Mbrojtësi i ekipit kombëtar, Berat Gjimshiti është i bindur se kuqezinjtë do të kualifikohen në kampionatin botëror Katar 2022.
“E besoj të them të drejtën, po. Është një ëndërr. Që kam qenë besnik, nuk e di a është fjala e duhur, por kombëtarja për mua ka qenë gjithmonë diçka e veçantë, ka qenë gjithmonë diçka e bukur, kem ardhur me dëshirë. Ëndrra vazhdon për ta realizuar, po ta shohim këto dy ndeshje e të shohim për të ardhmen”.