GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Gjekmarkaj takon zv kryetarin e parlamentit grek, ja çfarë u diskutua

09:58 - 21/02/24
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjekmarkaj takon zv kryetarin e parlamentit grek, ja çfarë u diskutua
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i parlamentit shqiptar Agron Gjekmarkaj, me anë të një postimi, shkruan se ka zhvilluar një takim me zv kryetarin e parë të Kuvendit të Greqisë, z. Janis Plakiotakis. Gjekmarkaj shprehet se e ka falënderuar Plakiotakis, për mbështetjen e Athinës ndaj vendit tonë, drejt integrimit europian.

Gjithashtu, Gjekmarkaj shprehet se në takim ka biseduar edhe për çështjen Beleri, teksa kryetari i zgjedhur i Bashkisë së Himarës konsiderohet si një i burgosur politik. Po ashtu, në takim është folur edhe për arrestimin, siç thuhet, pa akuzë të ish-kryeministrit, Sali Berisha.

Postimi i deputetit Agron Gjekmarkaj:

Me ftesë të Zv.Kryetarit të parë, të Parlamentit të Republikes Helenike greke, z.JANIS PLAKIOTAKIS vizitova dje këtë institucion themelor të shtetit grek.

E falenderova z. Plakiotakis dhe ekipin e tij  për mbeshtetjen që Greqia në keto dekada i ka  dhënë Shqiperisë në procesin e integrimit, në ndihma dhe investime të drejtperdrejta. Nuk mund të perjashtohet asnjeherë rroli i minoritetit grek në vendin tonë si urë miqesie  por edhe komuniteti tashmë i madh shqiptar i emigracionit në vendin fqinj gjithnjë e më i perfshirë në shoqerinë greke, si faktor ekonomik, social e kulturor.

Çeshtja “Beleri” si çeshtje e të drejtave të njeriut bazuar në Konventat Europiane ishte pika kyçe per z.Plakiotakis, trajtimi i tij si një i burgosur politik. Perfitova nga rasti ti shpjegoj pozicionin e qartë të Opozites shqiptare për këtë çeshtje nga fillimi e në vazhdim.

Po ashtu e informova bashkëbiseduesin per shkeljen e Kushtetutes në nenin 73 të saj nga organet e drejtesisë në rastin e arrestimit  pa akuzë të Liderit të Opozites, ish President dhe ish Kryeministrit të vëndit Prof.Dok Sali Berisha,ngjarje kjo që ka krijuar pikepyetje të medha e tension politik.

Duke perfituar nga vemendja e plotë e homologut grek i kerkova atij ti trasmetojë Kryeministrit Micotaqis shqetesimet e PD si një parti aleate, në menyrë që institucionet europiane të jenë vigjilente ndaj çeshtjeve të Kushtetutes, ligjit dhe të drejtave të njeriut, të kthehen e të marrin rrolin që u takon për ti dhënë zgjidhje krizes parlamentare në vendin tonë duke hetuar me kujdes shkaqet e krizes.

Me z. Plakiotakis ndamë të njëjtin mendim që duhet të punojmë për të shmnagur çdo provkim, çdo tension që gjeneron konflikt mes vendeve tona si dy popuj që historikisht që në zanafillë janë pranë njëri-tjetrit.

Gjekmarkaj2

Etiketa: Agron Gjekmarkaj

Lajme të lidhura

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti
Aktualitet

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26
Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës
Aktualitet

Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

13:39 - 07/04/26
Para
I vendosën tritol përpara biznesit, kush është avokati në Sarandë

I vendosën tritol përpara biznesit, kush është avokati në Sarandë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)
Sport

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26

Përballja mes Real Madrid dhe Bajern Mynih në çerekfinalet e këtij edicioni të Ligës së Kampioneve, është cilësuar si një...

Lexo më shumë
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

22:00 - 07/04/26
“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro

21:46 - 07/04/26
“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit

“Rrëshqitja në Elbasan-Qafë Thanë/ Dalin rezultatet e raportit gjeologjik, punimet nisën pa u miratuar leja e ndërtimit

20:58 - 07/04/26
OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

20:28 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com