GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë fillon seancën dëgjimore për Ukrainën, Rusia refuzon të marrë pjesë

21:44 - 07/03/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë fillon seancën dëgjimore për Ukrainën, Rusia refuzon të marrë pjesë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka filluar seancën dëgjimore ku Ukraina paraqet argumentet e saj verbale kundër Rusisë. Ukraina i ka kërkuar gjykatës të marrë masa paraprake duke e urdhëruar Rusinë të ndalë të gjitha operacionet ushtarake në këtë vend. Rusia ka vendosur të mos përfaqësohet me juristët e saj në këtë seancë të gjykatës më të lartë të Kombeve të Bashkuara.

Me mospjesëmarrjen e saj, Rusia kritikoi zhvillimin e një seance dëgjimore në gjykatën më të lartë të OKB-së për të shqyrtuar kërkesën e Kievit për të ndalur sulmin shkatërrimtar të Moskës ndaj Ukrainës.

“Gjykata mblidhet sot për të dëgjuar argumentet verbale të Ukrainës mbi kërkesën e saj për vendosje të masave paraprake në çështjen për akuzat e gjenocidit, sipas Konventës për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimeve të Gjenocidit. Ukraina kundër Federatës Ruse”, bëri me dije presidentja e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, gjykatësja amerikane Joan E. Donoghue.

Megjithatë, një radhë karrigesh të rezervuara për juristët rusë qëndronin bosh. Gjykata shprehu keqardhjen për mosparaqitjen e Federatës Ruse gjatë këtyre punimeve.

Seanca dëgjimore vazhdoi sidoqoftë pa pjesëmarrjen e delegacionit rus. Procesi në Pallatin e Paqes të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, do të zgjasë dy ditë, gjatë të cilave Ukraina paraqet argumentet e saj verbale të hënën dhe Rusia ka mundësinë të përgjigjet të martën.

“Ukraina i kërkon gjykatës vendosjen e masës paraprake: Federata Ruse të ndalë menjëherë operacionet ushtarake të filluara më 24 shkurt 2022. Federata Ruse duhet të shmangë çdo veprim dhe të ofrojë të gjitha garancitë se nuk do të ndërmerren veprime që mund të rëndojnë apo zgjasin mosmarrëveshjen në thelb të kësaj çështjeje, ose që mund ta bëjnë mosmarrëveshjen më të vështirë për t’u zgjidhur”¸ lexoi sekretari i gjykatës pasazhe nga kërkesa e paraqitur nga Ukraina.

Një vendim pritet të merret brenda disa ditësh, megjithëse do të mbetet për t’u parë nëse Rusia do të zbatonte urdhrin që mund të japë gjykata. Vendimet e gjykatës janë të detyrueshme dhe përgjithësisht vendet i zbatojnë ato. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë është gjykata më e lartë për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes shteteve. Megjithëse një çështje mund të vazhdojë me vite, gjykata ka procedura të përshpejtuara për zbatimin e masave paraprake për të parandaluar një përkeqësim të situatës.

Etiketa: BEGjykataLuftaokbRusi UkrainaSHBA

Lajme të lidhura

Starmer në Tiranë, qeveria britanike: Priten masa të reja kundër emigracionit të paligjshëm
Botë

Britania kundër bllokadës amerikane të porteve iraniane: Ngushtica të jetë plotësisht funksionale

15:33 - 13/04/26
Gjermania njofton ulje të taksës së karburantit: Do të përmirësojë situatën për shoferët dhe bizneset
Botë

Gjermania njofton ulje të taksës së karburantit: Do të përmirësojë situatën për shoferët dhe bizneset

15:20 - 13/04/26
Ministri i Jashtëm belg zhvillon tur në Ballkanin Perëndimor për integrimin, Shqipëria jashtë agjendës
Aktualitet

Ministri i Jashtëm belg zhvillon tur në Ballkanin Perëndimor për integrimin, Shqipëria jashtë agjendës

11:54 - 13/04/26
Para
Akuzat e Presidencës/ Reagon Kuvendi: Pretendimet e Metës nuk qëndrojnë

Të gjithë në mbështetje të Ukrainës/ Kuvendi miraton rezolutën me 123 vota pro

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bylis dhe Dinamo barazim mes tyre me gola dhe kartona të kuq
Breaking Views

Bylis dhe Dinamo barazim mes tyre me gola dhe kartona të kuq

19:12 - 13/04/26

Nuk pati fitues në sfidën mes Bylisit dhe Dinamos e vlefshme për javën e 31 të Kategorisë Superiore. Në ‘Adush...

Lexo më shumë
Slot optimist para përballjes: PSG mund të mposhtet, Liverpool synon kalimin

Slot optimist para përballjes: PSG mund të mposhtet, Liverpool synon kalimin

19:02 - 13/04/26
Radhë me orë të tëra në aeroporte, sistemi i ri kufitar “bllokon” udhëtarët

Radhë me orë të tëra në aeroporte, sistemi i ri kufitar “bllokon” udhëtarët

18:55 - 13/04/26
Merkato turke, Calhanoglu 99% shanse të transferohet te Galatasaray, lojtari ka dhënë fjalën

Merkato turke, Calhanoglu 99% shanse të transferohet te Galatasaray, lojtari ka dhënë fjalën

18:43 - 13/04/26
Shtyhet miratimi i amnistisë për 447 të burgosur, pritet përgjigjja nga Komisioni Europian

Shtyhet miratimi i amnistisë për 447 të burgosur, pritet përgjigjja nga Komisioni Europian

18:20 - 13/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com