GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Giresse: Secili lojtarë të tregojë veten, Sahiti? Është i dëmtuar

13:47 - 21/03/22
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Giresse: Secili lojtarë të tregojë veten, Sahiti? Është i dëmtuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kosova do të luajë dy miqësore me Burkina Fasos më 24 mars në “Fadil Vokrri” dhe me Zvicrën në Zyrih më 29 mars.

Trajneri i dardanëve në konferencën e mbajtur për shtyp ditën e sotme, foli për këto dy ndeshje, ndërsa nënvizoi se duhet të vendosë ca rregulla që të mund të funksionojë harmonia mes grupit të lojtarëve.

Alain Giresse ndër të tjera tregoi se Emir Sahiti për shkak të një dëmtimi që ka nuk mund të debutojë me dardanët në këto dy miqësore, teksa ish-lojtari i Shpresave të Shqipërisë ka marrë për herë të parë ftesë nga përfaqësuesja e Kosovës.

“Para së gjithash ky grumbullim ka rëndësi për mua, sepse do të kem mundësinë të njihem nga afër më lojtarët dhe pastaj do të njoftohemi së bashku edhe me mënyrën e organizimit, punës dhe si do të funksionojmë në këto dy miqësore. Është shumë normale për një trajner të ri që të njohë kapacitetet e lojtarëve, por jo për të ndërruar komplet strukturën.

Duhet të vazhdojmë me dinamikën e ekipit aty ku ka mbetur. Secili lojtar duhet ta tregojë veten në lidhje me objektivat që i kemi para vetes. Është hera ime e parë që do të jem në krye të ekipit. Këto dy ndeshje do të na ndihmojnë t’i shohim lojtarët dhe të përgatitemi sa më mirë për ndeshjet e qershorit. Në Ligën e Kombeve do të futemi me ambicie maksimale dhe këto dy miqësore do të na shërbejnë shumë në atë drejtim”, theksoi Giresse.

“Zvicra vitet e fundit është në top-formë. Është një ndeshje shumë interesante dhe e mirë për të parë se ku jemi. Në të njëjtën kohë është një matës i mirë për të parë veten se ku jemi në krahasim me ekipet më të mëdha se ne“. Në fund një koment për Leart Paqaradën dhe Bernard Berishën.

“Derën nuk ua mbyll askujt, por gjithmonë varet nga situata. Këto janë çështje që duhet të rregullohen. Ne do të mundohemi t’i rregullojmë të gjitha ato probleme që mund të kenë ekzistuar. Më duhet të njihem më shumë me lojtarët dhe sigurisht se dera do të jetë e hapur për të gjithë”, shtoi Giresse.

Ai ka bërë të ditur se për shkak të lëndimit në këtë grumbullim do të mungojë Emir Sahiti, i cili ishte ftuar për here të parë. Francezi do të drejtojë sot seancën e parë stërvitore si trajner i Kosovës, që do të mbahet në orën 18:30 në stadiumin “Fadil Vokrri”. /gijotina.com

Etiketa: Alain GiresseKosovemiqesore

Lajme të lidhura

Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës
Sport

Vendimi shokues nga CAF: Senegalit i hiqet titulli, Maroku shpallet kampion i Afrikës

08:10 - 18/03/26
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë
Breaking Views

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës
Breaking Views

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
Para
Prishet miqësia e Einxhelit dhe Beniadës

Prishet miqësia e Einxhelit dhe Beniadës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shembja e kantierit në Vjenë merr jetën e 4 punëtorëve, tre prej tyre shqiptar nga Kosova (Emrat)
Kosovë & Rajon

Shembja e kantierit në Vjenë merr jetën e 4 punëtorëve, tre prej tyre shqiptar nga Kosova (Emrat)

09:44 - 18/03/26

Një aksident i rëndë ka ndodhur në një kantier ndërtimi në Vjenë, ku katër persona kanë humbur jetën si pasojë...

Lexo më shumë
Befason moti në pranverë, reshjet e dëborës zbardhin fshatrat turistikë të Boboshticës dhe Dardhës

Befason moti në pranverë, reshjet e dëborës zbardhin fshatrat turistikë të Boboshticës dhe Dardhës

09:39 - 18/03/26
Lushnje/ Makina përplas 43-vjeçarin që lëvizte me biçikletë, transportohet me urgjencë në spital

Lushnje/ Makina përplas 43-vjeçarin që lëvizte me biçikletë, transportohet me urgjencë në spital

09:35 - 18/03/26
Shpërndante kokainë dhe hashash në qytet, arrestohet 36-vjeçari nga Lushnja

Shpërndante kokainë dhe hashash në qytet, arrestohet 36-vjeçari nga Lushnja

09:18 - 18/03/26
Konfindustria: Karburantet, ja si po vidhen qytetarët…

Nëse çmimi vazhdon 200 lekë/litër, shqiptarët do paguajnë 200 mln euro më shumë këtë vit për naftën

08:44 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com