GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Gëzim Topçiu godet sërish, 750 milionë lekë për asfalt në Maliq, mbi tender valëvitet “Flamuri i kuq”

12:29 - 03/08/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Gëzim Topçiu godet sërish, 750 milionë lekë për asfalt në Maliq, mbi tender valëvitet “Flamuri i kuq”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nëse iu kujton SPAK-un, kryebashkiakët e korruptuar vazhdojnë shpërdorimet pa pasur frikë burgun; Kur u thotë Rama se tenderat do t’i bëjë me Inteligjencë Artificiale, ata nxitojnë të manipulojnë më tepër sa pa ardhur roboti; kur u kujton se erdhën zgjedhjet, i shtojnë abuzimet se u duhen para për votat.

Një nga këta kryebashkiakë është Gëzim Topçiu, kryetar i përjetshëm i Bashkisë Maliq (i zgjedhur qysh nga viti 2000). Ai vazhdon të thyejë rekorde për tenderët abuzivë.

Tenderi i radhës ka vënë në risk një shumë të konsiderueshme dhe askush nuk ka marrë masa.

Bëhet fjalë për prokurimin me objekt ‘Sistemim asfaltim rrugë viti 2024’, me fond limit 625 milionë lekë. Duke llogaritur TVSH, ky fond kap shifrën 750 milionë lekë. Kur shohim këtë shumë të madhe logjika të çon se do të bëhet ndonjë investim madhor në gjithë Maliqin. Në fakt bëhet fjala për riparimin e disa segmente që në total përshkojnë 2.4 km rrugë.

Ky fond do të ishte i mjaftueshëm edhe nëse 2.4 km rrugë do të ndërtoheshin nga e para, ndërsa për riparimin e  tyre me vetëm nga një shtresë asfalt, këto para me siguri teprojnë.

Topçiu e ka anashkaluar ligjin mbi prokurimet duke mos zhvilluar ndonjë garë, sepse nga 9 kompani që dorëzuan aplikimet, 8 prej tyre u fshinë me një të rënë të lapsi..

Pra, Topçiu i skualifikoi që në fazën e parë konkurrentët. “ALMO KONSTRUKSION”shpk dhe “VASHTEMIA” shpk + mbështetës “SALILLARI”shpk kishin oferta më të lira me vlerë  348 milionë lekë dhe 374 milionë lekë, por komisioni i Topçiut i ka skualifikuar nga gara me argumentin se kanë paraqitur ofertë “anomalisht të ulët”.

Në fakt, Topçiu e ka fryrë aq shumë fondin limit për këtë punë publike, sa çdo ofertë logjike në përputhje me tregun duket si anormale.

 

Në fund, mbi tryezën e Topçiut mbeti vetëm zarfi me ofertën e firmës “ RRUGA URA ASFALTIM NR.2 ELBASAN” sha me mbështetës “BE – IS” shpk dhe “BLERIMI”shpk, që kap vlerën 436 milionë lekë  (Pa TVSH). Pra, biznesmeni Kujtim Hasa mori në dorë këtë super fond nga bashkia e vogël e Maliqit.

Pa konkurrentë përballë, me ofertën më të shtrenjtë, kjo firmë mori dhuratë kontratën nga Topçiu për një shtresë asfalt që do të hedhë këtë verë tek rrugicat e Maliqit.

Menjëherë Open Data Albania i ka vendosur tenderit “Flamurin e Kuq”, që tregon riskun e korrupsionit.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimGezim Topciuopen data albaniared flagrrugetender

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Paris 2024/ Notarja nga Kosova, Hana Beiqi eliminohet nga gara e notit

Paris 2024/ Notarja nga Kosova, Hana Beiqi eliminohet nga gara e notit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com