GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Giresse kërkon rezultat maksimal përballë Izraelit

14:37 - 20/03/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Giresse kërkon rezultat maksimal përballë Izraelit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kosova ka nisur përgatitjet për ndeshjet kualifikuese të EURO 2024, ku përballë do të ketë Izraelin dhe Andorrën.

Duke folur për në konferencën e parë për mediat në prag të këtyre ndeshjeve, trajneri i dardanëve Alain Giresse u shpreh se nuk mund të eksperimentojë duke testuar lojtarët e rinj në ndeshjet kualifikuese, ndërsa shtoi se qëllimi është që të bëjnë ndeshje të mira.

 

Çfarë kërkojmë nga këto ndeshje?

“Duhet të tregojmë formë të mirë, siç bëmë për shembull kundër Qipros kemi bërë paraqitje të mira. Kemi ftuar shumë lojtar të rinj, ndonëse ende nuk i shohim gati për të përfaqësuar Kosovën. Na duhen kualifikime sidomos nga lojtar që luajnë në kampionate të huaja, na duhet që ata të tregojnë eksperiencën e tyre.”

 

Lojtarët e rinj!

“Për ne rëndësi ka niveli i kampionatit ku luajnë lojtarët. Duhet të dimë që lojtarët e rinj nuk mund t’i provojmë në kualifikuese, pasi nuk kemi kohë as mundësinë ta bëjmë. E kemi një sy te këta lojtar, por do tentojnë t’i përfshijmë në mënyrë progresive te ekipi kombëtar, por jo në këto ndeshje.”

 

Si u përzgjodhën lojtarët aktual?

“Në nëntor patëm dhënë një lloj bilanci rreth grumbullimit dhe lojtarët që kanë performuar më mirë gjatë kësaj periudhe, si lojtarë për shembull që kanë kaluar nga kampionati i Kosovës në kampionate të tjera janë thirrur.”

 

Mungesa e Ermal Krasniqit!

“Është lojtar shumë i mirë, por në rolin e tij kemi shumë lojtarë të tjerë që e kanë treguar se janë goxha të mirë, por mundësia për të luajtur në të ardhmen me Kosovën është shumë e madhe.”

 

Si do luani me Izraelin?

“Do të bëjmë një ndeshje të fortë dhe do të luajnë lojtarë që janë të nivelit të Izraelit, megjithatë nuk dua të flas më tej për stilin e lojës që duam të bëjmë, pasi nuk duam t’ua tregojmë kundërshtarëve planin tonë.”

 

Qëllimi për këto dy ndeshje?

“Jemi në një grup shumë të vështirë. Qëllimi është që lojtarët të kenë në mendje që të japin maksimumin dhe të kemi një ambicie të madhe dhe këtë ambicie t’ia instalojmë edhe lojtarëve. Duhet të jemi të vetëdijshëm për mundësinë që kemi përpara. Dhe në secilën ndeshje të japim maksimumin.”

Kosova do të përballet këtë të shtunë, më 25 mars, me Izraelin në transfertë, ndërsa të martën e ardhshme, pra më 28 mars do të presë në “Fadil Vokrri” skuadrën e Andorrës.

Etiketa: Alain GiresseKosovaSport

Lajme të lidhura

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë
Breaking Views

Politano vjen nga stoli për t’i dhënë fitoren Napolit, Conte i merr Allegrit vendin e dytë

23:29 - 06/04/26
VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat
Sport

VIDEO/ Formë fantastike, sulmuesi shqiptar “fluturon” me Sionin në kampionat

20:32 - 06/04/26
VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet
Breaking Views

VIDEO/ Dominim total i Atalantës, Leçe e Ramadanit dorëzohet

20:15 - 06/04/26
Para
Qeveria dhe rebelët marrëveshje për shkëmbimin e robërve

Qeveria dhe rebelët marrëveshje për shkëmbimin e robërve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)
Aktualitet

Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë! Humb kontrollin e mjetit dhe përplaset me bordurë e rrugës, ndërron jetë i riu (Emri)

08:41 - 07/04/26

Një aksident rrugor me pasojë fatale është regjistruar rreth orës 3 te mëngjesit të sotëm, në autostradën “Fier Vlore ”,...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 7 Prill, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:10 - 07/04/26
“Nuk shëndoshet dashi për ditë Bajrami”, Shehi: Si po tenton Rama të na marrë votat

“Rama e ka bërë shtetin rrumpallë”, Shehi: Opozita duhet të prodhojë lidership dhe alternativa të reja

08:08 - 07/04/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 7 Prill 2026

07:42 - 07/04/26
Parashikimi i motit për ditën e nesërme, sa do të arrijnë temperaturat në vendin tonë

Parashikimi i motit për sot, 7 Prill 2026

07:38 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com