GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Gjyqi i ish-agjentit,gazetarja jep detajet: Seanca zgjati 15 minuta

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjyqi i ish-agjentit,gazetarja jep detajet: Seanca zgjati 15 minuta
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetarja e “Zërit të Amerikës” Keida Kostreci ka deklaruar se seanca gjyqësore gjatë të cilës u mor vendimi për lirimin me kusht të ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal ishte e shkurtër dhe zgjati 15 minuta.  Në lidhje direkte për emisionin “Opinion” në Tv Klan, Kostreci ka thënë se në këtë seancë gjyqësore kishte vetëm 1 të pandehur dhe ai ishte McGonigal.

Pjesë nga biseda:

Blendi Fevziu: Ka dalë në Gjykatën e Washingtonit sot dhe pritej që të shtyhej gjyqi?

Keida Kostreci: Dje u tha që mund të mbahej seanca gjyqësore në një ditë tjetër dhe jo sot. Pastaj pati një njoftim tjetër që seanca do të mbahej sot dhe ka përfunduar para 2 orësh. Ishte një seancë e shkurtër, 15 minuta, rutinë ku McGonigal e deklaroi veten të pafajshëm. Ishte një procedurë e shkurtuar, kjo ishte gjëja kryesore që doli nga kjo seancë. U tha se do të ketë një seancë tjetër në një kohë të dytë për të vazhduar me procedurën.

Blendi Fevziu: A është Agron Neza shqiptari që i ka dhënë atij 225 mijë Dollarë, por edhe para të tjera? A ka qenë ky personi që ka dëshmuar? Le të themi a është ai një dëshmitar i penduar?

Keida Kostreci: Nuk e dimë këtë. Nuk kemi të dhëna që të konfirmojmë një gjë të tillë.

Blendi Fevziu: Ju vazhdoni të keni të njëjtin informacion që nuk ka çështje të ngritur ndaj Nezës dhe Duçkës, apo jo?

Keida Kostreci: Seanca sot ishte pikërisht për këtë aktakuzë. Aktakuza ka vetëm 1 të pandehur dhe është McGonigal. Personi A dhe personi B që përmenden aty, përmenden në funksion të shkeljeve të këtij personi dhe në funksion të kësaj aktakuze që Departamenti i Drejtësisë ka ngritur ndaj ish-agjentit për shkeljet që ai ka bërë, për kontaktet dhe takimet që nuk ka raportuar dhe për përfitimet që mund të ketë pasur.

Akuzat

Ish-zyrtari u deklarua i pafajshëm sot në Gjykatën Amerikane, lidhur me akuzat se ka marrë para nga një ish-punonjës i shërbimeve inteligjente shqiptare dhe për mos-raportimin e kontakteve dhe lidhjeve dhe zyrtarë të shteteve të tjera. Vetëm dy ditë më parë u publikua dosja e plotë dhe aktakuza me 9 pika që FBI ka kopsitur për ish-agjentin dhe shefin e kundërzbulimit të FBI, Charles McGonigal. Faqet e dosjes tregojnë shumë për zhvillimet politike të 5 viteve të fundit edhe në Shqipëri, ku protagonist është kryeministri Edi Rama dhe lufta e tij kundër opozitës. McGonigal ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me kryeministrin Edi Rama dhe dy persona që në dosje emërtohen si ‘Personi A’ dhe ‘Personi B’, që janë përkatësisht Agron Nezaj e Dorian Duçka, të dy të lidhur me qeverinë shqiptare. Nezaj del në dosje si njeriu që i jep 225 mijë dollarë McGonigal në mënyrë që të ndërhyjë në FBI që të nisë hetimin për personin që po lobonte në SHBA për PD-në, në vitin 2017 kur drejtohej nga Lulzim Basha. Supozohet që bëhet fjalë për Nicolas (Nick) Muzin. Ndërsa Duçka del si njeriu që e shoqëron kudo ish-agjentin, paguan fluturimet e akomodimet e tij, si dhe i përcjell informacionet e nevojshme që do t’i shërbenin në nisjen e hetimit nga FBI.

Etiketa: agjentigjyqiKryesore1SHBA

Lajme të lidhura

SHBA me ambasador të ri në Tiranë pas 3 vitesh, Eric Wendt merr sot zyrtarisht detyrën
Aktualitet

SHBA me ambasador të ri në Tiranë pas 3 vitesh, Eric Wendt merr sot zyrtarisht detyrën

08:43 - 26/09/26
Protestuesit edhe më të vendosur: Nuk do të ndalemi deri sa ta shohim edhe Ramën në pranga
Aktualitet

Protestuesit edhe më të vendosur: Nuk do të ndalemi deri sa ta shohim edhe Ramën në pranga

07:48 - 26/09/26
Mbyllet protesta e 118-të, qytetarët përsërisin thirrjen: Nesër më shumë!
Breaking Views

Mbyllet protesta e 118-të, qytetarët përsërisin thirrjen: Nesër më shumë!

21:44 - 25/09/26
Para
Rrëfimi i marinarit amerikan: Si na rrethuan UFO-t

Rrëfimi i marinarit amerikan: Si na rrethuan UFO-t

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria rezulton më e shtrenjta në rajon për të ngrënë një vakt në restorant
Aktualitet

Shqipëria rezulton më e shtrenjta në rajon për të ngrënë një vakt në restorant

10:14 - 26/09/26

Të hash në një restorant me çmime të ulëta në Shqipëri kushton mesatarisht 10.10 dollarë, një nivel më i lartë...

Lexo më shumë
Mashtruesit grabisin 95 milionë euro nga Intesa Sanpaolo përmes Inteligjencës Artificiale

Mashtruesit grabisin 95 milionë euro nga Intesa Sanpaolo përmes Inteligjencës Artificiale

09:51 - 26/09/26
Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi/ Policia publikon masat për mbarëvajtjen e saj, ja rrugët që bllokohen në Tiranë

Ndeshja Shqipëri-Bjellorusi/ Policia publikon masat për mbarëvajtjen e saj, ja rrugët që bllokohen në Tiranë

09:36 - 26/09/26
Shqipëria pret sot Bjellorusinë në ‘Air Albania’, Maran nis aventurën me kuqezinjtë

Shqipëria pret sot Bjellorusinë në ‘Air Albania’, Maran nis aventurën me kuqezinjtë

09:21 - 26/09/26
Trump kërcënon Iranin: Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit

Trump refuzon armëpushimin 7-ditor me Iranin, bombardimet mund të rinisin pas zgjedhjeve të Nëntorit

08:59 - 26/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com