GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Precedenti i rrezikshëm/ Gjyqtari Flamur Kapllani censuron mediat për llogari të biznesmenit, Dionis Teqjas

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Precedenti i rrezikshëm/ Gjyqtari Flamur Kapllani censuron mediat për llogari të biznesmenit, Dionis Teqjas
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një letër e çuditshme është shpërndarë sot në redaksitë e disa mediave, kryesisht online. Një gjyqtar i quajtur Flamur Kapllani kërkon heqjen e një lajmi për llogari të biznesmenit Dionis Teqja. Me një vendim unik, që meriton të hyjë në historinë e korrupsionit të hapur ose të absurdit juridik, gjyqtari e quan këtë “sigurim padie”.

Vendimi

Historia është kjo: Dionis Teqja, një biznesmen i njohur, jo fort për mirë kohët e fundit, është paditur nga ortakët e tij në gjykatë. Procesi gjyqësor nuk zhvillohet, pasi Teqja nuk paraqitet. Gjykata detyrohet të afishojë shpalljen për të paditurin. Gazetarët që ndjekin informacionet nga gjykata e shohin këtë shpallje dhe raportojnë lajmin. Ai përhapet shpejt me tituj pak a shumë të ngjashëm: “Shpallet në kërkim biznesmeni Teqja”.

Profesionalisht, dikush mund të argumentojë se titulli është abuziv. Por, përpara se ta bëjë këtë, duhet të gjejë termin e saktë juridik për shpalljen e gjykatës. Ky është një debat profesional, që nuk prek vërtetësinë e lajmit dhe aq më pak nuk mund ta rrëzojë atë.

Nga pikëpamja ligjore, askush nuk mund të guxojë ta konsiderojë lajmin të pavërtetë. Aq më tepër një gjyqtar, i cili nuk mund as ta mendojë të hedhë poshtë një lajm që është afishuar nga vetë gjykata ku ai punon. Dhe një biznesmen duhet të jetë tejet i pacipë që, ndërsa injoron gjykatën në procesin ku është i paditur, gjen derën e saj kur kërkon të padisë mediat.

Këtu lindin disa probleme serioze. I pari dhe më thelbësori lidhet me lirinë e medias. A mund të ndodhë që një lajm të hiqet nga të gjitha mediat me vendim gjykate, jo sepse është i pavërtetë, jo sepse ekziston një vendim përfundimtar për shpifje, por thjesht “për sigurim padie”? Çfarë do të ndodhte nëse precedenti i Flamur Kapllanit do të kthehej në normë? A do të ekzistonin më lajmet, apo do të hiqeshin të gjitha me “sigurim padie”? Nëse nesër ndodh një vrasje dhe autori dërgon avokatin në gjykatë për të bllokuar çdo raportim mediatik, çfarë mbetet nga e drejta e publikut për t’u informuar?

Pyetje të tjera lindin për ekspertizën që Flamur Kapllani ka në këtë fushë. A i njeh gjyqtari kriteret që duhet të përmbushë një lajm? A u konsultua ai me ndonjë ekspert të medias? A dëgjoi palën e paditur apo i besoi verbërisht paditësit? Nëse i besoi vetëm paditësit dhe, pa dijeninë e të paditurve, nxori një vendim të tillë, për çfarë arsyesh e bëri?

Në fakt, këto janë pyetje retorike, që lindin kur një gjyqtar, i cili fatkeqësisht ka kaluar edhe vettingun, guxon të dalë kundër medias në shërbim të një biznesmeni, duke cenuar lirinë e fjalës dhe duke kërkuar heqjen e lajmeve të vërteta në interes të një pale private.

Nuk është ky momenti për t’u marrë as me Kapllanin dhe as me Teqjen. Historitë e tyre janë një turp për drejtësinë dhe nuk do të bëhen objekt i këtij reagimi, i cili nuk synon hakmarrjen, por mbrojtjen e fjalës së lirë.

Si përfundim, mediat tona kanë vendosur të mos e heqin lajmin. Të njoftojnë organizatat kombëtare dhe ndërkombëtare të medias për këtë skandal. T’i kërkojnë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë të hetojë vendimmarrjen e gjyqtarit Flamur Kapllani. Dhe në fund, ta ftojnë Dionis Teqjen të reflektojë dy herë: së pari për procesin gjyqësor ku është paditur nga ortakët e tij dhe që po e bllokon me mungesën e tij; së dyti, të sjellë një përgënjeshtrim publik në media, nëse pretendon se lajmi është i pavërtetë.

Për të parën nuk jemi palë. Por për të dytën e dimë shumë mirë pse nuk ka sjellë përgënjeshtrim dhe pse ka zgjedhur të përdorë Flamurin e shkretë si polic mediatik.

dokumenti

 

Etiketa: biznesmengjyqtarMEDIA

Lajme të lidhura

GJKKO e la në burg, pjesëtari i grupit të Jetmir Pepës ankimon masën në Apelin e Posaçëm
Aktualitet

GJKKO e la në burg, pjesëtari i grupit të Jetmir Pepës ankimon masën në Apelin e Posaçëm

16:58 - 07/07/26
SPAK zbulon drejtuesin e grupit të lidhur me Rrajat, tre raste me 2.4 ton lëndë narkotike të sekuestruara
Aktualitet

SPAK zbulon drejtuesin e grupit të lidhur me Rrajat, tre raste me 2.4 ton lëndë narkotike të sekuestruara

16:39 - 07/07/26
“U kërkoj falje 100 herë”/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier nga tre adoleshentet, flet nëna e dhunueses: Vajza vuan nga probleme të shëndetit mendor
Aktualitet

“U kërkoj falje 100 herë”/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier nga tre adoleshentet, flet nëna e dhunueses: Vajza vuan nga probleme të shëndetit mendor

16:29 - 07/07/26
Para
Banorët e Arapajt në Durrës ngrihen në protestë, studentja e policisë dhe vëllai i saj terrorizojnë banorët

Banorët e Arapajt në Durrës ngrihen në protestë, studentja e policisë dhe vëllai i saj terrorizojnë banorët

Discussion about this post

TË FUNDIT

“O pallosh i gjatë, këtu na ke ditë e natë!” Jehon parulla e re e protestuesve
Breaking Views

“O pallosh i gjatë, këtu na ke ditë e natë!” Jehon parulla e re e protestuesve

23:13 - 07/07/26

Gjatë marshimit nëpër rrugët e kryeqytetit, entuziazmi dhe revolta kanë qenë në kulm, teksa protestuesit kanë thirrur në kor slogane...

Lexo më shumë
“E manipuluar, duan që Messi të mos eliminohet”, trajneri i Egjiptit del kundër FIFA-s

“E manipuluar, duan që Messi të mos eliminohet”, trajneri i Egjiptit del kundër FIFA-s

22:52 - 07/07/26
Fotoja familjare nga darka shtetërore e presidentit Erdogan me udhëheqësit e NATO-s

Fotoja familjare nga darka shtetërore e presidentit Erdogan me udhëheqësit e NATO-s

22:33 - 07/07/26
Elbasani bën hapin e parë në Conference League, barazim me Bate Borisov

Elbasani bën hapin e parë në Conference League, barazim me Bate Borisov

22:15 - 07/07/26
Protesta/ Organizatorja: Qëndroni të bashkuar pavarësisht ndasive!

Protesta/ Organizatorja: Qëndroni të bashkuar pavarësisht ndasive!

21:57 - 07/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com