GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Gjeniu i shahut, Kasparov: Putini do të zhduket vetëm nëse…

11:07 - 27/02/23
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjeniu i shahut, Kasparov:  Putini do të zhduket vetëm nëse…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjeniu i shahu i klasit botëror, një kundërshtar i Putinit që në orët e para, Gerri Kasparov paralajmëroi Perëndimin për rrezikun e diktatorit të Kremlinit më herët se kushdo tjetër.

Në një intervistë për ‘BILD’, Kasparov shpjegon se si funksionon në të vërtetë Vladimir Putin dhe kur do të vijë fundi i tij.

“Përllogaritjet e Putinit më 24 shkurt u bazuan në përvojën e tij më shumë se 20-vjeçare me Perëndimin: se ai mund të arrijë qëllimet e tij dhe se askush nuk i del përpara në rrugën e tij,” thotë Kasparov.

Mos i bëri llogaritë gabim Putini?

“Thuhet se gabimi më i madh i Putinit ishte pushtimi i Ukrainës. Ky është gabimi që bëjnë të gjithë diktatorët, të cilët në një moment besojnë se mund të bëjnë gjithçka”.

Ineresant është fakti se që nga fillimi i luftës, Kasparov nuk sheh asnjë gabim thelbësor në 12 muajt e fundit. Sepse jo vetëm Putini gaboi në përllogaritjet e tij për gatishmërinë mbrojtëse të Ukrainës, por edhe ekspertët perëndimorë.

“Putini donte ta merrte Kievin për katër ditë. Por a mund të flitet për gabim këtu? Këtë e priste edhe CIA,” vëren Kasparov. “As në Europë, askush nuk besonte se lufta do të zgjaste kaq gjatë dhe se Ukraina do të ishte në gjendje të ndërmerrte kundërsulme”.

Që atëherë, Putini nuk ka pasur një rrugë për kthim mbrapsht, thotë kritiku i Kremlinit. Prandaj ai do të vazhdojë këtë luftë me hidhërim. “Sepse fuqia e tij varet nga vazhdimi i luftës. Putini është lufta. Fundi i luftës është edhe fundi i tij. Unë mendoj se ai e kupton këtë në mënyrë të përsosur”.

“Putini do të vazhdojë luftën sepse alternativa është vdekja e tij politike dhe biologjike”.

Putini nuk bën dot pa luftë

Kasparov shpjegon se si funksionon sistemi i Putinit: “Sado i çmendur të jetë ai, ai vepron sipas kësaj logjike. Një diktator duhet të justifikojë gjithmonë pushtetin e tij. Një diktaturë ka gjithmonë nevojë për një mitologji, që justifikon legjitimitetin e sistemit”.

Kjo është arsyeja pse Putini nuk mund të bëjë dot pa luftë

Në të kaluarën, legjitimiteti i Putinit bazohej në çmimet e larta të naftës dhe më pas erdhi aneksimi i Krimesë. “Sot është lufta”. Kasparov beson se është një iluzion i rrezikshëm, zhvillimi i negociatave me Rusinë e Putinit.

Nën Putinin, Kremlini nuk mund të ndryshojë më. “Rusia është një diktaturë moderne, fashiste, e stilit mafioz. Sistemi nuk ka burime për t’u shëruar vetë,” thotë Kasparov.

“Kremlini mund të mbijetojë vetëm në mënyrë konfrontuese”. Me fjalë të tjera, Putini nuk mund të bëjë pa luftën.

Çfarë mund ta bëjë Rusinë që të ndryshojë mendje?

“Rusët jetojnë në një botë paralele,” thotë Kasparov. “Është si Gjermania e viteve 1943-1944. Shoqëria është në një gjendje ku vetëm një disfatë dërrmuese ushtarake mund t’i kthejë njerëzit në realitet”.

Ndryshe nga Gjermania naziste, ajo nuk ka nevojë për një disfatë totale, thotë njohësi i Rusisë. “Nuk duhet t’i bombardoni, nuk ka nevojë për pushtim. Mjafton të çlirojmë Ukrainën nga trupat e Putinit dhe nga bindja ruse se ditët e perandorisë dhe diktaturës kanë marrë fund. Nuk ka rrugë tjetër”.

A e ka kuptuar Perëndimi këtë?

Aleatët perëndimorë të Ukrainës e kuptojnë Ukrainën gjithinjë e më mirë. “Problemi është se Perëndimi gjithmonë mbetet prapa zhvillimeve,” thotë Kasparov. “Të kujtojmë: fillimisht u tha se dërgesat e tankeve, avionëve luftarakë dhe sistemeve të tjera efektive të armatimit do të zgjasin shumë, sepse ushtarët duhet të trajnohen fillimisht. E përkthyer, kjo do të thoshte, mos besoni se lufta do të zgjasë kaq shumë”.

Ky ishte një gabim i madh. “Nëse situata në mars ose prill 2022 do të ishte vlerësuar realisht, do të ishte e qartë se lufta do të zvarritej. Dhe se do ishte diçka e zgjuar që të trajnoheshin drejtuesit e tankeve dhe pilotët e avionëve luftarakë ukrainas. Por atëherë, kishte shumë iluzione për zgjidhjet diplomatike”.

Kasparov shpreson se këto iluzione më në fund do të pushojnë së ekzistuari.

“Perëndimi po lëviz ngadalë nga motoja se Ukraina nuk duhet të humbasë dhe Rusia nuk duhet të fitojë në formulën që Ukraina duhet të fitojë. Ne nuk jemi ende atje- por pothuajse. Vizita e Biden në Kiev tregon se Perëndimi së shpejti do të ndalojë së shqetësuari për problemet e Rusisë në rast të humbjes dhe do të fokusohet në sigurimin e Ukrainës me armët e nevojshme”.

Etiketa: kasparovPutin

Lajme të lidhura

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë
Aktualitet

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante
Botë

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Para
Konsumi me tepricë i sheqerit dhe kripës, ja dëmet që shkakton

Konsumi me tepricë i sheqerit dhe kripës, ja dëmet që shkakton

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos
Aktualitet

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25

Zhvillimet gjyqësore për vrasjen e biznesmenit Edmond (Mondi) Mëhalla mbrëmjen e 30 nëntorit marrin sot një tjetër kthesë të rëndësishme,...

Lexo më shumë
SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

SPAK dërgon për gjykim 32 të pandehur për trafik ndërkombëtar emigrantësh (EMRAT)

12:15 - 06/12/25
Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25
Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

Shqiptari kapet me 18 kg kokainë në Francë: “Jam në vështirësi financiare”

11:45 - 06/12/25
Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com