GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

GJKKO lë në fuqi masën arrest shtëpie për kryetarin e Bashkisë Tropojë – Hetimet

në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
GJKKO lë në fuqi masën arrest shtëpie për kryetarin e Bashkisë Tropojë – Hetimet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën “arrest shtëpie” për kryetarin e Bashkisë Tropojë, Rexhë Byberi. E njëjta masë sigurie është caktuar edhe për nënkryetarin e Bashkisë së Tropojës, Abedin Kërnaja, teksa akuzohen për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, e kryer në bashkëpunim.

Pas daljes nga SPAK, Rexhë Byberi deklaroi se nuk ka kryer asnjë vepër penale dhe se nuk ka shkelur ligjin.

“Përshëndes popullin e Tropojës”, ka thënë ai mes tjerash.

Kryetari dhe nënkryetari i bashkisë akuzohen për hapjen e rrugës së re “Stacioni i Anijes Palç- Guri i Lules”, ku sipas SPAK, punimet janë bërë në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore, të miratuara me vendim të Këshillit Bashkiak dhe prefektit të Qarkut Kukës.

Sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme, nga kryerja e aktit të ekspertimit ka rezultuar se hapja e rrugëve sipas projekteve të miratuara nga Këshilli Bashkiak është bërë në kundërshtim me aktet ligjore e nënligjore në fuqi duke sjellë një dëm prej 277. 611.520 Lekë.

Rasti i Rexhë Byberit është denoncuar nga emisioni televiziv “Piranjat”, teksa është i ngjashëm me rastin e ish-kryebashkiakut të Fushë Arrëzit, Fran Tuci, i cili u dënua me 1 vit burgim nga GJKKO.

Hetimet

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi mbrëmjen e të hënës më 9 shtator caktimin e masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi” ndaj kryetarit dhe nënkryetarit të Bashkisë së Tropojës, të akuzuar për “shpërdorim detyre”, pasi kanë kryer veprime e mosveprime që konsiderohen si mospërmbushje e rregullt e detyrës, në kundërshtim me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Sipas SPAK, dyshohet se paligjshmëritë për të cilat akuzohen kryebashkiaku i Tropojës, Rexhë Byberi dhe zëvendësi i tij, Abedin Kraja kanë të bëjnë me hapjen e rrugëve sipas projekteve të miratuara nga këshilli bashkiak.

Konkretisht, janë evidentuar punime në kundërshtim me ligjin dhe aketet nënligjore për rrugët “Stacioni i Anijes Palç- Guri i Lules” dhe “Qafë Murrizi –Qafë Agri”. SPAK sjpjegon se për kryerjen e punimeve në këto rrugë duhej të aplikohej në sistemin elektronik ‘e-leje’, pranë Bashkisë Tropojë, si institucion vendor që ka tagrin të shqyrtojë dhe miratojë lejen e ndërtimit të infrastrukturës, pasi të ketë verifikuar plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm tekniko-ligjor nga aplikuesi, për këto lloj punimesh. po ashtu, sillet në vëmendje se Bashkia Tropojë duhej të bashkëvepronte me institucionet e tjera kompetente për ndërtimin e rrugës, konkretisht me Agjencinë Kombëtare të Mjedisit, për nevojën e hartimit të Raportit të Vlerësimit të ndikimit në mjedis, të bashkëvepronte me ministrinë e linjës për impaktin e ndërtimit të rrugës së re dhe pasojat e këtyre punimeve të ndërtimit.

“Nga kryerja e aktit të ekspertimit ka rezultuar se hapja e rrugëve sipas projekteve të miratuara nga Këshilli Bashkiak është bërë në kundërshtim me aktet ligjore e nënligjore në fuqi duke sjellë një dëm prej 277. 611.520 (dyqind e shtatëdhjetë e shtatë milion e gjashtëqind e njëmbëdhjetë mijë e pesëqind e njëzet) Lekë”, citohet në njoftim.

Bazuar në këto rezultate të hetimit paraprak, SPAK ka kërkuar caktimin e masave të sigurimit personal “arrest në shtëpi” për dy të hetuarit Rexhe Byberi dhe Abedin Kraja, kërkesë që është pranuar nga gjykata respektive.

Rexhë Byberi u zgjodh kryetar i Bashkisë Tropojë fillimisht në zgjedhjet pa garë të vitit 2019. Më parë ai kishte qenë për 15 vjet kryetar i Komunës Margegaj për llogari të Partisë Demokratike, por si kryetar i Bashkisë Tropojë është zgjedhur nën siglën e Partisë Socialiste.

Etiketa: arrestBashkiKryesore1Tropoje

Lajme të lidhura

Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi
Aktualitet

Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

08:28 - 15/11/26
Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”
Aktualitet

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

08:12 - 15/11/26
Reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona, si parashikohet moti këtë të diel
KRYESORE

Reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona, si parashikohet moti këtë të diel

07:44 - 15/11/26
Para
Interpelanca për mbetjet toksike/ “Rama organizatori”, kryeministri i përgjigjet Bardhit: Nuk ka fakte

Interpelanca për mbetjet toksike/ “Rama organizatori”, kryeministri i përgjigjet Bardhit: Nuk ka fakte

Discussion about this post

TË FUNDIT

Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi
Aktualitet

Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

08:28 - 15/11/26

Sot nis edicioni i dhjetë i Maratonës së Tiranës, një prej aktiviteteve më të rëndësishme sportive në kryeqytet, ku do...

Lexo më shumë
Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

08:12 - 15/11/26
Reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona, si parashikohet moti këtë të diel

Reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona, si parashikohet moti këtë të diel

07:44 - 15/11/26
Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat

Horoskopi i së dielës, 15 nëntor 2026 – Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

07:40 - 15/11/26
“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!

“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!

23:20 - 14/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com