GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjokutaj e dinte se pagesa ishte bërë, por vazhdoi të merrte para

10:23 - 12/01/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Gjokutaj e dinte se pagesa ishte bërë, por vazhdoi të merrte para
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Arlind Gjokutaj, sekretari i arrestuar nga Prokuroria e Tiranës për shpërdorim detyre me një dëm prej 1.2 milionë euro që i është shkaktuar buxhetit të shtetit, ishte në dijeni të plotë se pagesa që shteti i detyrohej Ilir Thanës, për tërheqjen nga privatizimi i një godine shtetërore, ishte kryer 100%.

Në dosjen e prokurorisë thuhet se Thana kishte dijeni që paratë i ishin kaluar nga MF në vitin 2015 dhe i kishte tërhequr ato, por më pas ka rikërkuar para dhe i ka marrë, përmes një MEMO-je.

Kjo MEMO e përpiluar më 21 qershor 2022, tregon se Gjokutaj kishte dijeni se pagesa e detyrimit është kryer e plotë. Por pavarësisht kësaj, MEMO është vijuar me ekzekutimin për një vendim të ekzekutuar tashmë dhe në kundërshtim me ligjin duke i sjellë një dëm të konsiderueshëm buxhetit të shtetit.

PJESE NGA DOSJA HETIMORE:

Personi nën hetim Ilir Thana rezulton se ka vjedhur shuma të konsiderueshme parash. Thana kishte dijeni se ekzekutimi i vendimit gjyqësor është bërë i plotë nga Ministria e Financave në vitin 2015 dhe ka tërhequr këtë shumë në të njëjtën ditë që shuma është derdhur në llogarinë e tij.

Thana rezulton se më 2 dhjetor 2005 ka shitur të njëjtin objekt për të cilin më tej ka kërkuar vënien në ekzekutim dhe është bërë vlerësimi në rreth 150.000.000 lekë.

Organi procedues konstaton se funksionarë të Ministrisë së Financave kanë shpërdoruar detyrën pasi kanë bërë të mundur kalimin deri në këtë moment të shumës prej 48.118.366 lekë në llogarinë e Ilir Thana dhe Shpresa Prifti.

Në vitin 2015 nga ana e përmbaruesit gjyqësor Suela Ndreca i është kërkuar Ministrisë së Financave vënia në ekzekutim e vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë me nr.16 datë 14.07.2000.

Në vitin 2015 nga ana e përmbaruesit gjyqësor Suela Ndreca i është kërkuar Ministrisë së Financave vënia në ekzekutim e vendimit të gjykatës së Apelit Tiranë me nr.16 datë 14.07.2000.

Ministria e Financave ka mbajtur korrespodencë me INSTAT lidhur me evidentimin e koeficentëve të rivlerësimit lidhur me indeksimin e vlerës së parasë (LEK) për periudhën 1992-2015 dhe INSTAT ka kthyer përgjigje duke u bërë dhe përllogaritja e plotë që ka çuar në pagesën dhe ekzekutimin vullnetar të detyrimit nga Ministria e Financave në llogarinë e personit nën hetim Ilir Thana.

Nga aktet rezulton se nga ana e Ministrisë së Financave është arsyetuar drejt në vitin 2015 lidhur me dispozitivin e vendimit të gjykatës dhe kuptimin e termit të indeksimit të parasë për të bërë pagesën për personin nën hetim Ilir Thana.

Kjo rezulton nga MEMO nr.904 datë 02.02.2015 dhe MEMO nr.904/2, datë 2801.2015.

Më datë 21.06.2022 në Ministrinë e Financave përpilohet MEMO me nr.11813 lidhur me depozitimin e urdhrit për vendosjen e sekuestros konservative mbi detyrimet që personat e tretë kanë ndaj debitorit të përmbaruesit privat Besnik Bajraktari.

Kjo MEMO rezulton se është drejtuar shtetases Roza Naumi me detyrë drejtore e Financës dhe Buxhetit, Drejtorit të Mirëadministrimit të burimeve njerëzore dhe Shërbimeve, Shqipe Nushi e sektorit të ankesave administrative dhe Gjyqësore dhe konceptuar nga Ornela Braçe si specialiste.

Sipas akteve bashkëlidhur kësa MEMO, rezulton dhe provohet tërësisht se personit nën hetim Ilir Thana në vitin 2005 edhe pse në kundërshtim me ligjin dhe pa qenë pronar ka shitur objektin magazinë shtetasit Koço Xhani.
…Sipas akteve bashkëlidhur kësaj MEMO, rezulton dhe provohet tërësisht se personi nën hetim Ilir Thana në vitin 2005 edhe pse në kundërshtim me ligjin dhe pa qenë pronar ka shitur objektin magazinë shtetasit Koço Xhani.

Në këto rrethana Ministria e Financave ka pasur dijeni minimalisht se objekti ishte shitur nga Ilir Thana dhe se nuk duhet të pranonin dhe të ekzekutonin një kërkesë të përmbaruesit gjyqësor që kishte vlerësuar një objekt dhe një truall në vlerën e rreth 82.000.000 lekë.

Në MEMON nr.16935, datë 14.09.2022 të konceptuar nga Alma Veterniku, drejtuar Arlind Gjokutës, me detyrë sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, miratuar nga Roza Naumi, drejtore e drejtorisë së buxhetit dhe menaxhimit financiar dhe konceptuar nga Alma Veterniku, përgjegjëse e sektorit të kontabilitetit dhe financës.

Sipas kësaj MEMO, sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave është vënë në dijeni se pagesa e detyrimit është kryer e plotë. Pavarësisht kësaj MEMO është vijuar me ekzekutimin për një vendim të ekzekutuar tashmë dhe në kundërshtim me ligjin duke i sjellë një dëm të konsiderueshëm buxhetit të shtetit. Organi procedues në kushtet kur ka vendosur sekuestrimin e llogarive bankare të shtetases Shpresa Prifti (motra e Ilir Thanës) dhe llogarisë qëllimore të përmbaruesit të kontraktuar nga Ilir Thana si dhe kryer një sërë veprimesh të tjera hetimore të hapura, të cilat dyshohet se kanë informuar personin nën hetim, si dhe nisur nga fakti se personi nën hetim ka tërhequr për një kohë të shkurtër rreth 23.000.000 lekë të vjedhura nga buxheti i shtetit, çmon se ka rrezik të ikjes së këtij personi.

Arrestimi i Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj u bë dje nga Prokuroria e Tiranës që e akuzon zyrtarin për shpërdorim detyre. Në pranga janë edhe përmbaruesi Alban Ruli dhe drejtori Juridik i institucionit, Fatmir Hoxhaj. Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë firmosur shkresa për ti kaluar 1.2 milionë euro shtetasit Ilir Thana, i cili u trajtua si ish-pronar, edhe pse nuk e gëzonte titullin. Ilir Thana mori vetëm 400 mijë euro deri në momentin e arrestimit, ndërsa ryshfeti për zyrtarët ishte 82 milionë lekë.

Etiketa: BurgfinancaGjokutajMinistripagesapara

Lajme të lidhura

Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim
Aktualitet

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Vrasja e Santiago Malkos, Apeli konfirmon dënimin për Blendi Tetën
Aktualitet

Vrasja e Santiago Malkos/ Gjykata e Lartë prish vendimin, kthen për rigjykim Ilir Selmanin dhe Elvis Gaçaj

10:27 - 05/12/25
Para
U raportua si aksidentale, zbardhet tentativa për vrasje në Devoll

U raportua si aksidentale, zbardhet tentativa për vrasje në Devoll

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X
Botë

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25

Një ndërprerje e re dhe e përhapur në Cloudflare ka shkaktuar ndërprerje serioze në internet, duke rrëzuar përkohësisht shumë faqe...

Lexo më shumë
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com