GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Gjonaj nga Kuvendi: Qeveria është gati për ndryshimin e ligjit për OJF-të, rrit transparencën

11:14 - 24/06/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjonaj nga Kuvendi: Qeveria është gati për ndryshimin e ligjit për OJF-të, rrit transparencën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj prezantoi në Kuvend projektligjin për regjistrimin e organizatave jo fitimprurëse në Shqipëri. Gjonaj deklaroi se do të shmangen burokracitë veçanërisht për ata që jetojnë jashtë Tirane dhe detyroheshin të vinin në kryeqytet.

Pikë kyçe e këtij projektligji është rritja e transparencës së këtij sektori që sipas ministres heq rrezikun që mund të ketë në të ardhmen për pastrimin e parave. Ajo shpjegoi se kjo do të bëhet duke vendosur detyrime për regjistrimin e të dhënave, që është edhe kusht i Moneyval për Shqipërinë.

“Me ndihmën e BE në korrik të vitit 2019, këshilli i ministrave miratoi udhërfyesin për një mjedis për shoqërinë civile për krijimin e një kuadri ligjor. Një nga masat kryesore që kishim parashikuar u realizua. Besoj se kemi bërë më të mirën dhe sot ndihem mirë që do prezantoj një projektligj që lehtëson procedurat për shoqërinë civile.

Jemi përpjekur dhe ia kemi dalë të jemi gjithëpërfshirës në hartimin e këtij draft. Mbi 70% e komenteve dhe sugjerimeve janë reflektuar në përmbajtjen e tij dhe kjo ka sjellë një rritje të ndjeshme të përmbajtjes së këtij projektligji. Kushdo që ka punuar edhe një ditë në këtë fushë e di vështirësinë që ka regjistrimi i një organizate.

 Ne rrisim transparencën e këtij sektori dhe heqim një rrezik që mund të ketë në të ardhmen për pastrimin e parave. Vendosen detyrime për regjistrim të të dhënave që janë të nevojshme për transparencën e këtij sektori. Çdo vendim duhet tët merrej nga Gjykata e Tiranës në lidhje me kryerjen e veprimeve në regjistrin e organizatave jo fitimprurëse. Tashmë do I kalojnë kancelarit të Tiranës.

Të nderuar deputetë miratimi i këtij projektligj do sjellë ndryshim rrënjësor sa i takon transparencës dhe lehtësimit të procedurave. Për gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë përmbushen edhe një nga rekomandimet e Moneyval për transparencë”, deklaroi ministrja. 

Etiketa: Etilda GjonajkuvendligjOJF

Lajme të lidhura

Riktheu çadrat para Kryeministrisë, nisin hetimet ndaj Adriatik Lapajt
Breaking Views

Riktheu çadrat para Kryeministrisë, nisin hetimet ndaj Adriatik Lapajt

09:55 - 08/03/26
Si do të zhvatën pronat e himariotëve në shërbim të oligarkëve të Tiranës! Plani malinj pas Himara Invest shpk, Vangjel Tavo bunkerizon bashkinë
Lajme

Si do të zhvatën pronat e himariotëve në shërbim të oligarkëve të Tiranës! Plani malinj pas Himara Invest shpk, Vangjel Tavo bunkerizon bashkinë

21:05 - 07/03/26
Mile, besniku i fundit i Ballukut që nuk votoi shkarkimin e saj, ndryshe nga Zeqineja…..
Lajme

Mile, besniku i fundit i Ballukut që nuk votoi shkarkimin e saj, ndryshe nga Zeqineja…..

20:54 - 07/03/26
Para
Rama: Shkon në 900 mijë numri i qytetarëve të vaksinuar për koronavirusin në vend

Pfizer informon se vaksina është 90% efektive kundër variantit Delta

TË FUNDIT

Aksidenti i frikshëm, makinat të bëra ‘copë’, identifikohet shoferja që humbi jetën në Levan-Tepelenë
Aktualitet

Aksidenti i frikshëm, makinat të bëra ‘copë’, identifikohet shoferja që humbi jetën në Levan-Tepelenë

11:05 - 08/03/26

Zbulohet identiteti i viktimës në aksidentin tragjik që ndodhi sot në kryqëzimin Varibop–Levan-Tepelenë. Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, por...

Lexo më shumë
Riktheu çadrat para Kryeministrisë, nisin hetimet ndaj Adriatik Lapajt

Riktheu çadrat para Kryeministrisë, nisin hetimet ndaj Adriatik Lapajt

09:55 - 08/03/26
I dënuar me 15 vite burg për prostitucion në Itali, arrestohet në Belsh burri me dy identitete

I dënuar me 15 vite burg për prostitucion në Itali, arrestohet në Belsh burri me dy identitete

09:30 - 08/03/26
Zjarri shkrumbon makinën në Korçë, nis hetimi për ngjarjen

Zjarri shkrumbon makinën në Korçë, nis hetimi për ngjarjen

09:20 - 08/03/26
Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm

Sot 8 Marsi, si ndryshoi kuptimi: Nga ditë e revoltës ndaj sistemit, në festë me lule dhe feminizëm

09:02 - 08/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com