Gjykata Kushtetuese vendosi të mos kalojë në seancë kërkesën e Arben Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, të cilët kundërshtuan kontrollin e banesës nga BKH gjatë marsit 2023.
GJK vendosi se nuk kishte shkelje të të drejtave të subjekteve.
Vendimi:
Vlerësimi i Mbledhjes së Gjyqtarëve
A. Për legjitimimin e kërkuesve
- Çështja e legjitimimit (locusstandi) është një ndër aspektet kryesore që lidhet me nisjen e një procesi kushtetues. Sipas neneve 131, pika 1, shkronja “f” dhe 134, pikat 1, shkronja “i” dhe 2, të Kushtetutës, si dhe nenit 71 të ligjit nr. 8577/2000, çdo individ, person fizik ose
juridik, subjekt i së drejtës private dhe publike, mund të vërë në lëvizje Gjykatën për gjykimin përfundimtar të ankesave kundër çdo akti të pushtetit publik ose vendimi gjyqësor që cenon të drejtat dhe liritë themelore të garantuara në Kushtetutë. Ankimi kushtetues individual, në çdo rast, duhet të plotësojë kriteret e nenit 71/a të ligjit nr. 8577/2000, që lidhen me shterimin e mjeteve juridike efektive, afatin e paraqitjes së kërkesës, pasojat negative të pësuara në mënyrë të drejtpërdrejtë e reale, mundësinë për rivendosjen e së drejtës së shkelur, si dhe rregullimet e veçanta ligjore të shqyrtimit paraprak të kërkesës.
11. Kriteret për pranueshmërinë e ankimit kushtetues individual janë të natyrës
kumulative, në kuptimin që ato duhet të plotësohen njëkohësisht. Për pasojë, mjaftonmosplotësimi i njërit prej tyre që kërkuesi të mos legjitimohet për vënien në lëvizje të gjykimit kushtetues. - Mbledhja e Gjyqtarëve vëren se sipas nenit 131, pika 1, shkronja “f”, të Kushtetutës, si dhe nenit 71/a të ligjit nr. 8577/2000, në lidhje me legjitimimin rationemateriae të kërkuesit, kontrolli kushtetues ndaj vendimeve gjyqësore është i kufizuar vetëm në funksion të mbrojtjes së
të drejtave dhe lirive themelore të garantuara në Kushtetutë, kur pasojat negative janë të drejtpërdrejta dhe reale për kërkuesin dhe kur shqyrtimi i çështjes mund të rivendosë të drejtën kushtetuese të shkelur. - Kërkuesit, në thelb të ankimit të tyre kushtetues, kanë pretenduar se u është cenuar e drejta për proces të rregullt ligjor në aspektet e të drejtave tëaksesit në gjykatë dhe të ankimit efektiv, të garantuara nga nenet42 dhe 43 të Kushtetutës dhe neni 13 i KEDNJ-së. Sipas tyre,
vendimi për lejimin e kontrolleve është dhënë në gjykatën e shkallës së parëbazuar vetëm në kërkesën e prokurorit dhe gjykatat nëinterpretim të ligjit kanë nxjerrë përfundimin se vendimi i dhënëështë i paankimueshëm. Për rrjedhojë, atyre iu është kufizuar në mënyrëjoproporcionale e drejta e kundërshtimit të kontrolleve në gjykatë dhe e drejta e ankimit në një gjykatë më të lartë.
Mbledhja e Gjyqtarëve çmon se këto pretendime prima facie hyjnë në juridiksionin e Gjykatës, prandaj në vijim do të analizojë pretendimet në këndvështrim tësë drejtës sëaksesit në gjykatë të lidhur me të drejtën e ankimit. - Neni 42 i Kushtetutës parashikon se kushdo, për mbrojtjen e të drejtave, lirive dhe interesave të tij kushtetues dhe ligjorë, ka të drejtën e një gjykimi të drejtë dhe publik brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme e caktuar me ligj.
- Gjykata ka pohuar se e drejta e aksesit u garanton subjekteve të cenuara të drejtën t’i drejtohen një gjykate, e cila do t’i dëgjojë pretendimet e tyre dhe do të shpallë një vendim pas një gjykimi të drejtë dhe publik. Kjo e drejtë e individit nuk përfshin vetëm të drejtën për të vënë në lëvizje gjykatën, por edhe të drejtën për të pasur prej saj një zgjidhje përfundimtare për mosmarrëveshjen objekt gjykimi, pasi aksesi në gjykatë duhet të jetë substancial dhe jo thjesht formal. Në rast se mohohet kjo e drejtë procesi konsiderohet i parregullt, sepse aksesi në gjykatë është, para së gjithash, një kusht kryesor për të realizuar mbrojtjen e të drejtave të tjera të individit. Megjithatë, e drejta e aksesit mund të kufizohet kur bëhet fjalë për kushtet e pranueshmërisë së një ankimi (shih vendimet nr. 7, datë 21.02.2023; nr. 40, datë 22.12.2022; nr. 9, datë 07.02.2017 të Gjykatës Kushtetuese).
- Ndërsa neni 43 i Kushtetutës parashikon se kushdo ka të drejtë të ankohet kundër një vendimi gjyqësor në një gjykatë më të lartë, përveç rasteve kur parashikohet ndryshe në ligj, për kundërvajtje të lehta penale, për çështje civile ose administrative me rëndësi ose vlerë të vogël,
në përputhje me kushtet e parashikuara në nenin 17 të Kushtetutës, sipas të cilit kufizimi i të drejtave vendoset vetëm me ligj, për një interes publik dhe në përpjesëtim me gjendjen që e ka diktuar atë. Rastet dhe mjetet e ankimit ndaj vendimeve gjyqësore përcaktohen me ligj, pra është ligji ai që njeh, garanton dhe kufizon të drejtën e palës për të kundërshtuar një vendim të gjykatës më të ulët në një gjykatë më të lartë, duke mos e lënë këtë çështje në diskrecion të gjykatës (shih vendimin nr. 9, datë 23.02.2023 të Gjykatës Kushtetuese). - Rregullat e ankimit në procesin penal janë detajuar nëpjesën e dytë të KPP-së, Titulli
VIII, nenet 407 – 421. Kështu në nenin 407 parashikohet se ligji cakton rastet në të cilat
vendimet dhe urdhrat e gjykatës mund të ankimohen, si dhe mjetin e ankimit (pika 1); ankimi i
urdhrave të gjykatës, kur nuk parashikohet ndryshe nga ligji, mund të bëhet vetëm me ankimin
kundër vendimit (pika 2); mjetet e ankimit janë: apeli, rekursi në Gjykatën e Lartë dhe kërkesa
për rishikim (pika 3); e drejta e ankimit i takon vetëm atij që ligji ia njeh shprehimisht. Kur ligji
nuk bën dallim ndërmjet palëve, kjo e drejtë i takon secilës prej tyre (pika 4). Neni 420, po aty ka
parashikuar shkaqet e mospranimit të ankimit, një prej të cilave është rasti kur vendimi është i
paankimueshëm (pika 1, shkronja “b”). Ndërsa neni 202/a i KPP-së, që rregullon vendimin për
lejimin e kontrollit, ka parashikuar se gjykata merr vendim të arsyetuar në dhomën e këshillimit
brenda 24 orëve nga kërkesa e prokurorit për lejimin e kontrollit dhe se kundër vendimit që e
refuzon kërkesën mund të bëhet ankim i veçantë në gjykatën e apelit brenda 24 orëve, i cili
shqyrtohet prej kësaj të fundit brenda 48 orëve nga marrja e akteve (pika 3).
18. Duke iu kthyer çështjes në shqyrtim, Mbledhja e Gjyqtarëve vëren se kërkuesit kanë
kundërshtuar vendimet gjyqësore të dhëna nga GJKKO-ja e Apelit dhe Gjykata e Lartë, të cilat
kanë vendosur me radhë mospranimin e ankimit ndaj vendimit të GJKKO-së së Shkallës së Parë
që ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për kontrollin vetjak dhe të banesës. Në
ankimin kushtetues nuk rezulton që ata të kenë kundërshtuar vendimin e GJKKO-së së Shkallës
së Parë që ka lejuar kontrollin dhe as dispozitat e KPP-së që rregullojnë procedurën e kontrollit.
Me fjalë të tjera, kërkuesit nuk kanë kundërshtuar per se kontrollin e banesës, paprekshmëria e së
cilës garantohet nga neni 37 i Kushtetutës dhe as kontrollin personal, por kanë zgjedhur të
kundërshtojnëvendimet gjyqësore që nuk kanë pranuar ankimet e tyre (apelin dhe rekursin).
19. Mbledhja e Gjyqtarëve konstaton se GJKKO-ja e Apelit dhe Gjykata e Lartë, duke
interpretuar nenet 202 e vijues, 407 dhe 420 tëKPP-së, kanëvlerësuar se ligji nuk parashikon të
drejtën e ankimit ndaj vendimit të kontrollit, ndaj vendimi i kontrollit është i paankimueshëm.
Sipas Gjykatës së Lartë, bazuar në nenin 207, pika 4, të KPP-së, kur kontrolli rezulton me sekuestrim të provave materiale, vendimi i sekuestrimit është i ankimueshëm dhe i interesuari ka
mundësi t’i paraqesë në aktin e ankimit të vendimit të sekuestrimit, pretendimet eventuale për
procedurën e kontrollit. Po ashtu, Gjykata e Lartë ka arsyetuar se kufizimi me ligj i sëdrejtës së
ankimit për vendimin e kontrollit është i justifikuar nga urgjenca e veprimeve në fazën e
hetimeve paraprake dhe qëllimi i kontrollit për gjetjen dhe sekuestrimin e provave materiale.
Nëse do të vazhdohej procedura e ankimit do të humbiste qëllimi i kontrollit, i cili është në
shërbim të prokurorisë, për të kryer hetime sa më të shpejta. Ky parashikim, në kuadër të rolit që
ka organi procedues në këtë fazë është i nevojshëm për të gjitha palët, qoftë edhe në detyrën e
prokurorit, i cili përveçse duhet të mbledhë prova për vërtetimin e akuzës ndaj të pandehurit, ka
edhe detyrimin të marrë prova që vërtetojnëpafajësinë e tij (shih paragrafët 27 dhe 28 të
vendimit të Gjykatës së Lartë).
20. Mbledhja e Gjyqtarëve evidenton se KPP-ja ka parashikuar në mënyrë të shprehur se
kundër vendimit për refuzimin e kërkesës për kontroll mund të bëhet ankim i veçantë në gjykatë
brenda 24 orëve, ndërsa për vendimin që e lejon kontrollin nuk ka parashikuar të drejtën e
ankimit. Në këtë kuptim, është i arsyeshëm interpretimi i gjykatave të juridiksionit të zakonshëm
se kur ligji nuk parashikon shprehimisht të drejtën e ankimit, afatet dhe/apo subjektet të cilat
mund ta ushtrojnë atë, atëherë vendimi është i paankimueshëm. Kjo do të thotë se kufizimi i së
drejtës së ankimit të kërkuesve në një gjykatë më të lartë është rrjedhojë e interpretimit të ligjit,
për të cilin në jurisprudencë konstante kushtetuese është pohuar se i përket juridiksionit të
gjykatave të zakonshme (shih vendimet nr. 38, datë12.07.2023; nr. 6, datë 16.02.2021; nr. 9,
datë 26.03.2018; nr.7, datë 07.02.2017 të Gjykatës Kushtetuese).
21. Po ashtu, Mbledhja e Gjyqtarëve vë në dukje se, siç është shprehur Gjykata e Lartë,
kur organi procedues nga kontrolli personal dhe i vendeve sekuestron prova materiale, atëherë
pretendimet për procedurën e kontrollit paraqiten nga i interesuari në aktin e ankimit ndaj
vendimit të sekuestrimit drejtuar një gjykate më të lartë. Duke vijuar këtë analizë, rezulton se në
rastin kur nga kontrolli nuk gjenden sende për t’u sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe
se të interesuarit i janë cenuar të drejtat dhe liritë themelore, atëherëai mund t’i paraqesë
pretendimet kushtetuese në Gjykatë me anë të ankimit kushtetues individual. Ky i fundit, pas
reformës kushtetuese të vitit 2016, që ka zgjeruar juridiksionin e Gjykatës për shqyrtimin e të
gjitha të drejtave dhe lirive themelore, përbën mjetin efektiv në dispozicion të individit sipas
nenit 13 të KEDNJ-së, duke garantuar në këtë mënyrëaksesin dhe ankimin substancial në
gjykatë - Nën dritën e kësaj analize, Mbledhja e Gjyqtarëve çmon se interpretimi i dispozitave
procedurale penale nga GJKKO-ja e Apelit dhe Gjykata e Lartë në rastin e kërkuesve është i
arsyeshëm dhe nuk biendesh me frymën e ligjit. Në këtë pikë, Mbledhja e Gjyqtarëve rithekson
se nuk është detyrë e saj të interpretojë ligjin për qëllime të procesit gjyqësor që zhvillohet në
gjykatat e juridiksionit të zakonshëm, pasi ajonuk vepron si gjykatë e shkallës së katërt.
Interpretimi i ligjit në vendimet e gjykatave të juridiksionit të zakonshëm nuk vihet në dyshim,
përveç rasteve kur ai është arbitrar ose i paarsyeshëm, në kuptimin kur gabimi ligjor i gjykatës së
juridiksionit tëzakonshëm është aq i dukshëm, sa një gjykatë e arsyeshme nuk mund ta kishte
bërë ndonjëherë ose i tillë që gjykimin e bën të padrejtë (shih vendimin nr. 30, datë 29.05.2023 të
Gjykatës Kushtetuese). Për rrjedhojë, Mbledhja e Gjyqtarëve vlerëson se interpretimi i ligjit nga
gjykatat e juridiksionit të zakonshëm nuk është arbitrar ose haptazi i paarsyeshëm që t’iu ketë
cenuar kërkuesve të drejtat e aksesit dhe të ankimit efektiv.
23. Për sa më lart, Mbledhja e Gjyqtarëve konkludonse pretendimet e kërkuesve se
vendimet gjyqësore të kundërshtuara u kanë cenuar të drejtat e aksesit dhe të ankimit efektiv
janë haptazi të pabazuara.
24. Në përfundim, Mbledhja e Gjyqtarëve vlerësonse ankimi kushtetues individual nuk
plotëson kriteret ligjore paraprake për pranimin e tij për shqyrtim në seancë plenare.
PËR KËTO ARSYE,
Mbledhja e Gjyqtarëve, bazuar në nenet 31 dhe 31/a, pika 2të ligjit nr. 8577, datë
10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së
Shqipërisë”, të ndryshuar, me shumicë votash,
V E N D O S I:
Moskalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare.
Discussion about this post