GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Gjykata Kushtetuese shtyn për vitin e ardhshëm shqyrtimin e kërkesës së Sali Berishës

17:10 - 24/12/24
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjykata Kushtetuese shtyn për vitin e ardhshëm shqyrtimin e kërkesës së Sali Berishës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë për në janar shqyrtimin e kërkesës së ish kryeministrit Sali Berisha, për vlerësimin e masës ‘arrest në shtëpi’.

Seanca ishte planifikuar për në datën 27 dhjetor, por për arsye objektive Gjykata do të zhvillojë më 17 janar.

Kujtojmë se me datë 21 nentor, Gjykata Kushtetuese interpretoi masat e sigurisë “detyrim paraqitjeje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” nuk pengojnë punën e deputetit dhe mund të vendosen pa autorizim nga Kuvendi, duke rrëzuar pretendimet e ish-kryeministrit Sali Berisha se SPAK kishte shkelur Kushtetutën.

“Për rrjedhojë, gjykata njëzëri arriti në përfundimin se në rastin konkret, kjo masë nuk përbën kufizim të lirisë personale dhe, për pasojë nuk nevojitet autorizimi nga Kuvendi për zbatimin e saj ndaj deputetit,” thuhet në njoftim. Gjykata arsyetoi se mbrojtja nga imuniteti nuk shtrihej mbi këto dy masa të parashikuara.

“Për pasojë, kërkuesi në cilësinë e deputetit nuk gëzon mbrojtje të veçantë në këtë aspekt, ndaj Gjykata me shumicë votash vlerësoi se kërkimi i autorizimit të Kuvendit nga Prokuroria për këtë masë nuk ishte i nevojshëm,” thuhet në njoftim.

Gjykata Kushtetuese e interpretoi shprehjen “heqje e lirisë në çfarëdolloj forme” bazuar edhe në frymën e amendamentit kushtetues të vitit 2012, i cili synonte reduktim sa më të madh të imunitetit procedural të deputetëve. Sipas vendimit, neni 73/2 duhet të interpretohet ngushtësisht si një avantazh i përkohshëm procedural që e gëzojnë deputetët në funksion të mirëfunksionimit të Kuvendit në tërësinë e tij dhe jo si privilegj i deputetëve si individë.

Kushtetuesja po ashtu rrëzoi pretendimet e ngritura nga Berisha për anësinë e Gjykatës së Posaçme në vendimet e masës së sigurisë. Megjithatë, ajo pranoi pretendimin se bllokimi i pasaportës ishte joproporcional dhe se në rastin e Berishës, masa “detyrim paraqitje” ishte e mjaftueshme.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj shpjegoi se gjykatës i kishte mbërritur pak ditë më parë një kërkesë për vlerësimin e masës “arrest shtëpie” ndaj Berishës, po kjo nuk ishte shqyrtuar në këtë vendimmarrje. Zaçaj shpjegoi se mbledhja zgjati 7 orë dhe se pjesë të vendimit janë unanime e pjesë të tjera me shumicë.

Berisha ka kërkuar në Gjykatë Kushtetuese të shqyrtohet procedura e ndjekur në vendosjen e masës së sigurimit ndaj tij, prej Gjykatës së Posaçme pa marrë miratim nga Kuvendi. Masa e sigurisë është lënë në fuqi në të tre shkallët e gjyqësorit.

Berisha ndodhet në hetim prej tetorit të vitit të kaluar për akuzën e korrupsionit pasiv, kohë kur u vendos masa e sigurimit “detyrim paraqitje” dhe “bllokim pasaporte”. Masa e tij u rëndua në “arrest shtëpie” pasi ish-kryeministri Berisha refuzoi të zbatonte vendimin e gjykatës, por më 27 nëntor u la i lirë me vendim të GJKKO.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Ideja e Ramës për 100 deputetë, Dashamir Shehi: I duhet një narrativë e re pas skandaleve
Breaking Views

Ideja e Ramës për 100 deputetë, Dashamir Shehi: I duhet një narrativë e re pas skandaleve

22:21 - 16/01/26
“Bashkimi i opozitës dhe rotacion” – Salianji takim me strukturat e PD në Lezhë
Breaking Views

“Bashkimi i opozitës dhe rotacion” – Salianji takim me strukturat e PD në Lezhë

21:23 - 16/01/26
“Nuk jemi në pikën më të lartë”, Rama zbulon rënien e PS-së në sondazhe
Breaking Views

“Nuk jemi në pikën më të lartë”, Rama zbulon rënien e PS-së në sondazhe

21:17 - 16/01/26
Para
Pakti PS-PD për listat/ Kushtetuesja rrëzon ankimimin e partive të vogla për Kodin Zgjedhor

Pakti PS-PD për listat/ Kushtetuesja rrëzon ankimimin e partive të vogla për Kodin Zgjedhor

Discussion about this post

TË FUNDIT

Operacioni i SPAK/ Ç’po ndodh në zonën e “Myslym Shyrit”? Në terren edhe drejtori i BKH-së Jon Keta
Aktualitet

Operacioni i SPAK/ Ç’po ndodh në zonën e “Myslym Shyrit”? Në terren edhe drejtori i BKH-së Jon Keta

23:02 - 16/01/26

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe Policinë...

Lexo më shumë
Pronat e kreut spanjoll të një skeme piramidale, mbi 23 hektarë tokë në Dhërmi, makina dhe llogari bankare

Pronat e kreut spanjoll të një skeme piramidale, mbi 23 hektarë tokë në Dhërmi, makina dhe llogari bankare

22:46 - 16/01/26
Ideja e Ramës për 100 deputetë, Dashamir Shehi: I duhet një narrativë e re pas skandaleve

Ideja e Ramës për 100 deputetë, Dashamir Shehi: I duhet një narrativë e re pas skandaleve

22:21 - 16/01/26
“Bashkimi i opozitës dhe rotacion” – Salianji takim me strukturat e PD në Lezhë

“Bashkimi i opozitës dhe rotacion” – Salianji takim me strukturat e PD në Lezhë

21:23 - 16/01/26
“Nuk jemi në pikën më të lartë”, Rama zbulon rënien e PS-së në sondazhe

“Nuk jemi në pikën më të lartë”, Rama zbulon rënien e PS-së në sondazhe

21:17 - 16/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com