GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Gjykata e Lartë do të vendosë mbi pretendimet për imunitetin e Trump

08:02 - 29/02/24
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Skemë shumëvjeçare për të mashtruar”, Gjykata gjobit me 364 mln USD, Trump-in
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Lartë ra dakord të mërkurën që të marrë në shqyrtim çështjen nëse ish Presidenti Trump mund të ndiqet penalisht lidhur me akuzat për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2020. Gjykata tha se një vendim mund të merret së shpejti.

Vendimi parashikon ngrirjen e procesit të një gjyqi të përqendruar në përpjekjet e zotit Trump për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, ku fitoi demokrati Joe Biden. Gjykata e Lartë do të dëgjojë argumentet në fund të prillit ndërsa pritet që vendimi të merret deri në fund të qershorit.

Në një deklaratë të panënshkruar të Gjykatës së Lartë thuhet se organi më i lartë juridik në Shtetet e Bashkuara do të shqyrtojë se, “nëse, dhe në qoftë se po, deri në çfarë mase gëzon imunitet presidencial nga ndjekja penale një ish president, për veprime që supozohet se përfshinin akte zyrtare gjatë mandatit në Shtëpinë e Bardhë”.

Gjykata e Lartë ka mbajtur qëndrimin se presidentët gëzojnë imunitet nga ndjekja civile lidhur me vendimet e marra gjatë kohës në detyrë. Avokatët e zotit Trump kanë argumentuar për muaj të tërë se kjo mbrojtje duhet të shtrihet edhe për rastet e ndjekjeve penale.

Gjykatat më të ulëta kanë hedhur poshtë pretendimet e zotit Trump se ish presidentët gëzojnë imunitet absolut për veprimet që merren dhe kanë të bëjnë me postin zyrtar.

Në fillim të shkurtit, një gjykatë apeli në kryeqytetin amerikan vendosi se gjyqtarja Tanya Chutkan, e cila do të drejtojë gjyqin për ndërhyrje në zgjedhje, mori një vendim të drejtë për vazhdimin e çështjes dhe se zoti Trump mund të ndiqet penalisht për veprime të marra gjatë mandatit në Shtëpinë e Bardhë dhe në prag të 6 janarit të vitit 2021, kur një turmë mbështetësish të zotit Trump sulmuan ndërtesën e Kongresit.

Ky rast është i ndarë nga çështja tjetër që po shqyrton Gjykata e Lartë lidhur me apelin e zotit Trump që emri i tij të përfshihet në fletën e votimeve të nëntorit për president, pavarësisht përpjekjeve për ta përjashtuar atë lidhur me veprimet e tij pas humbjes së zgjedhjeve të vitit 2020.

Gjatë paraqitjes së argumenteve më 8 shkurt, gjykata dukej se kishte gjasa të mbante anën e zotit Trump. Vendimi mund të pritet së shpejti.

Në muajin prill, Gjykata e Lartë do të dëgjojë argumentet e një prej më shumë se 1200 individëve të akuzuar për trazirat në ndërtesën e Kongresit në janar të vitit 2021. Rasti mund të çojë në hedhjen poshtë të një akuze që prokurorët kanë ngritur kundër më shumë se 300 individëve, përfshirë zotin Trump.

Çështja për ndërhyrje në zgjedhje, që po ndiqet nga prokurori i posaçëm Jack Smith, është një nga katër rastet me të cilat përballet zoti Trump ndërsa kandidon për të rimarrë Shtëpinë e Bardhë.

Gjyqi në Nju Jork, nën akuzat se ka paguar aktoren e filmave pornografikë Stormy Danaiels, për të siguruar heshtjen e saj, është planifikuar të fillojë më 25 mars.

Ndaj zotit Trump është ngritur padi edhe në Florida, nën akuzat federale se ka mbajtur në mënyrë të paligjshme dokumente të klasifikuara në rezidencën e tij Mar-a-Lago, një rast po ashtu që po hetohet nga zoti Smith. Gjykimi i çështjes pritet të fillojë në muajin maj.

Zoti Trump është paditur gjithashtu në shtetin e Xhorxhias nën akuza për manipulime me qëllim përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 në atë shtet. Ai i ka hedhur poshtë akuzat.

Etiketa: GjykataTrump

Lajme të lidhura

Luftimet mes Izraelit dhe Hezbollahut në Liban, 4 viktima dhe mbi 50 të plagosur në 24 orët e fundit
Botë

Luftimet mes Izraelit dhe Hezbollahut në Liban, 4 viktima dhe mbi 50 të plagosur në 24 orët e fundit

09:58 - 28/04/26
‘Washington Post’: Siguria presidenciale amerikane në pikëpyetje, pas sulmit në galanë e Trumpit
Botë

‘Washington Post’: Siguria presidenciale amerikane në pikëpyetje, pas sulmit në galanë e Trumpit

15:31 - 27/04/26
Telashe për One Albania! Magyar bllokon 16 miliardë euro për 4iG; mediat hungareze flasin për faliment
Aktualitet

Telashe për One Albania! Magyar bllokon 16 miliardë euro për 4iG; mediat hungareze flasin për faliment

15:07 - 27/04/26
Para
Samiti i Ballkanit Perëndimor, Rama: Mbështetje për vendet e rajonit

Samiti i Ballkanit Perëndimor, Rama: Mbështetje për vendet e rajonit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mediat zbardhin ngjarjen në Greqi, shqiptari 42-vjeç u qëllua në kokë teksa punonte
Aktualitet

Mediat zbardhin ngjarjen në Greqi, shqiptari 42-vjeç u qëllua në kokë teksa punonte

18:55 - 28/04/26

Një 42-vjeçar emigrant shqiptar në Greqi, është gjetur i vdekur në një stallë në Mesinia, në një ngjarje që dyshohet...

Lexo më shumë
Ekzekutohet shqiptari në Kalamata, në kërkim pronari grek i biznesit

Ekzekutohet shqiptari në Kalamata, në kërkim pronari grek i biznesit

18:08 - 28/04/26
Ngërçi për Presidentin në Kosovë/ Kurti: LDK të sjellë 15 nënshkrimet dhe kandidati i tyre të përballet me kandidaten tonë

Ngërçi për Presidentin në Kosovë/ Kurti: LDK të sjellë 15 nënshkrimet dhe kandidati i tyre të përballet me kandidaten tonë

17:41 - 28/04/26
Mandati i kryebashkiakut të Kuçovës në udhëkryq, Gjykata e Lartë tërhiqet, “topi” kalon te KQZ

Mandati i kryebashkiakut të Kuçovës në udhëkryq, Gjykata e Lartë tërhiqet, “topi” kalon te KQZ

16:30 - 28/04/26
Mjeti me qira bllokoi rrugën/ Policia e Lezhës gjen provat makinat me të cilat u ekzekutua çifti Mujeci

Mjeti me qira bllokoi rrugën/ Policia e Lezhës gjen provat makinat me të cilat u ekzekutua çifti Mujeci

16:00 - 28/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com