GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Gjykata shpall fajtor ish-këshilltarin e Donald Trump

08:25 - 08/09/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjykata shpall fajtor ish-këshilltarin e Donald Trump
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Peter Navarro, ish-këshilltari për tregtinë i ish-Presidentit Donald Trump, u gjend fajtor të enjten për shpërfillje të Kongresit. Ai pati kundërshtuar një fletëthirrje nga komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve që hetoi sulmin e vitit 2021 ndaj Kapitolit.

Një juri gjyqësore prej 12 anëtarësh e shpalli fajtor zotin Navarro për dy akuza shpërfilljeje pasi ai refuzoi të dëshmojë apo të dorëzojë dokumenta tek komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve, në atë kohë me shumicë demokrate, që hetoi sulmin e 6 janarit 2021 nga një turmë mbështetësish të ish-Presidentit Trump, si dhe përpjekjet më të gjera të tij për të përmbysur humbjen në zgjedhjet e vitit 2020.

Navarro, një ndër ish-zyrtarët më të rreptë me Kinën që këshillonte zotin Trump për çështjet tregtare, pati shërbyer edhe në grupin e punës për COVID-in. Ai u bë tashmë bashkëpunëtori i dytë i afërt i ish-Presidentit Trump që dënohet për sjelljen me komisionin e Kongresit. I pari u gjend fajtor vitin e kaluar Steve Bannon për shpërfillje të Kongresit, pas refuzimit të një fletëthirrjeje. Ai u dënua në atë kohë me katër muaj burgim dhe e ka apeluar vendimin.

Navarro tha përpara seancës gjyqësore se nuk kishte detyrimin të respektonte fletëthirrjen pasi ish-Presidenti Trump kishte imunitetin e degës ekzekutive, që përfshin mospublikimin e disa prej të dhënave të kësaj dege.

Gjykatësi Amit Mehta vendosi se zoti Navarro nuk mundej ta përdorte këtë shpjegim gjatë mbrojtjes së tij, duke konkluduar se i akuzuari nuk kishte paraqitur prova që zoti Trump të kishte aktivizuar zyrtarisht imunitetin e ekzekutivit në përgjigje të fletëthirrjes. Avokatit Stanley Woodward i mbetën argumentat mbrojtës se zoti Navarro mund të mos ketë zbatuar gabimisht fletëthirrjen.

Navarro, i veshur me kostum të errët dhe kollare, nuk reagoi dukshëm kur u lexua vendimi, pasi gati pesë orë diskutimesh më vete të jurisë. Avokati i tij tha se do ta apelojë vendimin.

Navarro u tha gazetarëve jashtë godinës se “ditën që Gjykatësi Mehta vendosi që nuk do ta përdorja imunitetin e ekzekutivit si argument mbrojtës, u vulos edhe çështja”.

Akuzat mbartin një dënim maksimal deri në një vit burgim. Dënimi pritet të jepet më 12 janar./VOA

Etiketa: ish-Presidenti Donald TrumpkeshilltarPeter Navarro

Lajme të lidhura

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi
Botë

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur
Botë

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve
Aktualitet

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
Para
Korporata e Investimeve e mbylli vitin me humbje, bordit i dha 20 mln lekë honorare

Korporata e Investimeve e mbylli vitin me humbje, bordit i dha 20 mln lekë honorare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe
Sport

Kupa e Shqipërisë/ E mërkura i takon gjysmëfinaleve, katër skuadra në garë për finalen e madhe

15:33 - 07/04/26

Kupa e Shqipërisë hyn në fazën më të rëndësishme të këtij edicioni, teksa më 8 prill do të zhvillohen ndeshjet...

Lexo më shumë
“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

“Artemis II” përfundon udhëtimin rekord rreth Hënës, ekuipazhi niset për në shtëpi

15:15 - 07/04/26
Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

Sulm me armë pranë konsullatës izraelite në Stamboll, vriten agresorët, dy policë të plagosur

14:55 - 07/04/26
Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

Zhupa denoncon projektligjin për Portet: Antikushtetuese, u dhuron pronën publike privatëve

14:30 - 07/04/26
“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

“Do të rrjep si kec”/ Sekretariati i Etikës përjashton me 20 ditë Nokën, ndëshkohet edhe Hoti

14:07 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com