GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Presidentit për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës

14:22 - 09/10/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Presidentit për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata Kushtetuese pezullon dekretin e Presidentit për zgjedhjet parlamentare të 9 nëntorit.

“Gjykata Kushtetuese vendosi njezëri të kalojë çështjen me kërkues Erjon Veliaj në seancë plenare publike në datë 31 Tetor 2025 dhe të pezullojë Dekretin e Presidentit për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve në Bashkinë Tiranë”, njofton Kushtetuesja.

Më 2 Tetor, avokatët e Veliajt depozituan në Kushtetuese një ankim ndaj dekretit të Presidentit të Republikës, që shpalli vakancën në Bashkinë e Tiranës dhe vendosi datën e zgjedhjeve të pjesshme.

Me vendimin e Kushtetueses, do të thotë që zgjedhjet e pjesshme nuk do të zhvillohen.

Kujtojmë se kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi ka deklaruar në media se nëse ndodh që Gjykata Kushtetuese do të kthejë dekretin, zgjedhjet nuk do të zhvillohen.

Në kërkesën e tij, Veliaj e cilësonte dekretin “antikushtetues” dhe theksonte se mandati i kryetarit të bashkisë “nuk është personal, por përfaqëson sovranitetin e qytetarëve të Tiranës”.

Nga ana tjetër, Presidenti Bajram Begaj, në një intervistë televizive, u përpoq të justifikonte dekretin e tij, duke thënë se ai ishte “frut i një analize të mirëfilltë juridike”.

Sipas tij, shkarkimi i Veliajt nga Këshilli i Ministrave, me propozim të Këshillit Bashkiak, ishte bazuar në nenin 62 të ligjit për qeverisjen vendore që lidhet me mungesën në detyrë për tre muaj dhe jo në nenin 115 të Kushtetutës, që parashikon rastet e shkeljeve të rënda.

Megjithatë, duket se argumentet e “analizuara” të kreut të shtetit nuk bindën as Gjykatën Kushtetuese, e cila vendosi pezullimin e dekretit. Pavarësisht se kjo gjykatë është perceptuar shpesh si nën kontrollin e mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama, kësaj here ajo nuk arriti të mbulojë shkeljet ligjore dhe procedurale që shoqëruan vendimin presidencial.

 

Etiketa: Kryesore1kushtetuesePresidentZgjedhje

Lajme të lidhura

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet
Breaking Views

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet

20:30 - 03/04/26
Para
Aksidenti me vdekje në Durrës/ 16-vjeçari mori makinën me qera nga kushëriri

Skandaloze! Polici “ruan rendin” duke parë filma +18 në orar të punës (Video)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com