GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Gjermania sulmon Borrell: Pse nuk e përmend sulmin në Banjskë…

14:58 - 27/10/23
në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjermania sulmon Borrell: Pse nuk e përmend sulmin në Banjskë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Teksa BE-ja kërkon ta gjejë fajin tek Kosova për ngecjen e procesit të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, europarlamentari Reinhard Butikofer e sheh përgjegjësinë edhe diku tjetër.

Në bisedimet e reja të zhvilluara në Bruksel të enjten lidhur me dialogun Prishtinë-Beograd, nuk pati takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Të dy ata zhvilluan takime të ndara me liderët evropianë, Olaf Scholz dhe Emanuel Macron e Meloni.

Pas takimeve Borrell tha se puna po vazhdon dhe se për Kosovën dhe Serbinë s’ka zgjidhje tjetër përveç asaj që del nga dialogu. Por Butikofer shpreh shqetësimin se shefi i diplomacisë së BE-së po  i fajëson të dyja palët në mënyrë të barabartë, ndërsa nuk përmend aspak aktin e agresionit serb të 24 shtatorit.

“Kjo është vërtet interesante: E vetmja pengesë, që përmend Borrell është Asociacioni. A nuk kishte pengesa edhe nga pala serbe? A është e drejtë të “harrohet” përmendja e të gjitha akteve të fundit të agresionit serb? Kryeministri Kurti tha publikisht se ishte i gatshëm të firmoste gjithçka që BE-ja vendosi në tryezë, ndërsa Vuçiçi e  refuzoi një gjë të tillë. Pra, pse atëherë Borrelli fajëson të dyja palët në mënyrë të barabartë? Pastaj, a i kujtohet Borrellit që Parlamenti Europian kërkoi heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës? Përse nuk flitet për këtë? Sa shumë pyetje”, ka shkruar Butikofer në platformën X.

Sipas udhëheqësve të BE-së, arritjen e pajtimit një ditë më parë e penguan kushtet që paraqitën palët. Kurti tha se vetëm nënshkrimi i marrëveshjeve me vendin fqinj garanton zbatimin e tyre, ndërsa presidenti serb Vuçiç këmbënguli në zbatimin e “asaj që është nënshkruar”.

Etiketa: BEDialoguKosovaReinhard Butikofer

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
Mashtrimet e Veliajt me shkollat “Emin Duraku” e “Xhezmi Delli”

Mashtrimet e Veliajt me shkollat “Emin Duraku” e “Xhezmi Delli”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com