALILI KONSTRUKSION – 2H-Construction – HYDRO-ENG CONSULTING dhe pjesëmarrësve të skualifikuar qysh në fazën e parë, është me dhjetëra milionë lekë më tepër. Kontrata me fituesin është nënshkruar më 3 mars 2025, për shkak se drejtor Gjyli nuk e ka problem as vonesën, as transparencën me publikun.

Ankesa në KPP

Një pjesë e pjesëmarrësve në tender kanë zgjedhur të marrin pjesë formalisht, duke mos dorëzuar dokumente ose pa paguar sigurimin e ofertës. Por ka pasur kompani që kanë luftuar deri në KPP që të kualifikoheshin, ndërsa Gjyli nuk është tërhequr, duke mos e ndryshuar vendimin e tij për fituesin.

Kështu, “ITM” shpk kërkoi në Komisionin e Prokurimit Publik shfuqizimin e vendimit të ARRSH, pasi nuk i ishte dhënë e drejta të korrigjonte aplikimin para njoftimit për skualifikimin.

Në datë 14 janar 2025, Komisioni i Prokurimit Publik mori vendimin “Të pranojë pjesërisht ankesën e paraqitur nga operatori ekonomik “ITM” Shpk për procedurën e prokurimit  me objekt: “Studim Projektim, Rruga e Bregut”, me fond limit 81,950,902. Lekë pa TVSH, zhvilluar në datën 18 shtator 2024”. ARRSH u urdhërua të kryejë rivlerësimin e procedurës së mësipërme.

Sigurisht që Gjyli e zbatoi formalisht vendimin dhe më 30 janar 2025, KPP i hapi dritën jeshile ARRSH-së që tenderi të shkonte tek fituesi i mëparshëm.

Kush janë përfituesit e çekut?

Ndërsa pjesëmarrësit e tjerë kaluan në vrimën e gjilpërës për “kriteret”, kompanitë fituese të çekut të për Rrugën e Bregut nuk i përmbushin kërkesat e tenderit. Kështu, “2H-Construction” shpk me pronar Hekuran Hoxhallin, sipas kontrollit që bëmë në QKB, nuk ka depozituar akoma pasqyrën financiare të vitit 2023. Një nga kërkesat që duhet të përmbushin të gjithë pjesëmarrësit individualisht është dorëzimi i bilanceve të tre viteve të fundit.

Ndërsa, kompania tjetër pjesëmarrëse në bashkimin e operatorëve, “HYDRO-ENG CONSULTING” shpk shënon rekord në tendera se bëhet fituese pa pasur asnjë lloj licence.

Në këtë dokument tregohet se subjekti “HYDRO-ENG CONSULTING” shpk me pronar Evis Qyrkun, nuk ka asnjë lloj licence aktive , sipas kontrollit të bërë më 19 mars 2025. Kompania është marrë me kolaudim punimesh dhe supervizion.

Edhe kompania tjetër “2H-Construction” shpk nuk zotëron asnjë lloj licence sipas kontrollit të bërë sot në QKB.

Në përshkrimin e objektit të aktivitetit, duket se kompania është marrë me ndërtim, ndërsa në janar 2024 ka shtuar edhe aktivitetin e projektimeve dhe ekspertizës, si dhe mbikëqyrje punimesh.

Pjesëtarja tjetër në këtë bashkim operatorësh është “P.C.S.COMPANY” shpk me pronar Xhevair Aliun, që ka licencë III.2.A – Veprimtaritë e ekspertizës lidhur me ndikimin në mjedis. Ndërsa kompani e katërt, “BALILI Konstruksion” me pronar Engjëll Balilajn, nuk ka asnjë lloj licence aktive për momentin.

Edhe në CV profesionale kjo kompani numëron vetëm 1 projektim rruge, kur merrte pjesë bashkë me dy studio në ideimin e segmentit të shkurtër “Xhorxh Bush”, një kontratë e përfituar me firmën e kryebashkiakut Erion Veliajt më 2018.

Nuk është surprizë që fitojnë tenderin 1 milion euro këta biznesmenë, që nuk plotësojnë kualifikimet elementare, sepse kriteri i vetëm i drejtorit Gentian Gjyli është përfitimi.

Kujtojmë se drejtori i ARRSH-së, Gentian Gjyli është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) mëngjesin e ftohtë të 14 janarit 2025. Ai ka qëndruar në SPAK për më shumë se 2 orë. Burimet bëjnë me dije se ai është thirrur për të dëshmuar mbi procedurat e ndjekura në tenderët e rrugëve, gjatë kohës që ai ishte numri 2 i ARRSH-së dhe drejtor Evis Berberi, në hetim nga SPAK nën masën e sigurisë ‘arrest me burg’.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: ARRSHGentian GjyliRruga e Breguttender

Lajme të lidhura

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë
Breaking Views

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25
Skenar PS-PD për bllokimin e Këshillit të Mandateve, ja kush e shoqëron nesër prokurorin Dritan Prençi për çështjen Balluku
Breaking Views

Skenar PS-PD për bllokimin e Këshillit të Mandateve, ja kush e shoqëron nesër prokurorin Dritan Prençi për çështjen Balluku

21:02 - 18/12/25
“SPAK i sekuestron telefonin Ilir Prodës”- Xhemal Gjunkshi: Drejtori i Policisë duhet të largohet nga detyra menjëherë
Breaking Views

“SPAK i sekuestron telefonin Ilir Prodës”- Xhemal Gjunkshi: Drejtori i Policisë duhet të largohet nga detyra menjëherë

20:37 - 18/12/25
Para
Angli-Shqipëri, UEFA i beson drejtimin e ndeshjes arbitrit spanjoll

Angli-Shqipëri, UEFA i beson drejtimin e ndeshjes arbitrit spanjoll

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë
Breaking Views

Rama kthehet 35 vite pas, kujton gjyshen, babain dhe hyrjen e tij në politikë

22:13 - 18/12/25

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për përvojën e tij në politikë dhe ndikimin që kjo ka pasur mbi jetën...

Lexo më shumë
Skenar PS-PD për bllokimin e Këshillit të Mandateve, ja kush e shoqëron nesër prokurorin Dritan Prençi për çështjen Balluku

Skenar PS-PD për bllokimin e Këshillit të Mandateve, ja kush e shoqëron nesër prokurorin Dritan Prençi për çështjen Balluku

21:02 - 18/12/25
“SPAK i sekuestron telefonin Ilir Prodës”- Xhemal Gjunkshi: Drejtori i Policisë duhet të largohet nga detyra menjëherë

“SPAK i sekuestron telefonin Ilir Prodës”- Xhemal Gjunkshi: Drejtori i Policisë duhet të largohet nga detyra menjëherë

20:37 - 18/12/25
Goditet grupi i trafikimit të drogës në Greqi, mes të arrestuarve edhe këngëtari nga Tepelena

Goditet grupi i trafikimit të drogës në Greqi, mes të arrestuarve edhe këngëtari nga Tepelena

19:37 - 18/12/25
Tri ditë para protestës, Berisha largon Ervin Salianjin si drejtues politik në Njësinë 6 në Tiranë

Tri ditë para protestës, Berisha largon Ervin Salianjin si drejtues politik në Njësinë 6 në Tiranë

19:26 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com