GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Gjeografia e armiqësisë

13:16 - 29/10/21
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 4 min
A A
Gjeografia e armiqësisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përplasja për targat e makinave në kufirin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe tensionet në veriun e Kosovës të nxitura nga Beogradi, tregojnë para së gjithash ngecjen e politikës së zgjerimit të BE-së, sikundër hezitimin e saj për të artikuluar pa asnjë ekuivok “njohjen e ndërsjellë”, si qëllimi final i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.Më shumë sesa për targat e makinave, kjo përplasje risolli në skenë nevojën e ushtrimit të reciprocitetit si bazë e ndërtimit të marrëdhënieve ndërshtetërore. Konflikti i papërfunduar Serbi-Kosovë, ndonëse jo i vetmi në Ballkanin Perëndimor, reflekton atë që Vladimir Gligorov në vitin 2008 do ta përkufizonte si “gjeografia e armiqësisë”. Për fat të keq, ky është stadi në të cilin ndodhet rajoni, thuajse dy dekada pas zotimeve të udhëheqësve të BE-së në vitin 2003 në Selanik, për anëtarësimin e rajonit në BE, dhe vetëm pak ditë larg mbajtjes së Samitit në Brdo pri Kranju ndërmjet BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.Përgjatë procesit të dialogut, me shpresën se Serbia do ta njihte Kosovën, asaj i është toleruar ndërtimi i një sistemi që bazohet në fuqinë e një individi. Kur vjen puna për linjëzimin e politikës së jashtme dhe të sigurisë, Serbisë i është lejuar të “ulet në disa karrige”. Ajo ka ndërtuar një partneritet ushtarak me Rusinë dhe tregtar me Rusinë e Kinën. Njëkohësisht, është i vetmi vend në Ballkanin Perëndimor i integruar në zinxhirin e vlerës së shtuar ekonomike të BE-së.Për shkak të dobësisë së BE-së, shoqëruar me mungesën e unitetit, Serbia është toleruar gjithashtu në qëndrimet e veprimet e saj që synojnë revizionimin e historisë. Për më tepër, Serbia ka arritur të formësoj aleanca me disa vende anëtare të BE-së, të cilat gravitojnë në kundërshtim me parimet dhe vlerat që mishëron BE-ja.Megjithëse shkaktarja kryesore e luftrave që çuan në shpërbërjen e ish Jugosllavisë në fillim të viteve ‘90, Serbia ka arritur ta mbajë rajonin në një gjendje thuajse të përhershme tensioni, duke luajtur njëkohësisht, në mënyrë hipokrite, kartën e bashkëpunimit rajonal, por duke mos pranuar asnjëherë barazinë e shteteve pjesëmarrëse në rajon. Konflikti dominues që përshkoi shekullin e kaluar në rajon midis serbëve dhe kroatëve duket se u adresua në mënyrë europiane me pranimin e Kroacisë në BE. Mirëpo kjo e transformoi “gjeografinë e armiqësisë” nga një konflikt serbo-kroat në një konflikt mes Serbisë dhe vendeve të tjera të rajonit. Kështu, Serbia e interpreton procesin e “normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën” të ndërmjetësuar nga ana e BE-së, si negociatë për statusin e Kosovës edhe pse shumica e vendeve të botës demokratike dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e kanë vulosur pavarësinë e Kosovës. Përmes ndikimit të Kishës Ortodokse Serbe ajo kundërshton në thelb ekzistencën e Malit të Zi; minon në mënyrë sistematike funksionalitetin e Bosnje Hercegovinës; mohon ekzistencën e Kishës Ortodokse të Maqedonisë së Veriut si një entitet i pavarur.Shqipëria, ndonëse një vend me qasje mesdhetare dhe asnjëherë pjesë e ish Jugosllavisë, gjen veten të përfshirë në “gjeografinë e armiqësisë” në Ballkanin Perëndimor, për shkak të raportit special me Kosovën.Është e qartë se “gjeografia e armiqësisë” ndikon në dobësinë ekonomike të rajonit dhe potencialit për të çliruar energji pozitive. Sipas një studimi të Westminister Foundation for Democracy, vendet e rajonit humbasin rreth 5.5 miliard euro në vit, për shkak të emigrimit të të rinjve të shkolluar dhe mosmarrjes mbrapsht të investimeve për edukim ndaj tyre. Ndërkohë që mungesa e investimeve serioze nga kompani shumëkombëshe, siç është rasti i vendeve të Vishegradit, rrit hendekun zhvillimor të rajonit me mesataren e BE-së.Në kushtet kur procesi i anëtarësimit në BE të vendeve të rajonit ka ngecur, reagimi i BE-së mbetet anemik. Në mosmarrëveshjet e konfliktet e mësipërme BE-ja preferon t’i drejtohet “palëve”, paçka se njëra palë është gjithmonë e pandryshueshme. Nga ana tjetër, BE mbetet një partner politik dhe ekonomik i pazëvendësueshëm në rajon. Ndaj dhe “palët” kërkojnë ndërmjetësimin e BE-së për të garantuar marrëveshjet e nënshkruara me ndërmjetësimin e saj, apo për të gjetur gjuhën e përbashkët.Shfaqja e ambasadorit dhe zyrtarëve të ministrisë së mbrojtjes Ruse përkrah ministrit të mbrojtjes serb dhe shefit të shtabit të përgjithshëm gjatë inspektimit të trupave serbe në kufirin me Kosovën i dha situatës një dimension tjetër. Duhet thënë se KFOR ka një mandat të qartë në lidhje me garantimin e integritetit territorial të Kosovës dhe më posaçërisht në veri të saj. Rrjedhimisht, tentativat për krijimin e skenarëve të ngjashëm me Ukrainën, Moldavinë apo vendet e Kaukazit nuk kanë asnjë shans të përsëriten në këtë kënd të Europës.Gjithsesi, për të dekurajuar çdo sjellje në të ardhmen, vendet e rajonit anëtare të NATO-s, duke përfshirë edhe Kroacinë, duhet ta trajtojnë këtë ngjarje që lidhet me sigurinë e rajonit, në tryezën e NATO-s, siç bëjnë baltikët apo polakët sa herë përballen me sfida të ngjashme. Për këtë nevojitet një koncept i qartë strategjik që ndërtohet brenda NATO-s, në bashkëveprim edhe me aleatë të tjerë.Ndërkohë që Serbisë mund t’i duhet më shumë kohë për të pranuar realitetin e pakthyeshëm, është e rëndësishme që BE-ja dhe NATO të mos e humbin investimin e tyrë në rajon. Sinergjia ndërmjet “karrotës” së BE-së dhe “shkopit” të SHBA-ve është domosdoshmëri për transformimin e “gjeografisë së armiqësisë” në një gjeografi të paqes e prosperitetit brenda BE-së.

Etiketa: Ditmir BushatiKosove-Serbi

Lajme të lidhura

Po sikur të çmenden deputetët?
Breaking Views

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26
“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!
Breaking Views

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!

23:24 - 26/03/26
Gjekmarkaj: Protesta e tejkaloi mosbindjen civile
OP-ED

Satira e Gjekmarkajt: Koka në Washington dhe trupi në Berlin, të vranë Mamicë, të grinë!

11:11 - 25/03/26
Para
Gjiknuri ngre padi ndaj PD: Kanë nxjerrë partinë në shitje

Gjiknuri ngre padi ndaj PD: Kanë nxjerrë partinë në shitje

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u ngacmua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com