Sot zhvillohet seanca e parë në themel e gjyqit ndaj kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj.
Gazetarja Klodiana Lala raporton se seanca do të mbahet në orën 9:30. Kryesuese do të jetë gjyqtarja Ëngjëllushe Tahiri, ndërsa dy relatoret do të jenë Alma Kodraliu dhe Rudina Palloj.
Më 9 shkurt, Gjykata e Posaçme kaloi për gjykim çështjen e Veliajt dhe 28 personave të tjerë që janë pjesë e dosjes.
Prej më shumë se një viti, Veliaj ndodhet në qelitë e Burgut të Durrësit pasi SPAK-u ka provuar 13 akuza për 5 vepra të rënda penale.
gijotina.com/










Discussion about this post