GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjermania prezanton ligjin për kthimin më të shpejtë të emigrantëve

19:35 - 30/11/23
në Aktualitet, Bota, Breaking Views
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjermania prezanton ligjin për kthimin më të shpejtë të emigrantëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjermania prej vitesh është po “rraskapitet” nga emigrantët, të cilët largohen nga vendet e tyre dhe përpiqen të futen në tokën gjermane për një jetë më të mirë.

Së fundmi, ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser ka sqaruar një projektligj, i cili përshpejton procedurat për largimin e emigrantëve të cilat nuk kanë përfituar azil dhe mundësi qëndrimi në Gjermani.

Emigrimi është bërë një çështje kryesore politike për qeverinë e koalicionit gjerman, me socialdemokratët e kancelarit Olaf Scholz (SPD), që u zotuan se do të marrin një qëndrim më të ashpër, pasi numri i emigrantëve që vijnë nga vende të ndryshme të botës është rritur.

“Kushdo që nuk ka të drejtë të qëndrojë duhet të largohet përsëri nga Gjermania

“Ne duhet të jemi në gjendje ta zbatojmë këtë parim; përndryshe ne do të dëmtojmë komunitetin tonë”,- është shprehur ministrja gjermane.

“Që të jemi ky vend, na duhen gjithashtu rregulla dhe ligje të qarta. Kjo do të thotë se ata që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë duhet të largohen përsëri nga vendi shpejt dhe me siguri’,- theksoi ajo në mënyrë të prerë.

Ministrja Faeser ka sqaruar se projektligji do të krijonte kushtet e nevojshme për të kryer dëbimet dhe kthimet.

Sipas saj, drafti përfshin më shumë se 40 masa individuale që qeveria thotë se do ta bëjnë më të lehtë dhe më të thjeshtë ekzekutimin e dëbimeve.

Po ashtu, në projektligji nënvizohet edhe zgjatja e kohëzgjatjes maksimale të paraburgimit, nga 10 në 28 ditë, për ta bërë kështu më të lehtë për autoritetet që të garantojnë që dëbimet të realizohen.

Ndryshimet e propozuara përfshijnë zgjerimin e kompetencave të policisë, duke i dhënë fund kërkesës për të njoftuar individët përpara se të dëbohen, por do të ketë përjashtime për njerëzit që janë të sëmurë ose që kanë fëmijë.

Policia do të jetë gjithashtu në gjendje të kontrollojë banesat e palëve të treta kur kërkon të përcaktojë identitetin e një emigranti.

Autoritetet aktualisht lejohen të kontrollojnë vetëm dhomën e gjumit të individit në fjalë.

Ligji gjithashtu i jep policisë të drejtën të kontrollojë kompjuterët dhe telefonat celularë për të përcaktuar identitetin e emigrantit.

Emigrantët e përcaktuar për lidhje kriminale do t’i nënshtrohen gjithashtu dëbimit më të shpejtë, pavarësisht nëse kanë kryer krime në Gjermani apo jo.

Etiketa: emigracionilargimet

Lajme të lidhura

Sekuestrohen 57 kg kanabis dhe një armë zjarri në Vlorë, arrestohen dy persona (Emrat)
Aktualitet

Sekuestrohen 57 kg kanabis dhe një armë zjarri në Vlorë, arrestohen dy persona (Emrat)

09:12 - 23/02/26
Ironizon Paloka: Me siguri dhe Olsi paska ngrënë pas shpinës së Edit
Aktualitet

Paloka: Po të ishim për kryengritje të armatosur, Rama nuk e di se në cilën pjesë të botës do fshihej

09:03 - 23/02/26
Rama, barrikadë për Ballukun! Tjetër shuplakë nga Brukseli, rrezikohet integrimi
Aktualitet

Rama po e kthen pezullimin e Ballukut në një “betejë personale” kundër gjyqësorit

08:51 - 23/02/26
Para
EMRI/ Kush është polici i aksidentuar në Durrës

EMRI/ Kush është polici i aksidentuar në Durrës

Discussion about this post

TË FUNDIT

U shpall ‘non grata’ nga SHBA, Artan Grubi tërhiqet nga politika: Jam i pastër si loti
Kosovë & Rajon

Në kërkim për korrupsion/ Arrestohet ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi

09:35 - 23/02/26

Ish-zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, i cili ishte i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia. Sipas mediave...

Lexo më shumë
Sekuestrohen 57 kg kanabis dhe një armë zjarri në Vlorë, arrestohen dy persona (Emrat)

Sekuestrohen 57 kg kanabis dhe një armë zjarri në Vlorë, arrestohen dy persona (Emrat)

09:12 - 23/02/26
Ironizon Paloka: Me siguri dhe Olsi paska ngrënë pas shpinës së Edit

Paloka: Po të ishim për kryengritje të armatosur, Rama nuk e di se në cilën pjesë të botës do fshihej

09:03 - 23/02/26
Rama, barrikadë për Ballukun! Tjetër shuplakë nga Brukseli, rrezikohet integrimi

Rama po e kthen pezullimin e Ballukut në një “betejë personale” kundër gjyqësorit

08:51 - 23/02/26
E përplasi makina, familjarët thirrje: Nevojë urgjente për gjak 0+

Sherr në një lokal në Burrel, një i plagosur dhe dy persona shpallen në kërkim

08:27 - 23/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com