GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Gjenden mbi 4 milionë euro të groposura në Itali, dyshohet se janë para të pista. Si funksiononte rrjeti i krimit të organizuar

14:48 - 12/09/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjenden mbi 4 milionë euro të groposura në Itali, dyshohet se janë para të pista. Si funksiononte rrjeti i krimit të organizuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Karabinierët e Guardia Di Finanza kanbë zhvilluar një aksion në provincën e Breshianos, ku kanë gjetur një shumë të madhe parash, që dyshohet se vijnë nga aktiviteti kriminal.

Përgjimet e policisë dhe nuhatja e qenve të tyre kanë bërë të mundur që të gjendet shuma e madhe e parave, që ishte groposur. Një pjesë e parave ishte fshehur nën tokë në një shtëpi fermë.

Hetimi, i koordinuar nga Prokuroria e Rrethit të Breshias, çoi në 27 masa paraprake dhe konfiskimin e mbi 93 milionë eurove.

Hetimet e policisë italiane

Sipas raporteve të para, pas shumës së  parave të pista qëndron një familje me “bazë” në një fermë në fshatin Gussago, në provincën e Breshias. Jo shumë larg nga kjo banesë, janë gjetur më shumë se katër milionë euro, të groposura disa metra thellë.

Sipas hetuesve, paratë ishin sjellë në Itali përmes llogarive rrjedhëse të hapura jashtë vendit, në Kroaci, Rumani, Bullgari e deri në Kinë.

Në krye të organizatës së dedikuar për evazion fiskal sistematik, sipas hetuesve do të ishte Giuliano Rossini dhe gruaja e tij Silvia Fornari, e cila tashmë ndodhet në burg. Masa “Arrest shtëpie” është vendosur për djalin e çiftit, Emanuele dhe tezen e tij, Marta Fornari.

Mashtrimi

Hetimet nisën në vitin 2019, pas një denoncimi te karabinierët e Gardone Val Trompia: ishte zbulimi i 113 transfertave për rreth 34 milionë euro të kryera nga një kompani në Lodrino, e cila ishte e regjistruar në emër të një punëtori nga Val Trompia.

Pas hetimeve, u bë i mundur rindërtimi i një rrjeti të gjerë kompanish letrash (kompani false që prodhojnë letra kontabiliteti, si mbulesë për aktivitete të paligjshme ndaj organeve tatimore), të menaxhuara nga çifti Rossini – Fornari. Këto fatura false kanë shërbyer për të mbuluar blerjet dhe shitjet e zeza të metaleve me ngjyra.

Etiketa: gjenden te groposura 4 milione euroItaliapara krimi

Lajme të lidhura

Nga Mbretëria e Hormuzit tek Ngushtica, si ka funksionuar kjo valvulë e ekonomisë botërore?
Botë

Nga Mbretëria e Hormuzit tek Ngushtica, si ka funksionuar kjo valvulë e ekonomisë botërore?

18:22 - 04/04/26
Amerikanët dhe iranianët në garë për të gjetur pilotin e zhdukur të F-15
Botë

Amerikanët dhe iranianët në garë për të gjetur pilotin e zhdukur të F-15

16:32 - 04/04/26
Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit
Botë

Avioni luftarak F-15 rrëzohet nga Irani, amerikanët: Nuk dihet fati i ekuipazhit

18:00 - 03/04/26
Para
Plas “sherri” në Bashkinë Kamëz, deputetja e PL përplaset me Rakip Sulin

Plas “sherri” në Bashkinë Kamëz, deputetja e PL përplaset me Rakip Sulin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Heshtje në “Arenën e Demave”, Vllaznia e mposht Partizanin dhe ruan kreun
Sport

Heshtje në “Arenën e Demave”, Vllaznia e mposht Partizanin dhe ruan kreun

20:52 - 04/04/26

Vllaznia mori një fitore të rëndësishme për ambiciet e saj për të fituar titullin që i mungon prej 25 vitesh....

Lexo më shumë
Punëtori afrikan në Shkodër plagoset në fabrikë dhe nuk tregon, ja si e zbulon policia

Punëtori afrikan në Shkodër plagoset në fabrikë dhe nuk tregon, ja si e zbulon policia

20:31 - 04/04/26
Egnatia ‘likuidon’ Bylisin, Adjessa i jep fitoren me tripletë

Egnatia ‘likuidon’ Bylisin, Adjessa i jep fitoren me tripletë

20:09 - 04/04/26
1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim?

1 miliard lekë për protestën te SPAK/ Anuela Ristani apo Erion Veliaj, kush ia dha tenderin Flori Muhës si shpërblim?

19:58 - 04/04/26
Vedat Muriqi nuk i shënoi Turqisë, por Real Madrid nuk e fal, Pirati’ i dhuron fitore të çmuar Mallorcas (VIDEO)

Vedat Muriqi nuk i shënoi Turqisë, por Real Madrid nuk e fal, Pirati’ i dhuron fitore të çmuar Mallorcas (VIDEO)

19:20 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com