GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Gjykatësja në Kolorado vendos në favor të kandidimit për Trump

08:31 - 18/11/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjykatësja në Kolorado vendos në favor të kandidimit për Trump
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një gjykatëse në Kolorado i lejoi ish-presidentit Donald Trump të vazhdojë kandidimin në zgjedhje në këtë shtet vitin e ardhshëm, duke refuzuar kështu një kërkesë për ta skualifikuar atë për shkak të veprimeve përpara 6 janarit 2021, kur Kapitoli u sulmua nga mbështetësit e tij.

Vendimi i dhënë nga gjykatësja Sarah Wallace, që me siguri do të apelohet, është një fitore për zotin Trump, i cili po përballet me një seri sfidash kundër kandidimit të tij, bazuar tek një nen i Kushtetutës amerikane që ndalon marrjen e posteve federale nga persona që janë angazhuar në kryengritje apo rebelim.

Çështja në Kolorado ishte çelur nga një grup votuesish të ndihmuar nga organizata me seli në Uashington, “Qytetarët për përgjegjshmëri dhe etikë”. Kjo ishte padia e parë për të cilën merret vendim në gjyq dhe shërben si një test përpara se të shqyrtohen padi të tjera të ngjashme.

Avokatët e votuesve paditës u shprehën se ish-presidenti Trump u angazhua në rebelim duke përhapur pretendime false për manipulim të gjerë zgjedhor, pas humbjes së tij në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, si dhe duke thirrur mbështetësit në një tubim në Uashington dhe duke u bërë thirrje të marshonin drejt Kapitolit, ku Kongresi ishte mbledhur për të certifikuar rezultatin e zgjedhjeve.

Mijëra mbështetës të zotit Trump hynë me forcë më pas në Kapitol, sulmuan policinë dhe detyruan ligjvënësit të largoheshin për të shpëtuar. Përpjekja për të ndalur certifikimin e zgjedhjeve dështoi.

Avokatët e ish-presidentit Trump thanë se ai nuk pati lidhje me grupet e së djathtës ekstreme që luajtën një rol kryesor në sulm dhe se deklaratat e tij përpara trazirave mbrohen nga e drejta e lirisë së shprehjes.

Vendimi i dhënë vlen vetëm për zgjedhjet paraprake brenda Partisë Republikane dhe zgjedhjet e përgjithshme në Kolorado. Sipas studiuesve të politikës, ky shtet konsiderohet se voton në favor të demokratëve në zgjedhjet e përgjithshme.

Ky vendim është zmbrapsja më e fundit ndaj përpjekjeve për të skualifikuar zotin Trump nga kandidimi. Gjykatat në Minesota dhe Miçigan patën refuzuar heqjen e tij nga kandidimi në zgjedhjet paraprake brenda Partisë Republikane, por nuk patën dhënë vendim nëse mund të kandidonte në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të ardhshëm.

Vendimi i gjykatëses në Kolorado mund të apelohet në gjykatën e lartë të këtij shteti dhe në vazhdim në Gjykatën e Lartë të Shteteve të Bashkuara, ku shumica e gjykatësve janë konservatorë, 6 me 3, ndër ta tre të emëruar nga ish-presidenti Trump./Voa

Etiketa: GjykateTrump

Lajme të lidhura

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon
Botë

Irani paralajmëron: Çdo sulmi ndaj infrastrukturës së naftës do t’i përgjigjemi me asetet amerikane në rajon

09:16 - 14/03/26
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!
Botë

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit
Botë

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
Para
De Biazi: Jam ‘profet’, e parashikova kualifikimin e Shqipërisë…

De Biazi: Jam ‘profet’, e parashikova kualifikimin e Shqipërisë...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shifrat/ Rriten ndjeshëm shpenzimet e familjeve në Shqipëri
Aktualitet

Eurostat/ Nuk përballojnë dot koston e banimit, familjet shqiptare s’paguajnë në kohë faturat dhe qiranë

08:27 - 16/03/26

Rreth 24.2% e familjeve në Shqipëri rezultojnë të kenë pagesa të prapambetura që lidhen më qiranë e shtëpisë, fatura shërbimesh...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 16 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:22 - 16/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Mars 2026

07:45 - 16/03/26
Veliaj nga burgu uron besimtarët mysliman: Më vjen keq që nuk do t’ju bashkohem në darkat e iftarit

Parashikimi i motit për sot, 16 Mars 2026

07:35 - 16/03/26
Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve

23:00 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com