GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Gërdeci”/ Dëshmia e plotë e Ylli Pinarit: Ja kush ishte përgjegjësi

13:20 - 10/01/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Gërdeci”/ Dëshmia e plotë e Ylli Pinarit: Ja kush ishte përgjegjësi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në procesin ndaj ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu dëshmoi Ylli Pinari, ish-drejtor i ndërmarrjes shtetërore në Ministrinë e Mbrojtjes, MEICO. Pinari tha se Petrick Henry e ka njohur përmes rrugëve elektronike në vitet 2005-2006.

Më pas ai ka përshkruar dhe mënyrën si funksiononte kompania MEICO, teksa u pyet dhe personalisht nga ish-mi nistri Fatmir Mediu.

“MEICO ishte pika e parë e kontaktit për të blerë stokun e jashtëzakonshëm të monicionit që kishte ushtria. Në vitin 2002 falë një vendimi të qeverisë u listuan nëpër panaire mallra, municione që të shiteshin. Patrick Henry ka ardhur në fillim të vitit 2006. Na ka prezantuar një projekt të tij për të bërë demontim induatrial duke ofruar teknologjinë që kishte. Demonstroi makineritë që dispononte. Ishte i interesuar për gëzhojat që kishin material tunxhi. Kërkonte të dhënat për këto municione në listën prej 102 tonësh që i kishte vënë në dispozicion për të shkatërruar apo demontuar ushtria. Janë këmbyer rreth 10-12 e-maile për mënyrën se si do bëhej ky proces.

Patrick thoshte “ju po i digjni kot këto municione sepse mund ti shisni”. Ka vizituar repartet ushtarake duke propozuar të mos digjeshin por t’i viheshin në dispozicion ato me tunxh që ai të mund ti demontonte. Ka qenë vera e 2006, që MEICO i paraqiti propozimin ministrisë së Mbrojtjes. Në një dokument të 27 dhjetorit 2006, zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të MM, i kërkon MEICO-s, një situatë mbi interesin e shitjes së këtyre municioneve. Patrick përmendi edhe një kompani të krijuar nga vetë ai “Alba Demil” me dy ortakë, Patrick Henry dhe Mihal Delijorgji. Këtë të fundit e njoh prej 1993, se si janë vetë ata nuk e di, nuk refuzoj t’iu përgjigjem pyetjeve por nuk e mbaj pasi ka kaluar kohë e gjatë.

Kam vuajtur 4 vjet burg për këtë çështje. Kam rezervat e mia për atë proces gjyqësor. Patrick Henry i interesonte gëzhoja e tunxhit që në MM ishte raportuar 400 milionë të tillë. Se si është përzgjedhur kompania amerikane SAC, nuk është bërë nga ne as nga MM por Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura. Shumë fishekë me gëzhojë tunxhi të raportuara, rezultuan se ishin të veshura dhe u refuzuan nga SAC. Nga parashikimi fillestar prej 400 milionë fishekësh rezultuan më pak.

Ishte menaxhim skandaloz i ushtrisë. Urdhëri që doli nga FA, kishte devijimi VKM-ja, na detyronte që transporti të paguhej nga MEICO, udhër absurd i FA. Pavarësisht se transporti vijonte, në MEICO, nuk ka ardhur asnjë faturë. Unë mendova që kjo do e shkatërronte MEICO-n, dhe nuk kemi bërë reagim te MM, s’kemi pyetur fare se si është përcaktuar pika e demontimit në Gërdec. Nuk e di nëse MM, ishte apo jo në dijeni të “Alba Demil”. Kur është bërë kontrata me SAC, i kam kërkuar specialistëve të mi licencën. Ky aktivitet demontimi as në Amerikë nuk licensohej dhe deri në 2009 ky lloj aktiviteti nuk parashikohej në legjislacionin shqiptar. Edhe në Poliçan, Gramsh dhe Mjekës, demontimi bëhej me urdhër të Shtabit. Ky i fundit bënte inspektimin por nuk kishte licencë. Në atë periudhë po punonim për hartimin e një ligji për licencimin e kompanive demontuese”, tha Pinari.

Ylli Pinari i pyetur nga Fatmir Mediu nëse ai kishte dijeni që ish-ministri kishte njohje me Mihal Delijorgjin.

Ylli Pinari: “Këtë e dini ju, nga ta di unë”.

Fatmir Mediu: A dini që kam qenë unë në Gërdec?

Ylli Pinari: Atë e dini ju, në dijeninë time jo. Patrick Henri ka bredhur në shumë reparte ushtarake. Mund të ketë qenë edhe në Gërdec.

Fatmir Mediu: Ku shkonte baruti i avaduar?

Ylli Pinari: Rreth 200-300 ton barut është kontraktuar një kompani në Belgjikë dhe është çuar një anije me këtë ngarkesë. Pritej edhe një anije e dytë për të eksportuar barutin tjetër të evaduar. Kam tentuar dy herë të futem në Gërdec, nuk më kanë lejuar të futem pasi duhek leje e posaçme. Ishin dy herë që më ra rruga nga Rinasi kur tentova

 

 

Etiketa: Gerdecipinari

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
Mediu: Sot doli se Gërdecin nuk e ka përcaktuar ministri, por …

Mediu: Sot doli se Gërdecin nuk e ka përcaktuar ministri, por …

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com