GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

Gjiko akuzohet për abuzim seksual, ja qëndrimi i Elita Rudit (Video)

në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjiko akuzohet për abuzim seksual, ja qëndrimi i Elita Rudit (Video)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjiko, emri i vërtetë i të cilit është Asdren Gjikolli, ka qenë këto kohë në qendër të vëmendjes, pasi një vajzë e panjohur për publikun, e akuzon këngëtarin për mashtrim dhe për abuzim seksual vite më parë.

Edhe pse çështja ka disa ditë që po qarkullon në media, Elita ka zgjedhur të heshtë. Gjatë këtyre ditëve ajo nuk kishte bërë asnjë postim në rrjetet e saj sociale rreth kësaj çështjeje.

Ndërsa ditën e sotme, ka publikuar një video me Gjikon ku shihen bashkë në makinë teksa i puth dorën. Në këtë mënyrë ajo ka treguar gjithë mbështetjen e saj për partnerin dhe se i shumëzon me zero të gjitha akuzat në drejtim të tij.

Ndryshe nga Elita, Gjiko ka reaguar publikisht për çështjen e bujshme duke deklaruar se e gjitha kjo është një sajesë dhe se kurrë në jetën e tij nuk ka dhunuar askënd. Në një reagim në rrjetet sociale, artisti shkruante se nuk do guxonte ta bënte me një vajzë në një moshë të tillë. Po ashtu ai mohon t’i ketë premtuar dikujt se do e ndihmojë në lidhje me karrierën.

“Gjatë këtyre ditëve, unë dhe familja ime jemi duke u përballur me një të pa-vërtetë të sajuar. Unë nuk kam dhunuar askënd, e lëre me një 15-vjeçare. Nuk kam mashtruar dhe nuk kam premtuar karrierë, e as nuk i kam dhënë një të miture substanca narkotike.”

Po ashtu, një reagim lidhur me këtë çështje ka ardhur edhe nga avokati i cili ka bërë me dije se janë ngritur disa padi.

“Bëhet fjalë për dy padi civile ndaj mediumeve të shkruara në Kosovë të cilat përmes shkrimeve kanë cënuar integritetin personal të z. Gjikolli dhe jo vetëm. Andaj, z. Gjikolli ka zgjedhur që t’i përgjigjet kësaj teme përmes gjykatës dhe ne presim një gjykim efikas. Për momentin rezervohem të komentoj përmbajtjen tutje meqë palët do të njoftohen me kohë përmes aktvendimit të gjykatës kur të pajisen me shkresat ë lëndës dhe e kuptojnë se çfarë shkelje të ligjit kanë bërë”

Kjo nuk është hera e parë që Gjiko përballet me drejtësinë pasi dy vite më parë artisti i njohur shqiptar është gjobitur me 400 euro për armëmbajtje pa leje. Në 2019 ai kishte shtënë me arë në një rast familjar.

Kujtojmë që, Gjiko dhe Elita janë prej vitesh në krahët e njëri-tjetrit. Ata janë prindër të dy fëmijëve, Zërit dhe Botës, të cilët nuk hezitojnë t’i postojnë shpesh në rrjetet sociale.

Çfarëdo që të ndodhë Elita Rudi do jetë gjithnjë krah bashkëshortit të saj dhe do e mbështesë atë.

 

Etiketa: akuzim seksualAsdren GjikolliElita Rudi

Lajme të lidhura

Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat

07:30 - 01/11/26
Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet
Kuriozitete

Halloween-i, nata më e frikshme e vitit! Nga origjina e lashtë kelte te kungujt dhe kostumet

11:20 - 31/10/26
Parashikimi i horoskopit, çfarë sjellin yjet për ditën e diel
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 18 tetor 2026, njihuni me shenjat më me fat

07:56 - 18/10/26
Para
BE reagon ndaj pranisë së kriminelëve të luftës në fushatën serbe

BE reagon ndaj pranisë së kriminelëve të luftës në fushatën serbe

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plani për protestën/ Drejtuesi i Policisë: Ja sa qytetarë janë gjobitur! Goxhaj: Gjithçka në proporcionalitet
Breaking Views

Plani për protestën/ Drejtuesi i Policisë: Ja sa qytetarë janë gjobitur! Goxhaj: Gjithçka në proporcionalitet

23:06 - 06/11/26

Tensionet mbeten të larta në prag të protestës së paralajmëruar kombëtare, e cila është thirrur masivisht nga studentët dhe qytetarët...

Lexo më shumë
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”/ Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”/ Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

22:44 - 06/11/26
Muçi mahnit Turqinë, ylli shqiptar fiton çmimin e golit më të bukur

Muçi mahnit Turqinë, ylli shqiptar fiton çmimin e golit më të bukur

22:35 - 06/11/26
Nikolin Pali vrasësi i dyshuar me pagesë i arrestuar në Greqi, pranon ekzekutimin e dy vëllezërve Vucaj në Shqipëri

Nikolin Pali vrasësi i dyshuar me pagesë i arrestuar në Greqi, pranon ekzekutimin e dy vëllezërve Vucaj në Shqipëri

22:05 - 06/11/26
Gennaro Gattuso shpallet trajneri i muajit në Serie A

Gennaro Gattuso shpallet trajneri i muajit në Serie A

21:48 - 06/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com