Vendimi i GJKKO-së që vendos ish-Kryeministrin Sali Berisha në masën e sigurisë “arrest shtëpie” me mbikqyrje policore dhe i ndalon komunikimin me persona jashtë familjes, ka shkaktuar reagime të shumta në rradhët e deputetëve demokratë.
Agron Gjekmarkaj, deputet i PD-së dhe nënkryetar i Kuvendit, në një analizë të tij, shkruan se Berisha mund të braktiset e të mos votohet, por jo të linçohet pasi është një person në hetim dhe i vlen prezumimi i pafajësisë.
Gjekmarkaj ka bërë një analizë të situatës, duke nisur që nga viti 1993 kur u arrestua Fatos Nano, duke i kthyer në aktualitet ku masë arresti ka ndaj liderit defacto të opozitës, Berishës.
Deputeti demokrat shkruan se Berisha po trajtohet si një individ inferior ndaj ligjit dhe kjo është një kambanë alarmi dhe se izolimi tij e shton edhe më amullinë e opozitës, gjë që sipas tij ndihmon Edi Ramën.
Ai shprehet se nxitimi për të arrestuar Berishën nuk e bën Shqipërinë një vend më të drejtë dhe të ndershëm, përkundrazi, sipas Gjekmarkajt, e bën më të paqartë, pragmatike e më mosbesueses.
Reagimi i Agron Gjekmarkaj
Në vitin 1993 arrestohej lideri i opozites Fatos Nano ! Shumë kush me zell militant gezohej. Ishte një ditë e trishtë për Shqiperinë e cila ditë pas dite mblodhi zemerim për të shperrthyer në anarkinë e vitit 1997 vit ku çdo ënderr u plagos per vdekje,pas zgjedhjeve të vrara të Majit 1996.
Padyshim bëj pjesë tek ata që e fajësojnë pushtetin e asaj kohe dhe kreun e saj Sali Berisha për politikat e ndjekura , mungesen e liberalizmit dhe zhgenjimet e shkaktuara. Opozita socialiste e atyre viteve, ishte e madhe dhe e forte pertej goditjeve që mori. Ky fakt ishte një garanci per vendin dhe aspiratat demokratike. Asokohe kishte shumë më teper idealizem, pasion pozitiv e negativ, debat, madje edhe dhunë të dukshme , ideologji me me bollek , sesa sot, më shumë besim tek partitë e tek lidershipi . Deri diku edhe me tepri tribale që na çoi tek thyerjet e medha të vitit 1997-1998. PD kaloi në opozitë ndonese e plagosur ndihej ënde shumë e forte dhe energjike. Perseri ajo shihej si ekuilibruese ndaj revanshit socialist. Mbeshtetesit e saj besonin se ishin viktima të një revolucioni komunist, element të të cilit ai viti shfaqi por nuk ishin ata motorri i tij.
Dialektika vazhdon me alternimet e pushtetit me një farë emancipimi të ndersjelltë të forcave politike. Sot perseri pas 30 vjetesh nga arrestimi i parë faktori kryesor opozitar Sali Berisha defakto Lideri i saj , arrestohet megjithëse nuk paraqiste asnjë rrezik per askend nëse hetohej në liri. E perseris Sali Berisha nuk është mbi ligjin dhe as nën të. Ai është një person në hetim dhe për të si per kedo tjeter vlen prezumimi i pafajsisë. Atij po i bëhet më parë gjyq mediatik. Sali Berisha mund të braktiset, të mos votohet, të kritikohet , të gjykohet mbi parime nese duhet por jo të linçohet. Nese një proces i drejtë e deshmon atë fajtor ai dhe ne duhet të pranojmë verdiktin e drejtësisë. Por secili prej nesh ka detyrim etik të kerkojë një drejtësi të ftohtë , jo emocionale, jo pasionale, jo hakmarrese, jo politike se nese ajo ( drejtesia) shfaq keto nuanca ajo nuk është më e tillë.
Procedura që u ndoq për Sali Berishen ishte në shkelje të nenit 73 të Kushtetutes. Më pas u kerkua hapja rrugë nga Kuvendi e ndeshkimit të tij për mos zbatim të kesaj paligjshmerie e cila e zhvesh( i) deputetin nga garancitë kushtetuese. Pra Sali Berisha po trajtohet si një individ inferior ndaj ligjit dhe kjo është një kembanë alarmi. Në trupen gjykuese ndaj tij një prej gjyqtarëve kishte konflikt të hapur interesi. Avokatet që kjo gjykatë ishin zgjedhje provokuese të gjithë militantë të majtë.
Izolimi tij e shton edhe më amullinë e Opozites. Me apo pa dashje kjo është një ndihme per pushtetin e Edi Rames. Prej gati tre vitesh Opozita është në një agresion të pazakontë ! Luften me të madhe, me një ashpersi asgjesuse e ka bërë brënda vetes. Sa më shumë ta themi po aq kemi shpresë të vetësherohemi.
Në një kontekst rrethanash që e bënin gjithnjë e me të madhe flaken brënda saj, ku dorë kishte e ka dhe qeveria po aq faktor të tjerë dogjem kredibilitetin tonë dhe shpresat për ndryshim.
Asnjëri prej nesh në betejen e brëndshme “vllavrasëse” nuk u tregua shënjtor, as i arsyeshem e rracional. Dukej sikur ishim në një provim etik para se majtes ku secilit i thuhej , ” ti je ndryshe nuk je si ata”. Prezuncioni ka arritur edhe të tilla kulme shqiptarë të ” eperm” shqiptarë “inferior” , shqiptarë “gjykates” e shqiptarë “të gjykuar”!
E pra Opozita meritoka perbuzje e ndeshkim. Keshtu u bëftë!! Secili prej nesh nga deputet e PD -së , është kalimtar me cene mbase më shumë e virtyte më pak.
Pas 10 viteve pushtet socialist , me një cikel skandalesh që nuk kanë të sosur e keqja qenkesh Opozita e cila është shumë afer zhbërjes. Nese ajo bie siç shumë kush deshiron bashkë më të rrezohet edhe mekanizmi mbrojtes i shoqerisë në raport me një Qeveri të gjithëpushtetshme. Nuk është e thënë që jemi ne perfaqesuesit më të dënjë të opozitarizmit! Mbase jemi më të keqinjët por Opozita është institucion themelor i demokracisë shprehje patetike kjo e shumë degjuar por e vertetë e thjeshtë. Koha mund të na denojë si të paaftë si të korruptuar mendoni ç’të doni por shpejtoni per veten tuaj.
Nese shqiptaret nuk duan ta ndihmojnë këtë Opozitë të rimëkëmbet, të ringrihet duhet të vrapojnë ta ribëjnë sa më parë Opoziten që Shqiperia duhet të ketë. Pa të është e zhveshur, e vetmuar, e kercenuar shumë pranë humbjes të atyre vlerave që ka fituar në 34 vite. Sot dikush gezohet që Sali Berisha izolohet, një politikan i cili ka perjetuar majat e suksesit dhe honet e rënies emri i të cilit lidhet me themelimin e pluralizmit, Shqiperinë në Nato dhe pa viza në avancim drejt integrimit , në mos per të tjera dhe per rrugen e Kombit por edhe i shpallur “non grata” nga SHBA-të. Kjo e fundit secilit prej nesh në Opozitë ja ka bërë me të veshtirë qendrimin, sjelljen, komunikimin politik e publik. Falë kesaj ngjarjeje PD humbi busullen dhe ju err horizonti. Shumë shqiptarë e mbeshteten dhe votuan Sali Berishen edhe pse këtë fakt e dinin dhe pranonin me keqardhje e dyshime. Ne që gjykuam ndryshe që nuk e mendojmë SPAK-un një organizatë kriminale mbetem më pak dhe shume nga mbeshtesit tanë na e bëjnë me gisht teksa si Odiseu kalojme permes nevojes per një drejtesi të re dhe ristabilizimit të mardhenjeve të PD me SHBA-të kaq jetike per ne e kombin.
Ne duam bashkimin e PD-se pa perjashtime, ënde kemi besim se ajo bëhet dhe bind. Koha do ta vertetojë. Ne do ta provojmë. Secili ka të drejte hyjnore të tentoje me korrigjue gabimet e veta.
Nxitimi për të arrestuar Sali Berishen nuk e bën sot Shqiperinë më të ndershme e as më të drejtë pertej meritave apo gabimeve të tij cilat do qofshin. Perkundrazi ajo sot është me paqartë , më pragmatike, më mosbesuese, më e vogel në njerez që rendin per te ikur, më me shumë pikëpyetje. Demokracia është edhe proçedure e cila u dhunua me dashje e perzgjedhje. Ata që gezohen tek mazhoranca duhet te dine nje gje që vetem prapanicat kanë të vetat dhe jo karriget. Sado vonë gjithmonë ndodh diçka që i lë pa të, me të prapmen në rrezik , te vetmuar ku nuk të flasin as shoket e partisë, ( veç të shihje Arben Ahmetajn muajt e fundit ) , ku krenaria shnderrohet në rënie psikologjike ,pa perjashtuar zhvillimet e brendshme apo ato shoqerore një ditë. Sot Shqiperia hyn në listen e vendeve që burgos shefin e Opozites 10 vjet pasi ka rënë nga pushteti dhe i zgjat jeten një pushteti qe prej 10 vitesh vetem mbjedh vetveten dhe eleminon Opoziten. Ne i lëme trashigimi njëri tjetrit kujtimin e keq bazuar mbi principin “vdekja jote është jeta ime”!
Discussion about this post