GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjyqi për dosjen 184, prokuroria kërkon dënim me kusht për dy të pandehur

09:12 - 20/04/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjyqi për dosjen 184, prokuroria kërkon dënim me kusht për dy të pandehur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Dibrës kërkoi të martën shpalljen fajtor për ish-drejtorin e Zyrës Arsimore, Drini Gjeci për akuzën e “shpërdorimit të detyrës” dhe “Kanosjes apo dhunimit ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje” kryer më shumë se një herë – Nuri Meda, ish-Administrator i Tominit, për shpërdorim detyre, si pjesë e skemës së manipulimit të zgjedhjeve të vitit 2016 në Dibër.

Prokurori i Dibrës, Urim Buci kërkoi në sallën e gjyqit 3 vjet burg për Drini Gjecin dhe Nuri Medën, ndërsa tha se në zbatim të gjykimit të shkurtuar për të dy të akuzuarit ky dënim ulej në 2 vjet.

Prokurori po ashtu kërkoi pezullim të dënimit meqenëse të pandehurit nuk paraqesin rrezikshmëri të theksuar shoqërore. Ai kërkoi që të dy të vendoseshin në provë për një periudhë kohe prej tre vitesh. Po ashtu për të dy të akuzuarit u kërkua ndalimi për të kryer detyra dhe marrë funskione publike, po për dy vjet. Mbrojtja e të pandehurve ka këmbëngulur në pafajësi, ndërsa konkluzionet e avokatëve pritet të paraqiten në seancën në vijim.

Dosja 184, me përgjime që implikojnë disa persona, përfshi të pandehurit e mësipërm, në manipulimin dhe blerjen e votës në zgjedhjet e pjesshme të vitit 2016, u zvarrit mes prokurorive të Dibrës, asaj të Krimeve të Rënda dhe SPAK për gati 5 vjet. Ajo  u dërgua në gjykatë në fund të vitit 2020 vetëm për 4 të pandehur dhe në 12 shkurt 2021 Gjykata e Dibrës e kaloi për gjykim.

Dosja më pas u nda në dy pjesë të pandehurit Gjeci dhe Nuri Meda, për të cilët pretenca u lexua të martën kërkuan gjykim të shkurtuar. Megjithatë gjyqi ndaj tyre vijoi për mbi një vit dhe u shty disa herë për mungesë të avokatëve e mosnjoftim të personave të tretë palë në proces. Ndërkohë procesi tjetër ndaj Robert Agës, ish-komisar i Policisë së Dibrës dhe Hasan Hotit ish-administrator i Lurës po zhvillohet në një gjyq normal në të cilin mbrojtja thirri disa dëshmitarë.

Seanca edhe për këtë ghyq të dytë u zhvillua po të martën. Në këtë seancë ishte i pranishëm dëshmitari i fundit thirrur nga i pandehuri Aga, Dritan Isaku. Ky i fundit, njësoj si dëshmitarë të tjerë më herët, deklaroi në sallën e gjyqit se gjatë periudhës së zgjedhjeve lokale në vitin 2016-të ishte sulmuar fizikisht nga persona që mbështeteshin prej deputetit të Partisë Demokratike, Flamur Noka. Isaku mohoi se në zgjedhjet e pjesshme të vitit 2016-të të kishte pas ndikim nga Aga mbi votuesit. Seanca e radhës për të akuzuarit e Dosjes 184 është vendosur më 4 maj./Reporter.al

Etiketa: akuzaarrestimedosja 184gjykata jep vendiminkorrupsionPolitikaneTrafikzyrtare

Lajme të lidhura

Prokuroria e Posaçme shtyn me tre muaj hetimet për Arben Ahmetaj
Aktualitet

Inceneratorët/ SPAK dërgon për gjykim Arben Ahmetajn, si edhe biznesmenët Mërtiri e Zoto

15:14 - 18/03/26
Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit
Aktualitet

Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit

15:01 - 18/03/26
Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq
Aktualitet

Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq

14:10 - 18/03/26
Para
Boris Johnson sërish në telashe, për çfarë e akuzon opozita

Boris Johnson sërish në telashe, për çfarë e akuzon opozita

Discussion about this post

TË FUNDIT

Marrja e inerteve nga lumenjtë, vetëm 9 kompani të licencuara, por në terren operojnë me dhjetëra
Breaking Views

Marrja e inerteve nga lumenjtë, vetëm 9 kompani të licencuara, por në terren operojnë me dhjetëra

22:26 - 18/03/26

Ndryshe nga pamjet që konstatohen në të gjithë shtretërit e lumenjve, zyrtarisht Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore thotë se...

Lexo më shumë
“Show” në ‘Camp Nou’: Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen

“Show” në ‘Camp Nou’: Barcelona shkatërron Newcastle dhe sheh çerekfinalen

20:59 - 18/03/26
A do të ketë rival për Berishën? Salianji: Po e konsideroj kandidimin

A do të ketë rival për Berishën? Salianji: Po e konsideroj kandidimin

20:59 - 18/03/26
Irani godet Katarin, përfshihet nga flakët impianti më i madh i gazit, autoritetet: Dëme të mëdha

Irani godet Katarin, përfshihet nga flakët impianti më i madh i gazit, autoritetet: Dëme të mëdha

20:42 - 18/03/26
“Çdo litër me çmim abuziv, arsye për protestë”/ Enno Bozdo: Rama bën show me naftën

“Çdo litër me çmim abuziv, arsye për protestë”/ Enno Bozdo: Rama bën show me naftën

20:33 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com