GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Gjermania në hall për punëtorë, po hedh sytë në të gjithë botën

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjermani, u vihet zjarri ndihmave për viktimat në Turqi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në kërkesat e saj për fuqi të re punëtore, Gjermania synon vende jashtë Evropës si Brazili, Meksika dhe Indonezia, tha ministri i Punës Hubertus Heil.

“Së bashku me përfaqësuesit e ekonomisë, ne po punojmë për një strategji në vendet ku ka shumë më shumë punëtorë të rinj dhe të kualifikuar në tregun e punës sesa vende pune”, shtoi ai.

“Ne përfitojmë, por edhe vendet e origjinës. Do të investojmë në formimin profesional të të rinjve aty për aty dhe personat që do të vijnë në Gjermani do të përfitojnë nga një punë e mirëpaguar që u jep mundësinë të financojnë familjet e tyre në shtëpi”, tha Heil.

Në qershor, Heil do të udhëtojë në Brazil me Ministren e Punëve të Jashtme Annalena Baerbock për të diskutuar mundësinë e sjelljes së një numri më të madh të infermierëve, të cilët janë shumë të nevojshëm në tregun gjerman të punës.

Marrëveshje të ngjashme duhet të lidhen me Meksikën dhe Indonezinë. Siç raporton shërbimi publik ARD, qeveria gjermane po zhvillon gjithashtu diskutime për tërheqjen e fuqisë punëtore me Kolumbinë, Tunizinë, Marokun, Egjiptin, Indinë, Filipinet dhe Vietnamin.

Siç njoftoi Instituti për Ekonominë Gjermane (IW), në fund të vitit 2022, në agjencitë e punësimit në Gjermani u raportuan mbi 630,000 vende pune që nuk mund të plotësoheshin për shkak të mungesës së një fuqie të caktuar punëtore. Në Gjermani ka vetëm 33 punëtorë të kualifikuar për njëqind vende pune në sektorin e infermierëve të kujdesit shëndetësor.

Presidenti i Fondacionit për Mbrojtjen e Pacientëve, Eugen Brysch, në të njëjtën kohë kritikoi importin masiv të infermierëve dhe tregoi se potenciali për plotësimin më të lehtë të pozitave të hapura në sektorin e kujdesit ende ekziston në Gjermani, por se është e nevojshme të përmirësohen kushtet e punës për të shfrytëzuar këtë potencial dhe vendet e punës u bënë më tërheqëse.

Paga mesatare vjetore bruto në sektorin e kujdesit shëndetësor është rreth 40,000 euro.

 

 

 

 

Etiketa: Gjermanipunetore

Lajme të lidhura

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

12:00 - 13/10/26
Para
Rasti “Vinicius”, Rubiales: Ne kemi një problem në vendin tonë

Rasti “Vinicius”, Rubiales: Ne kemi një problem në vendin tonë

Discussion about this post

TË FUNDIT

U paraqit sot në SPAK, peshëngritësi Erkand Qerimaj sqaron arsyen e vizitës në Prokurorinë e Posaçme
Aktualitet

U paraqit sot në SPAK, peshëngritësi Erkand Qerimaj sqaron arsyen e vizitës në Prokurorinë e Posaçme

15:01 - 22/10/26

Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Të...

Lexo më shumë
DW: Kryeministri Rama përjashtoi dorëheqjen, studentët vijojnë protestat në Tiranë

U arrestuan gjatë protestave, Gjykata e Tiranës liron 8 të mitur

14:46 - 22/10/26
U la në “arrest me burg”/ Zbardhet vendimi i GJKKO-së për Ergys Agasin, ja akuzat që rëndojnë ndaj biznesmenit

Ergys Agasi kërkon në GJKKO kthimin e kamerës së sekuestruar në zyrën e tij

14:30 - 22/10/26
IDC-CDI thirrje Ramës: Shqiptarët e përcaktojnë vetë të ardhmen, angazhohuni për krijimin e një qeverie teknike

IDC-CDI thirrje Ramës: Shqiptarët e përcaktojnë vetë të ardhmen, angazhohuni për krijimin e një qeverie teknike

14:13 - 22/10/26
Të rinjtë zhvendosen te Kryeministria dhe rrëzojnë stolat e gurëve të Ramës: Nuk ka dialog, jep dorëheqjen!

Të rinjtë zhvendosen te Kryeministria dhe rrëzojnë stolat e gurëve të Ramës: Nuk ka dialog, jep dorëheqjen!

13:54 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com