GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Gjimshiti “karikon” skuadrën: Të nxjerrim mësime nga kjo…

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjimshiti “karikon” skuadrën: Të nxjerrim mësime nga kjo…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pretendimet ishin të mëdha, mirëpo fusha e blertë tregoi komplet një anë tjetër. Kombëtarja e Kilit bindi të gjithë se është më lart se Shqipëria, pavarësisht se arriti jo me pak vështirësi, një fitore të thellë, 0-3, në “Ennio Tardini” të Parmës, duke i dhënë një “goditje” të fortë kuqezinjve në nisje të “testeve” miqësore, para Euro 2024.

Megjithatë pavarësisht shokëve të tij të grupit, Armando Broja, Rey Manaj e Ylber Ramadani, kapiteni i “Kuqezinjve”, Berat Gjimshiti u shpreh se sheh pozitivisht këtë rezultat dhe bën thirrje që skuadra të nxjerrë mësimet e duhura nga humbja e ashpër ndaj Kilit, në mënyrë që të mos përsëritë sërish të njëjtat gabime.

Rezultati ndoshta është jo i vërtetë, pasi pësuam dy gola në fund dhe mund të kishte mbaruar 1-0. Nuk na shkoi loja siç donim, por besoj se kjo disfatë do të na shërbejë si një mësim, pasi kishim shumë kohë pa humbje. Besoj se do të na ndihmojë që të kthehemi me këmbë në tokë dhe të punojmë shumë për Europianin.

Një humbje që vjen për të prishur syrin e keq?! Në eliminatore kemi pasur një ecuri fantastike, por sot bëmë të kundërtën. Shumë gabime sot, në pasime të thjeshta, por më mirë që gabojmë tani, sesa më vonë, kur ndeshjet të kenë shumë peshë.

A mund të themi që ka pak eufori brenda skuadrës? Unë besoj se edhe ndonjë humbje të bën mirë, pasi nxjerr mësime dhe përmirësohesh për ndeshjet e tjera. Ky është mesazhi që dua t’i jap vetes dhe skuadrës, pasi edhe unë kam kaluar momente të tilla. Do të na shërbejë si mësim i mirë kjo humbje.

Nuk e njihnim mirë Kilin, apo nuk funksionuan planet për këtë takim? E njihnim Kilin, sidomos në aspektin e individualiteteve, pasi nuk kemi parë shumë ndeshje të tyre. U përgatitëm mirë dhe hymë në fushë për të treguar cilësitë tona, por bëmë shumë gabime, që normalisht nuk i bëjmë dhe kjo na penalizoi sot.

Etiketa: Berat GjimshitindeshjeShqiperiSport

Lajme të lidhura

Kthime dhe debutime, Finlanda vjen me grup të plotë në Tiranë për duelin vendimtar me Shqipërinë
Sport

Kthime dhe debutime, Finlanda vjen me grup të plotë në Tiranë për duelin vendimtar me Shqipërinë

12:09 - 10/11/26
“Air Albania” do të jetë i tejmbushur nga tifozeria kuqezi, shitet çdo biletë për ndeshjen Shqipëri Finlandë
Sport

“Air Albania” do të jetë i tejmbushur nga tifozeria kuqezi, shitet çdo biletë për ndeshjen Shqipëri Finlandë

09:23 - 10/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër
Breaking Views

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26
Para
Drejtësia ka filluar të krijojë besim, kreu i KLP: Njerëzit duhet…

Drejtësia ka filluar të krijojë besim, kreu i KLP: Njerëzit duhet…

Discussion about this post

TË FUNDIT

Buxheti 2027/ SPAK kërkon psikologë për BKH: Hetuesit përballen me presione dhe kërcënime
Aktualitet

Buxheti 2027/ SPAK kërkon psikologë për BKH: Hetuesit përballen me presione dhe kërcënime

14:10 - 10/11/26

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka kërkuar psikolog institucional për të mbështetur hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, për shkak të...

Lexo më shumë
“The Albanian Files”, bumerang për Ramën/ Il Foglio: Ekspozohen lidhjet mes pushtetit dhe ndërtimit

“The Albanian Files”, bumerang për Ramën/ Il Foglio: Ekspozohen lidhjet mes pushtetit dhe ndërtimit

13:56 - 10/11/26
Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë

Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë

13:40 - 10/11/26
Dosja “Veliaj”, caktohet data e vendimit për ish-deputeten Klotilda Bushka dhe të pandehurit e tjerë

Dosja “Veliaj”, caktohet data e vendimit për ish-deputeten Klotilda Bushka dhe të pandehurit e tjerë

13:17 - 10/11/26
Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil

Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil

12:58 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com