GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjekmarkaj në Milot dhe Kurbin: Ne nuk premtojmë mrekulli, por garantojmë dinjitet për qytetarët

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjekmarkaj në Milot dhe Kurbin: Ne nuk premtojmë mrekulli, por garantojmë dinjitet për qytetarët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtuesi politik i PD në qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj prezantoi në Milot dy kandidatët e PD për deputetë në zgjedhjet e 11 majit, Kastriot Piroli dhe Aleksandër Lala.

Gjekmarkaj tha se ndryshimi nuk është më një ëndërr, është një realitet që po afron.

“Ne nuk jemi këtu për propagandë! Ne nuk vijmë me luks e fasada boshe! Ne vijmë me një program të qartë, të ndershëm dhe të realizueshëm”, thekson Gjekmarkaj.

Postimi i plotë:

MILOTI, KURBINI, SHQIPËRIA – NDRYSHIMI PO VJEN!

Të dashur qytetarë të Milotit, të Kurbinit dhe të gjithë Shqipërisë,

Sonte, Miloti foli! Një takim entuziast dhe mbresëlënës, ku çdo shtëpi kishte një përfaqësues në kontratën e fitores! Kjo nuk është thjesht një mbledhje politike, kjo është zgjimi i një populli që nuk duron më padrejtësinë, varfërinë dhe braktisjen!

Miloti dikur ishte një qendër e zhvilluar tregtare, një qytet i gjallë, me shpresë dhe perspektivë. Por prej 12 vitesh është lënë në harresë nga një qeveri që kujdeset vetëm për oligarkët dhe miqtë e saj!

Çfarë ka sot Miloti?

❌ Rrugë të prishura, mungesë energjie dhe infrastrukturë të shkatërruar!

❌ Shëndetësi të falimentuar, ekonomi të rrënuar dhe papunësi ekstreme!

❌ Një treg të shkatërruar, ku fermerët dhe tregtarët mezi mbijetojnë dhe shendeti rrezikohet!

❌ Një qeveri dhe bashki që shantazhon me asistencën sociale dhe patronazhistët e saj!

Por kjo nuk është Shqipëria që duam! Nuk është e ardhmja që meritoni!

Sot, ky takim i jashtëzakonshëm tregon qartë: Ndryshimi nuk është më një ëndërr, është një realitet që po afron!

Ne nuk jemi këtu për propagandë! Ne nuk vijmë me luks e fasada boshe! Ne vijmë me një program të qartë, të ndershëm dhe të realizueshëm!

Kandidatët tanë, z.Kastriot Piroli dhe z. Aleksandër Lala që janë këtu, janë personalitete të ndershëm, profesionist, përfaqësues të qytetarëve, jo të korrupsionit!

Sali Berisha ka treguar që di ta mbajë fjalën! Vitet kur ai ka qeverisur janë dëshmi!

Dhe programi ynë është konkret:

✔️ Pensione jo më pak se 200 euro!

✔️ Minimum jetik 200 euro!

✔️ Rrogë minimale 500 euro!

✔️ Rrogë mesatare 1200 euro!

✔️ 160 milionë euro mbështetje për bujqësinë dhe fermerët!

✔️ Rrogat më të larta në rajon për mësuesit, pedagogët dhe mjekët!

Ne nuk premtojmë mrekulli, por garantojmë dinjitet!

Ne nuk shesim ëndrra boshe, por sjellim ndryshimin e vërtetë!

Ne nuk harrojmë! Demokratët nuk harrojnë!

✅ Ne hapëm dyert e NATO-s!

✅ Ne liberalizuam vizat dhe hapëm Shqipërinë drejt Europës!

✅ Ne ndërtuam rrugët dhe infrastrukturën e vendit!

✅ Ne mbështetëm biznesin dhe hapëm vende pune!

Ndërsa sot, Shqipëria është në duart e një pushteti të korruptuar që sundon me arrogancë dhe përçmim ndaj qytetarëve. Edi Rama dhe regjimi i tij nuk qeverisin, ata rrënojnë! Nuk ndihmojnë, ata vjedhin! Nuk japin shpresë, ata detyrojnë shqiptarët të largohen nga vendi i tyre!

Por mjaft më! Sot, shqiptarët janë zgjuar dhe nuk kanë më frikë!

Rrotacioni është i pashmangshëm!

Korrupsioni do të marrë fund!

Shqiptarët do të rikthejnë Shqipërinë tek qytetarët, jo tek oligarkët!

Bashkë do ta shembim këtë regjim! Bashkë do të rikthejmë shpresën përmes Shqipërisë Madhështore. Ne mundemi! Ne ja dalim!

Etiketa: dinjitetGjekmarkajmrekulli

Lajme të lidhura

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend
Breaking Views

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend

23:00 - 12/07/26
Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale
Breaking Views

Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale

22:43 - 12/07/26
‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit
Breaking Views

‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit

22:28 - 12/07/26
Para
Armando Subashi shfrenohet në asfaltin e zgjedhjeve, ia shtron Paqsor Buzi me 2.5 miliardë lekë

Armando Subashi shfrenohet në asfaltin e zgjedhjeve, ia shtron Paqsor Buzi me 2.5 miliardë lekë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend
Breaking Views

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend

23:00 - 12/07/26

Partia Demokratike ka vendosur të mos marrë pjesë në seancën plenare të ditës së nesërme në Kuvend. Ky vendim është...

Lexo më shumë
Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale

Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale

22:43 - 12/07/26
‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit

‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit

22:28 - 12/07/26
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur

Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur

22:08 - 12/07/26
“Kryeministri luan kartën e provokimit me Kanye West” – Gazeta zvicerane “Le Temps”i bën jehonë portestës në Shqipëri

“Kryeministri luan kartën e provokimit me Kanye West” – Gazeta zvicerane “Le Temps”i bën jehonë portestës në Shqipëri

20:54 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com