GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Masa e arrestit, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën për Berishën

16:04 - 20/12/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Çfarë pritet të ndodhë pas kërkesës së SPAK për arrestimin e Berishës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e deputetëve të PD-së që kërkonin një interpretim të nenit 73 të Kushtetutës mbi kompetencat e SPAK në raport me kufizimin e lëvizjes së deputetëve, ose masat e sigurisë ndaj tyre.

Vendimi i Kushtetueses ka ardhur një ditë para se Kuvendi të miratojë ose jo në seancë plenare autorizimin që i jep të drejtë SPAK-ut të vendosë arrest me burg ose shtëpie ndaj kreut demokrat Sali Berisha, i cili po hetohet me akuzën e korrupsionit, lidhur me procedurat e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

Sipas Gjykatës Kushtetuese, kërkesa e depozituar nga deputetët e opozitës nuk plotëson kriteret.

“Mbledhja e Gjyqtarëve vendosi mos kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare, ndaj pretendimet e kërkuesit dhe kërkesa për pezullimin e masave të sigurimit nuk mund të shqyrtohen në themelin e tyre”, thuhet midis të tjerash në vendim.

Rreth 30 deputetë të opozitës kërkuan nga Gjykata Kushtetuese të interpretojë kompetencat e SPAK dhe të Kuvendit në rastet kur kufizohen të drejtat e një deputeti. Gjithë debati lindi pasi SPAK caktoi dy masa ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha, detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë shtetit, të cilat u konsideruan si anti-Kushtetuese nga Berisha, pasi më parë SPAK nuk kishte marrë autorizim nga Kuvendi.

Në kërkesën drejtuar Gjykatës Kushtetuese, demokratët kërkonin të zgjidhnin konfliktin e kompetencave ligjore mes SPAK dhe Kuvendit, “për sa i përket heqjes ose kufizimit të lirisë ndaj një Deputeti, në të gjitha format, kur këto kufizime të lirisë kryhen nga pushteti gjyqësor pa pyetur, pa kërkuar e pa marrë paraprakisht autorizimin e shprehur të Kuvendit”.

Po ashtu, në padi thuhet se duhet të shpallen të papajtueshme me kushtetutën masat e marra nga SPAK për Berishën, në lidhje me privatizimin e kompleksit “Partizani”, pasi nuk ishte marrë më herët autorizimi nga Kuvendi. Deputetët demokratë kërkuan gjithashtu pezullimin e të gjitha masave të marra ndaj Berishës, derisa të shprehet Gjykata Kushtetuese.

Prokuroria e Posaçme i kërkoi më 12 dhjetor, Kuvendit autorizimin për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj Sali Berishës në atë të “arrestit në shtëpi”, pasi ish-kryeministri nuk zbatoi vendimin e detyrimit me paraqitje.

Njoftimi nga Kushtetuesja

Vendimi :

Mbledhja e Giyqtareve, e mbledhur sot, ne daten 20 dhjetor 2023, bazuar ne nenin 54, pika 3 te ligit mr. 8877/2000 te ndryshuar, me shumice votash, vleresoi se kerkesa nuk ploteson kriteret ligiore paraprake pör pranimin e saj per shqyrtim ne seancë plenare, per këto arsye:

neni 124 i Kushtetutes parashikon se Gjykata zgjidh mosmarreveshjet kushtetuese dhe ben interpretimin perfundimtar te saj.

Kurse bazuar ne nenin 131, pika 1, shkronja “g”, te Kushtetutes, Giykata vendos per mosmarreveshjet e kompetences ndermjet pushteteve, e cila ne rastin konkret pretendohet se është midis Kuvendit nga njëra anë dhe SPAK dhe GJKKO nga ana tjetër.

Kushtetuta ka mirepercaktuar rastet kur grupeve te deputeteve, u jane njohur te drejta si entitete dhe ne kete drejtim, nje e pesta e deputeteve dhe Kuvendi jane subjekte kushtetuese te ndryshme që nuk mund te barazohen me njeri – tjetrin.

Per rrjedhoje, kerkuesi, grupi i deputeteve nuk legitimohet t’i drejtohet Gjykates pasi referuar mosmarreveshjes se pretenduar te kompetencave, ai nuk ështe subjekt ne konflikt, pra nuk rezulton t’i jete marre ndonje kompetence apo te jete cenuar drejtperdrejt ne ndonje kompetence. Grupi i nje te pestes se deputeteve, pavaresisht se eshte pjese e ushtrimit te veprimtarise legjislative te Kuvendit, nuk nënkupton qe ai eshte subjekti kushtetues per te cilin ben fjale neni 73, pika 2, i Kushtetutes, pra ai nuk mund te veproje ne emer dhe me tagrat e Kuvendit.

Etiketa: berishaKryesore1kushtetueseSpak

Lajme të lidhura

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti
Aktualitet

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti

18:55 - 20/02/26
Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit
Aktualitet

Dyshohet se i ngacmoi gruan, zbardhet motivi i sulmit me thikë ndaj Egli Pashollarit

18:23 - 20/02/26
Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin
Aktualitet

Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin

16:30 - 20/02/26
Para
Me shpejtësi, makina del nga rruga dhe përfundon në…

Me shpejtësi, makina del nga rruga dhe përfundon në...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com