GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Gishtin e mesit edhe në emër të Arditit!

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Gishtin e mesit edhe në emër të Arditit!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Armand Maho

Në 7 gusht të vitit 2016, në landfillin e Sharrës u gjet i vdekur një 17-vjeçar. Quhej Ardit Gjoklaj, dhe sot duhet të ishte 24 apo 25 vjeç. Ishte punësuar në sektorin e seleksionimit, dhe gjatë natës lodhja e kishte bërë që t’i mbylleshin sytë. Ndoshta kush e di se për çfarë ëndërronte kur makineria që ngarkonte mbetjet e futi nën rrota duke ia ndërprerë frymën…

Ardit Gjoklaj nuk ishte rastësisht atje! Ai u paraqit në ato ambiente pas një thirrje që iu kishte bërë Erion Veliaj banorëve të zonës, Kryetar Bashkie atë mot dhe deri sot, për të punuar në atë landfill që sipas tij plotësonte të gjitha kushtet, pagesat e sigurinë për punonjësit. Kjo siguri përforcohej dhe me faktin se garant për të ishte Bashkia Tiranë, e cila e mbante nën mbikqyrje, pra ishte përgjegjëse për atë ç’ka ndodh atje…

Por Arditi sërish humbi jetën dhe siç do bëhej e ditur më pas, e gjitha ç’ka kishte premtuar Veliaj ishte një mashtrim. Për ata që e njihnin Veliajn kjo nuk ishte ndonjë e re, e reja në këtë histori ishte se iu ndërpre jeta pa e nisur një 17-vjeçari, i cili kishte shkuar në atë landfill për të siguruar paratë e librave… Në rast se Erion Veliaj do kishte zbatuar ligjin moshë sot do ishte mes familjarëve.

Por atë mot si dhe sot, nuk pamë njeri nga këta moralistët e tanishëm që indinjohen nga një poster elektoral të reagonte. Nuk e mbaj mend mirë, por me siguri do e kenë kaluar me ndonjë relativizëm se këto lloj aksidentesh ndodhin në të gjithë botën. Jeta vazhdoi normalisht. Moralistët luteshin që nënat të bënin nja tre Erion Veliaj, ndërsa vetë ky i fundit shihej në restorantet e Tiranës duke ngrënë e pirë verë me prokurorin e çështjes.

Kjo histori mu kujtua teksa tufa e atyre që mbrojnë me patos çdo gjë të pështirë, të neveritshme dhe hajdute në këtë vend, iu sulën në emër të moralit një posteri të Belind Këlliçit, i cili i drejtohej korrupsionit të Bashkisë së Tiranës, pisllëqeve që ndodhin përditë atje me gishtin e mesit. U revoltuan zabërhanët për një gisht, por nuk u revoltuan për një jetë që u shua.

Sot ai djalosh që prehet në varrezat e Sharrës do ishte 24 vjeç!

Po fundja çu duhet kjo zbërhanëve të cilët në këtë rrumpallhanën tonë kanë veshur petkun e klerikut, artistit, apo gazetarit. Ata s’kanë asgjë të përbashkët me këto profesione, janë thjesht tufa e cila pret me gojë hapur kocken e radhës nga pushteti…

Prandaj, t’i thuash “F*ck You!” modelit të Erion Veliajt në Bashkinë e Tiranës nuk është vetëm detyrë qytetare, nuk është vetëm revoltë sepse ai (Veliaj) takson me 240 euro në vit dhe fëmijet e djepit në kryeqytet, nuk është vetëm zemërim për orët e gjata në trafik, për pëçudnimin e qytetit, për talljen me anë të mashtrimit që na bën çdo ditë, për zhdukjen e historisë. Ato gishta janë simbol revolte për një drejtësi që nuk u bë kurrë, për dhimbjen që ndiejnë ata familjarë që shohin foton e djalit të tyre ende motak në pllakën e varrit, vetëm e vetëm se guxoi të shpresonte një jetë më të mirë…

Mjafton të mendosh këtë dhe do kuptosh se sa neveritës është zëri i këtyre sharlatanëve që sot na flasin në emër të moralit, sepse një djalë i ri si Belind Këlliçi  i tha ‘’F*ck You’’ publikisht korrupsionit dhe drejtësisë së pavendosur kurrë!

Etiketa: Armand MahoOpinion

Lajme të lidhura

Partitë ekzistuese janë të kompromentuara! A ka ardhur koha për një alternativë tjetër politike?
OP-ED

Partitë ekzistuese janë të kompromentuara! A ka ardhur koha për një alternativë tjetër politike?

11:51 - 18/08/26
Çfarë interesi i cënohet Presidentit Begaj që godet lojtarët e Kombëtares?
Opinion

Çfarë interesi i cënohet Presidentit Begaj që godet lojtarët e Kombëtares?

16:05 - 10/08/26
Pse Ministri Gonxhe sot fshehu aktin normativ të rrëzuar?
Opinion

Pse Ministri Gonxhe sot fshehu aktin normativ të rrëzuar?

19:17 - 30/07/26
Para
‘Si Rusia planifikon ta aneksojë Bjellorusinë’

Rusia përdor ambasadat për spiunazh?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shpërthim me lëndë plasëse në Laknas, 41-vjeçarit i vënë tritol në makinë (Emri)
Aktualitet

Shpërthim me lëndë plasëse në Laknas, 41-vjeçarit i vënë tritol në makinë (Emri)

13:32 - 22/08/26

Një automjet është dëmtuar gjatë orëve të para të mëngjesit në Laknas të Kamzës, pasi një person ende i paidentifikuar...

Lexo më shumë
Berisha shprehet kundër shtetit bektashi: Rama po përpiqet të nxisë përçarje fetare në vend

Berisha shprehet kundër shtetit bektashi: Rama po përpiqet të nxisë përçarje fetare në vend

13:26 - 22/08/26
Protesta qytetare/ Berisha: Ta shndërrojmë shtatorin në muajin e goditjes vendimtare ndaj narkoregjimit të Ramës

Protesta qytetare/ Berisha: Ta shndërrojmë shtatorin në muajin e goditjes vendimtare ndaj narkoregjimit të Ramës

13:15 - 22/08/26
Berisha: Të gjitha objektet e ndërtuara me larje parash do konfiskohen, do ngremë agjenci të posaçme

Berisha: Të gjitha objektet e ndërtuara me larje parash do konfiskohen, do ngremë agjenci të posaçme

12:55 - 22/08/26
Berisha: Temperaturat e pakënaqësisë ndaj Edi Ramës janë shumë të larta, vendi po qeveriset nga krimi

Berisha: Temperaturat e pakënaqësisë ndaj Edi Ramës janë shumë të larta, vendi po qeveriset nga krimi

12:40 - 22/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com