Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për dërgimin e dosjes “Metamorfoza 2” për gjykim ndaj disa personave, mes të cilëve edhe ish-kryepolici Erzen Breçani dhe ish-komisari i Kombinatit në Komisariatin nr. 6, Dedan Gjoni.
Për një nga anëtarët e grupit u pushua çështja e armëmbajtjes, për shkak se vepra penale ishte amnistuar.
Kurse të tjerët akuzohen për trafik droge, sigurim i kushteve për të kryer vrasje, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe shpërdorim detyre.
Këto hetime janë ndihmuar edhe nga përgjimet e kryera nga platformat e koduara SKY ECC, ku mes tyre i pandehur në arrati është edhe djali i Erzen Breçanit, Eralbi dhe Ervin Mata.
Mes tyre janë Ismail Zeneli, Bujar Ajeti, Adrian Cenaj (Dedja), që do vrisnin vëllezërit Nela dhe strehuan të penduarin si killer Nuredin Dumani, pasi kanë bashkëpunuar apo siguruar kushtet për krim.
Ata kanë ndjekur lëvizjet e Edmond Nela dhe Albert Nela si dhe S. N., për të kryer një vrasje ndaj tyre.
Besmir Murati akuzohet për përfshirje në trafik droge. Kurse Jonida Babameto, si efektive e Interpol Tiranës, akuzohet se bashkëpunonte me ta dhe shpërdoroi detyrën. Mes të pandehurve edhe Albert Prenga e Ismail Zeneli.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e kishte dorëzuar kërkesën pas mbylljes së hetimeve, më 6 Gusht 2024.
Vendimi u mor nga gjyqtarja Irena Gjoka, që shqyrtoi pretendimet e palëve dhe pranoi kalimin për gjykim të dosjes,
Gjithashtu në dosje zbulohet edhe episodi i sekuestrimit të 446 kg kokainë në Holandë më 05 janar 2021, që i atribuohet Ismail Zenelit, Besmir Murtatit dhe Eralbi Breçanit që me Ergys Dashin, tashmë i vrarë, dhe me të tjerë bashkëpunuan për trafikimin nga Amerika e Jugut.
Sekuestrimi i 69 kg kokainë në Brazil më 18 shkurt 2021 i atribuohet Ismail Zenelit, Artan Sulejmanit, Eralbi Breçanit, Besmir Murtati dhe Ergys Dashit.
Dedan Gjoni, duke përdorur sistemet e Policisë së Shtetit, në të cilat ka patur akses për shkak të detyrës, akuzohet mblidhte të dhëna për Ismail Zenelin, i cili ndihmohej nga ish-oficerja Jonida Babameto.
Për këtë dosje janë sekuestruar hidrocentrali në pronësi të Eralbi Breçanit në Valbonë, 2 makina prodhim i viteve të fundit dhe një llogari bankare me 75 mijë euro.
Akuzat
1. Ismail ZENELI, hetuar me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”.
AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në formën e veçantë bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 (dy herë);“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 dhe 334 të Kodit Penal.
2. Bujar AJETI, hetuar me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”.
AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara përkatësisht nga nenet 80, 28/4, 333/a/1 e 334/1 të Kodit Penal; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal; “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/3 i Kodit Penal; “Përkrahja e autorit të krimit” parashikuar nga neni 302/2 i Kodit Penal.
3. Adrian CENAJ (DEDJA), hetuar me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”.
AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave nga penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara përkatësisht nga nenet 80, 28/4, 333/a/2 e 334/1 të Kodit Penal.
4. Dedan GJONI, hetuar me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”.
AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave nga penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal; “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” në dëm të shtetasve A.N dhe E.N, kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave nga penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” të parashikuara përkatësisht nga nenet 80, 28/4, 333/a/2 e 334/1 të Kodit Penal; “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
5. Besmir MURTATI, hetuar me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”.
AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/2 dhe 334/1 të Kodit Penal.
6-Albert PRENGA, hetuar me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”.
AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuara përkatësisht nga nenet 283/a/1, 28/4, 333/a/1 dhe 334/1 të Kodit Penal.
7. Jonida BABAMETO, hetuar me masën e sigurimit personal “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore”.
AKUZUAR: Për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” parashikuar nga neni 295/a/1 i Kodit Penal.
8. Erzen BREÇANI, hetuar me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, (nga data 20.11.2023 deri në datën 16.06.2024) dhe aktualisht me masën e sigurimit “arrest në shtëpi.
AKUZUAR: Për kryerjen e veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287/1/b/2 i Kodit Penal; “Përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/2 i Kodit Penal.
Discussion about this post