GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

‘Gjykata lë të lirë 15 protestuesit’, Gjoni: Arrestime të paligjshme, nuk rezulton asnjë provë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Protesta e opozitës/ Arrestohen 15 persona, procedohet penalisht deputeti i PD dhe 9 protestues të tjerë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për të 15 protestuesit e arrestuar gjatë protestave të organizuara nga Partia Demokratike, duke rrëzuar kështu kërkesën e organit të akuzës për masë më të ashpër ndaj disave prej tyre.

Prokuroria kishte kërkuar masën “arrest me burg” për 5 prej të ndaluarve dhe “detyrim paraqitje” për 10 të tjerët.

Megjithatë, gjykata vendosi që të 15 të ndaluarit të hetohen në gjendje të lirë nën masën e detyrimit për t’u paraqitur.

Në një prononcim pas seancës, deputeti i PD Gjin Gjoni i cilësoi arrestimet si një formë represioni ndaj qytetarëve dhe protestuesve të pafajshëm që i janë bashkuar protestës së opozitës.

Sipas tij, këto masa represive vetëm sa po e shtojnë numrin e pjesëmarrësve në tubime.

Ai deklaroi se arrestimet janë të paligjshme, duke argumentuar se organi i akuzës nuk ka paraqitur asnjë provë, pamje filmike apo dokumentacion tjetër që të vërtetojë akuzat ndaj tyre.

“Këta janë të pafajshëm, sepse nuk rezulton që ka ndonjë provë në ngarkim të tyre”, u shpreh Gjonii.

Mbrojtja ligjore bëri të ditur se do të vazhdojë betejën ligjore për t’i cilësuar këto arrestime në flagrancë si të paligjshme, duke iu referuar edhe rasteve të mëparshme ku gjykata ka marrë vendime të ngjashme duke i konsideruar arrestimet si të paligjshme.

Deklarata:

Padyshim një lloj represioni që bëhet ndaj qytetarëve dhe protestuesve të pafajshëm, të cilët po i bashkohen dita ditës protestës së Partisë Demokratike.

Sa më shumë të arrestohen, të jeni të sigurtë aq më shumë do jenë edhe njerëzit të cilët do paraqiten në radhë të tjera dhe padyshim numri i tyre po shtohet edhe i njerëzve edhe për shkak të masave represive që qeveria po vendos ndaj protestuesve të pafajshëm dhe njerëzve të cilët kalojnë rastësisht në rrugët e kryeqytetit ditët e organizimit të protestave nga ana e Partisë Demokratike.

Kështu që unë besoj edhe me ndihmën e kolegëve të cilët, edhe të avokatëve të cilët kanë qenë prezent në seancë, ne do vazhdojmë edhe luftën ligjore për t’i nxjerrë të gjitha këto arrestime në flagrancë si arrestime të paligjshme, ashtu siç ka ndodhur edhe në rastet e kaluara ku një pjesë e madhe janë konsideruar arrestime të paligjshme dhe njëkohësisht janë pa masë sigurimi.

Por edhe në këto kushte që janë, unë them që ne, këta janë të pafajshëm, për arsye sepse nuk rezulton që ka ndonjë provë në ngarkim të tyre, nuk ka pamje filmike dhe nuk ka dokumentacion që të provojnë në lidhje me akuzat për të cilat organi i prokurorisë ka sjellë përpara gjykatës.

Etiketa: Gjykatalirimprotestues

Lajme të lidhura

E gjithë Shqipëria nën pushtetin e ujit, Rama tallet: Nuk e kuptoj pse më fajësojnë mua!
Aktualitet

Pagat bruto vjetore, Shqipëria në fund të listës me 10 mijë euro në vit, sa një e pesta e Europës

08:34 - 01/06/26
Protothema: Pse po kundërshtohet projekti 4 miliardë Euro i familjes Trump në Shqipëri?
Aktualitet

Protothema: Pse po kundërshtohet projekti 4 miliardë Euro i familjes Trump në Shqipëri?

07:47 - 01/06/26
Shtëllunga tymi të zi mbi ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, shkak djegia e gomave
Aktualitet

Shtëllunga tymi të zi mbi ish-Kombinatin Metalurgjik në Elbasan, shkak djegia e gomave

23:27 - 31/05/26
Para
Drejtori i skandaleve jep 1.3 mld! Lidhja e Dritan Agollit me Elton Mehmetin e Shpresa Joanidhin

Drejtori i skandaleve jep 1.3 mld! Lidhja e Dritan Agollit me Elton Mehmetin e Shpresa Joanidhin

Discussion about this post

TË FUNDIT

E gjithë Shqipëria nën pushtetin e ujit, Rama tallet: Nuk e kuptoj pse më fajësojnë mua!
Aktualitet

Pagat bruto vjetore, Shqipëria në fund të listës me 10 mijë euro në vit, sa një e pesta e Europës

08:34 - 01/06/26

Në Shqipëri, një punonjës merr mesatarisht 10.3 mijë euro në vit pagë bruto, ose rreth 860 euro në muaj, sipas...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 1 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:13 - 01/06/26
Protothema: Pse po kundërshtohet projekti 4 miliardë Euro i familjes Trump në Shqipëri?

Protothema: Pse po kundërshtohet projekti 4 miliardë Euro i familjes Trump në Shqipëri?

07:47 - 01/06/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 1 Qershor 2026

07:29 - 01/06/26
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 1 Qershor 2026

07:27 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026romabet girişjojobet