GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Gjithçka ka mbetur propagandë! Sefa hedh 170 mln lekë për beton, tenderin ia fal Paqsor Buzit

14:28 - 24/11/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Kryetarja e Bashkisë Lushnjë, Eriselda Sefa,  blen beton për të rehabilituar rrugët, por në fakt rrugët e këtij qyteti janë si mos më keq

Kryetarja e Bashkisë Lushnjë, Eriselda Sefa,  blen beton për të rehabilituar rrugët, por në fakt rrugët e këtij qyteti janë si mos më keq

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetarja e Bashkisë Lushnjë, Eriselda Sefa,  blen beton për të rehabilituar rrugët, por në fakt rrugët e këtij qyteti janë si mos më keq, sidomos në lagjet periferike dhe të mos flasim pastaj për zonat urbane.

Por, Sefa nuk është e shqetësuar për premtimet që nuk mban, ajo këtë herë ka përdorur pikërisht rrugët në zonat rurale për të ngritur aferën e radhës.  Ditën e sotme ajo ka firmosur kontratën e tenderit me objekt “Blerje materiale për investime ne infrastrukturën rrugore (rurale)”. Më këtë tender do të blihen çakull dhe beton, që sipas Sefës do të riparohen rrugët në zonat rurale.

Të paktën ashtu tregohet në preventivin e tenderit, por sa vërtetë do të shtrohen këto rrugë, lë shumë për të dyshuar. Sepse, së pari është rast i përsëritur që Sefa premton rrugë dhe nuk i përfundon ato, sikur ndodhi me disa rrugë brenda qytetit.

Të njëjtin fat mund të ketë edhe ky projekt, sepse shohim që për të marrë këto materiale Sefa nuk ka vendosur një afat.  Por, edhe nëse bëhen brenda një muaji, punimet i bie të vazhdojnë në muajt e ardhshëm, që përkon me dimrin, çka do të thotë se është e pamundur të realizohen.

Pasi e dimë që në zonat rurale të Lushnjës ka shumë lagështirë gjatë dimrit dhe është e pamundur që të gërmohen rrugët dhe t’u hidhet asfalt.

 

E njëjta gjë ndodhi edhe me rrugët e qytetit që nisën që në dhjetor të  2022 dhe disa prej tyre akoma nuk janë mbyllur tani që po përfundon viti 2023.

Kujtojmë se  Eriselda Sefa  prezantoi projektin me vlerë 60 milionë lekë, përmes të cilit premtoi se do të investojë për sistemimin dhe asfaltimin e disa segmenteve rrugore në Lushnje. Eriselda Sefa tha në atë kohë se do të ndërhyhej për shtrimin brenda vitit në segmentet “Taulla Sinani – Esma Dervishi”, rrugën “Shpresa”, rrugën e Repartit në Zhamë Sektor, rrugën “Jakov Xoxa” dhe vazhdimin e Unazës, si dhe një ndërhyrje në infrastrukturën unazës së ish Depos së Duhanit.

Deri në fund të gushtit këto punime nuk kishin përfunduar, në atë kohë akoma ishin duke u bërë gërmime vetëm në rrugën Jakov Xoxa.

Foto, gusht 2023

“Përveç unazës do të bëhen edhe këto segmentet rrugore. Kemi shtrirë kanalizimet. Tani me kontratat që kemi bërë për blerjen e bazave materiale do të bëjmë asfaltimin dhe më pas vendosjen e trotuarit në anën e djathtë”, u shpreh Sefa në gusht, kur Bashkë me Taulant Ballën, zhvilluan propagandën e e radhës. Epo çështja ka mbetur deri tek blerja e betoni, por tani që shirat kanë filluar situata në Lushnje vazhdon të jetë keq.

Ndërkohë më 3 nëntor sëbashku me Kryeministrin Rama ajo ka vizituar këto rrugë të cilat lidhen me Unazën e qyteti dhe nga pamjet tregohet qartë që punimet janë akoma në fazat fillestare. E si të besojmë se kryebashkiakja do të realizojë nëpër baltë e shi rrugët në fshatra?

Foto 3 nëntor 2023

 

Paratë në duart e mashtruesit

Sikur të mos mjaftonin shkeljet ligjore që ka bërë, Sefa e ka zhytur dhe më thellë në llum këtë projekt. Kompania G.P.G.COMPANY është në administrim e Paqsor Buzit. Ky i fundit rezulton të jetë edhe pronar me 50% të aksioneve në këtë kompani, ndërsa pjesën tjetër e ka Gëzim Dani. Ndonëse i panjohur në pamje të parë, rezulton se Paqsor Buzi dhe kompania e tij janë ndër kontraktuesit më të mëdhenj të “Rilindjes”.

Përveç se rezulton pronari i një kompani më të paguara nga Thesari i Shtetit, Paqsor Buzi është edhe një mashtrues i njohur. në vitin 2019 Paqsor Buzi është arrestuar nga policia si i dyshuar për pjesëmarrje në një skemë të mashtrimit me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

Ai u arrestua bashkë me disa biznesmenë të tjerë me akuzat e “krijimit të skemave mashtruese me TVSH”, “falsifikimit” dhe “fshehjes së të ardhurave”. Këta të ashtuquajtur biznesmenë, u akuzuan në atë kohë se kishin krijuar një skemë me fatura fiktive shitje-blerjesh mes njëri-tjetrit me qëllim përfitimin e TVSH-së nga shteti.

Nuk e kuptojmë se carë informacionesh më shumë i duhen SPAK që të veprojë e të shoh se drejtuesit tanë bashkëpunojnë me njerëz me precedent penal dhe oligarkë.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimeBashkia LushnjebetonEriselda SefamashturesPaqsor buziPremtimerrugetender

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
DETAJE/ 2-vjeçarja u dogj me cigare, familja e mbajti pa mjekim

EMRAT/ Zbardhet konflikti në Peqin, shpallen në kërkim dy autorët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë
Aktualitet

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26

Një aksident automobilistik është regjistruar në rrugën nacionale Korçë–Ersekë, në segmentin pranë Pishina e Selenicës. Sipas informacionit paraprak, në aksident...

Lexo më shumë
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

Dy makina të aksidentuara rëndë në urën e Peqinit, të plagosurit transportohen në spital

15:13 - 13/03/26
Polici i dehur në timon, përplas një makinë, dërgohet në spital drejtuesja

Shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorit në krim, pezullohet nga detyra efektivi i policisë

15:05 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com