GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjitha lëvizjet e informatorëve të përfshirë në vrasjen e Nikulaj

11:16 - 28/04/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Hasmëria mes fiseve, pajtuesi i gjaqeve: Ardiani kërkoi pajtim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Britaniku Harry Simpson ka patur rolin e vëzhguesit të afërt në ekzekutimin e biznesmenit, Ardian Nikulaj më 19 prill. Panorama raporton se rezulton që Simson të ketë mbërritur në Rinas në 11 prill.

MBËRRITJA NË RINAS

Shënonte ora 00.56 kur britaniku Simson hipën në makinën “Volksëagen” dhe lëviz për në Lezhë. Në orët e para të mëngjesit shihet në shëtitoren e Shëngjinit dhe në orën 03:09 shkon te hotel “R…..”. Të nesërmen deri ditën e vrasjes ka qëndruar në hotel “B…”.

Policia ka marrë në pyetje edhe recepsionistin i cili ka rrëfyer se tre ditë ka paguar nga 30 Euro dhe 5 ditët e tjera nga 30 mijë lekë nata. Pagesën e ka kryer çdo ditë. Recepsionisti që fliste mirë anglisht e ka kuptuar theksin britanik të klientit. Por nuk e ka regjistruar me pasaportë.

Harry James Simpson ka shtyrë qëndrimin çdo ditë deri pasditen e 19 Prillit. Në  19 Prill, Harry ka qëndruar në lokal nga ora 11:33 deri në momentin kur ndodhi vrasja.

DITEN E VRASJES

Ai shihet të konsumojë disa birra, dhe të luajë bilardo me një të mitur. Gjatë kësaj kohe ai shihet të fliste shpesh në telefon duke hyrë dhe dalë nga lokali.

Ditën e ngjarjes ai ka dalë në orën 09:00 të mëngjesit dhe është kthyer rreth drekës duke i treguar recepsionistit për plumbat te lokali ku kishte qenë. Pas kësaj, ai ka kërkuar një taksi për të ikur deri në Fushë Krujë.

LARGIMI NGA SHQIPERIA

Me taksi është nisur në orën 14:30 dhe ka mbërritur në aeroportin e Rinasit në orën 15:30. Është filmuar nga kamerat e aeroportit të hyjë në tualet e të ndërrojë rrobat.

Ka bere check-in dhe në 21:34 është fiksuar te pika e kontrollit të pasaportave, ku ka tentuar të kalojë pa e skanuar. Është thirrur nga policët dhe më pas është regjistruar.

Nga ana tjetër, i akuzuari si porositës dhe financues, Edmond Haxhija ka hyrë në Shqipëri në 24 Nëntor e ka dalë në 20 Prill nga Rinasi.

Po ashtu mësohet se pistoleta TT me të cilën është kryer vrasja dyshohet se është hedhur në lumin Drin. Polumbarët dhe forcat RENEA kanë vijuar kontrollet, por deri tani pa rezultate.

Të shpallur në kërkim nga policia:

Edmond Haxhia, shtetas shqiptaro-britanik (porositësi dhe financuesi i atentatit)

Ruben Saraiva (ekzekutori portugez)

Harry Simson, shtetas britanik

Harriet Bridgeman, shtetase britanike

Thomas Mithan, shtetas britanik

Steven Hunt, shtetas britanik (shfaqet në kamerat e sigurisë teksa vëzhgon lëvizjet e Nikulajt)

4 britanikët Thomas Mithan, Steven Hunt, Harriet Bridgeman dhe Harry Simson, portugezi Ruben Saravia dhe Edmond Haxhia akuzohen për “Vrasje për Gjakmarrje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Etiketa: NikulajVrasja

Lajme të lidhura

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
Para
Tirana e shpalos më qartë rrënimin që ka shkaktuar Rilindja në Shqipëri

Tirana e shpalos më qartë rrënimin që ka shkaktuar Rilindja në Shqipëri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26

Ka nisur në Gjykatën e Posaçme seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në lidhje me çështjen e sterilizimit,...

Lexo më shumë
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com