GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Gjermania dhe Franca, paralajmërojnë Rusinë: Do paguash çmim të lartë nëse sulmon Ukrainën

në Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
Gjermania dhe Franca, paralajmërojnë Rusinë: Do paguash çmim të lartë nëse sulmon Ukrainën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar Rusinë se do të paguajë “çmim shumë të lartë” nëse e sulmon Ukrainën, duke insistuar se Parisi është i bashkuar me Berlinin në qëndrimin se ka nevojë për shtensionim të situatës.

Franca dhe Gjermania nuk do ta braktisin dialogun me Rusinë “por, nëse ndodh ndonjë sulm, do të ketë kundërpërgjigje dhe çmimi që do ta paguajë Rusia do të jetë shumë i lartë”, tha Macron më 25 janar në Berlin, gjatë një konference të përbashkët për media me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët perëndimorë kanë ndërmarrë një sërë hapash për t’iu kundërvënë grumbullimit masiv të forcave ruse pranë kufirit me Ukrainën. Vlerësohet se mbi 100,000 forca ruse janë përgjatë kufirit ukrainas dhe Perëndimi ka shprehur shqetësim se Moska mund të jetë duke u përgatitur për ta pushtuar Ukrainën.

Kancelari Scholz tha se “është e nevojshme që të bëhet gjithçka që të sigurohet se situata të rrjedhë ndryshe nga ajo që kemi frikë sot”.

“Prandaj ne presim hapa të qartë nga Rusia që do të kontribuojnë në uljen e tensioneve, dhe ne jemi pajtuar se çdo agresion ushtarak do të kishte pasoja serioze”, shtoi ai.

Macron tha se më 28 janar do të zhvillonte një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin.

Kjo bisedë, siç tha ai, do të jetë pjesë e dialogut me Rusinë dhe ofron mundësi të “qartësimit” të strategjisë së Moskës mbi Ukrainën./ Marrë nga REL

Etiketa: cmimFrancaGjermaniaparalajmerimsulmukraina

Lajme të lidhura

Zgjerimi i BE/ Pse disa vende të Bashkimit Europian përdorin veton kundër anëtarësimit
Botë

Zgjerimi i BE/ Pse disa vende të Bashkimit Europian përdorin veton kundër anëtarësimit

08:57 - 26/11/26
U futën për të vjedhur në rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate, arrestohen dy shqiptarë
Aktualitet

U futën për të vjedhur në rezidencën e Princit William dhe Princeshës Kate, arrestohen dy shqiptarë

09:44 - 25/11/26
Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit
Botë

Trump paralajmëron demokratët: Mos e ktheni fitoren ndaj Iranit në humbje, kemi financim për luftën deri në janar

09:33 - 25/11/26
Para
Fifi futet në shtëpinë e BBVIP, i jep mesazhin në vesh Donaldit për Beatrix

Fifi futet në shtëpinë e BBVIP, i jep mesazhin në vesh Donaldit për Beatrix

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kjo nuk ndodh në një shtet të BE-së”, Koçeku dënon plagosjen e deputetit Kliti Hoti
Aktualitet

“Kjo nuk ndodh në një shtet të BE-së”, Koçeku dënon plagosjen e deputetit Kliti Hoti

18:04 - 29/11/26

Deputetja e pavarur, Marjana Koçeku, ka reaguar pas goditjes me plumb gome të deputetit demokrat Kliti Hoti nga një efektiv...

Lexo më shumë
EMRI/ Qëlloi me plumb gome deputetin e PD-së, zbulohet identiteti i efektivit

EMRI/ Qëlloi me plumb gome deputetin e PD-së, zbulohet identiteti i efektivit

17:51 - 29/11/26
Policia ndjek protestuesit në rrugën “Myslym Shyri”, zona mbulohet nga gazi lotsjellës

Policia ndjek protestuesit në rrugën “Myslym Shyri”, zona mbulohet nga gazi lotsjellës

17:15 - 29/11/26
Përplasje në Bulevard, policia hedh sasi të madhe gazi nga tarraca e Ministrisë së Brendshme, protestuesit krijojnë barrikada në rrugë

Përplasje në Bulevard, policia hedh sasi të madhe gazi nga tarraca e Ministrisë së Brendshme, protestuesit krijojnë barrikada në rrugë

16:59 - 29/11/26
Protestuesit nuk tërhiqen, rigrupohen në sheshin “Skënderbej”

Protestuesit nuk tërhiqen, rigrupohen në sheshin “Skënderbej”

16:45 - 29/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com