GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gjyshi i 3 vjeçarit me zë të dridhur: E çuam për 4 dhëmbë, i hoqën…

22:07 - 05/10/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Gjyshi i 3 vjeçarit me zë të dridhur: E çuam për 4 dhëmbë, i hoqën…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjyshi i 3-vjeçarit që ndërroj jetë pas anestezisë, Guri Spahiu ka treguar me detaje rrethanat që çuan në përkeqësimin e shëndetit dhe më pas humbjen e jetës së nipit të tij.

Për “Top Story”, Spahiu e konsideroi rastin tragjik pasi nipin ja vrau dora e mjekut.

Duma: Si janë prindrit e djalit?

Spahiu: Janë në gjendje shokuese, të rëndë. Ata janë një çift i ri që kanë humbur një fëmijë 3 vjeç. Kjo është tragjedia më e madhe që mund t’i ndodh dikujt në vendin tonë.

Ajo që e bën më të rëndë rastin është se u vra nga dora e një mjeku, një mashtruesi që pasi ndodhi ngjarja u përpoq të mbulonte gjurmët e krimit. Sepse djalin ne e kishim si kokrra e mollës.

Ne e çuam fëmijën për të bërë pastrimin e dhëmbëve sepse kishte të zeza, dhe normalisht si çdo prind që merr masa kërkuam t’i bënim një vizitë tek dentist. Pyetëm njerëz vërdallë për të na rekomanduar një mjek të mirë dhe na rekomanduan këtë si mjek. Roland Xhaxhua, sepse vetëm mjek nuk mund t’i them.

Vajtëm para disa ditëve dhe u këshilluam me vajzën dhe zotërinë, bëmë edhe pazarin e punës, ramë dakord. E vizitoi djalin, i bëri analizat, e mori në krahë djalin dhe po luante me të sepse djali ishte fëmijë i qeshur.

Duma: Djali e bëri konsultën dhe ndërhyrjen në të njëjtën ditë?

Spahiu: Po. Ne menduam se kishte 4 dhëmbë dhe dy dhëmballë dhe për të pastruar gojën. Por ai e mori dhe vijoi punën. Ne ishim të shqetësuar sepse operacioni zgjati për një kohë të gjatë.

Dhe pyetëm gjithandej, na tha që është mirë. Kur e pyetëm pse kaq kohë e gjatë na thanë që prit sa t’i dalë narkoza. Ne i thamë 4 dhëmbë dhe dhëmballët, ai i bëri djalit 14 vetëm për të marrë lekë.

Duma: Ju e dinit që do t’i nënshtrohej anestezisë?

Spahiu: Po, mjeku na tha që nuk ka asnjë problem. Ishte një anestezi e lehtë. Kam një solucion të veçantë, që e përdor për këtë punë tek fëmijët në raste të tilla. Nuk do të jetë asnjë problem.

Duma: A firmosët ju?

Spahiu: Po, është një procedurë normale na tha mjeku, që ndiqej për çdo pacientë, i rritur apo i ri. Dhe natyrisht si çdo prind që hedh një firmë për një procedurë normale, hodhëm edhe ne.

Procedura zgjati 9 e 20 minuta.

Duma: Juve nuk shqetësoheshit?

Spahiu: Po, shumë herë. Neve ishim aty, prisnim tek shkallët. Disa herë u ngjitëm lartë me idenë, ore po çu bë djali. Trokita në derë, doli sekretarja dhe tha që djali është në gjendje shumë të mirë dhe po vijon puna për pastrimin e dhëmbëve.

Tani ne besim tek mjeku kemi, jo tek mekaniku për të na bërë dhëmbët. Ne nuk e dinim që do bënte 14 dhëmballë, sepse po ta dija do të kisha ndërhyrë vetë aty brenda të merrja djalin.

Pasi e nxori djalin, e pamë dhe i thamë që “djali nuk është mirë. Nuk po reagon.” Ai më tha që është shumë mirë, dhe çojeni në shtëpi sepse është efekti i narkozës.

Duma: Nuk ishit të shqetësuar ju kur ai fliste për narkozë?

Spahiu: Jo, sepse ai tha që ishte një solucion i lehtë që e përdorte tek fëmijët dhe menduam se ishte ajo. Mjeku na tha që sapo ti dalë narkoza do të jetë mirë. Ne e morëm djalin në gjendjen më të rëndë, më kritike. Nuk e dinim nga ishte pasoja.

Sa e sollëm në shtëpi djalit i filloi temperatura e lartë.

Sapo e pashë keq e çuam tek “Nënë Tereza” dhe mjeku i parë që e kapi tha që djali është në gjendje kome. Ne po vinim vërdallë aty, të shqetësuar. U mblodh një grup i parë mjekësh, po konsultoheshin me njeri-tjetrin. Mjekët thanë që urgjent t’i heqim narkozën e tepërt.

Nuk e di nëse dikush u dha urdhër apo gjë, por kam parë një impenjim të madh nga mjekët e QSUT-së për të ndihmuar djalin. 3 mjekë i kanë qëndruar djalit gjithë natën në kokë.

Etiketa: gjyshi

Lajme të lidhura

Dashnori i PD-së pranon ofertën e Ramës dhe bëhet Kryeinspektor! Hajdari emërohet  prefekt i Tiranës
Aktualitet

Dashnori i PD-së pranon ofertën e Ramës dhe bëhet Kryeinspektor! Hajdari emërohet prefekt i Tiranës

11:20 - 06/02/26
Vdekja e 3-vjeçarit/ Prokuroria dërgon në gjyq 7 persona, mjeku dhe e bija akuzohen për vrasje nga pakujdesia
Aktualitet

Vdekja e 3-vjeçarit/ Prokuroria dërgon në gjyq 7 persona, mjeku dhe e bija akuzohen për vrasje nga pakujdesia

11:07 - 06/02/26
Dosja ‘Epstein’/ ‘Tirana ka vajza të jashtëzakonshme’, nisin hetimet për ish-kryeministrin norvegjez
Aktualitet

Dosja ‘Epstein’/ ‘Tirana ka vajza të jashtëzakonshme’, nisin hetimet për ish-kryeministrin norvegjez

10:56 - 06/02/26
Para
Rama “sulmon” sërish Kurtin: Është kokëfortë dhe maksimalist

Rama i ka dalë kundër Kosovës, analisti jep argumentet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Denoncimi i gazetarit: 3.5 milionë euro, klubi i futbollit në Ekuador financohet nga mafia shqiptare
Sport

Denoncimi i gazetarit: 3.5 milionë euro, klubi i futbollit në Ekuador financohet nga mafia shqiptare

11:52 - 06/02/26

Mediat në Ekuador raportojnë se mafia shqiptare dyshohet se ka marrë kontrollin e të paktën një klubi futbolli në këtë...

Lexo më shumë
Dashnori i PD-së pranon ofertën e Ramës dhe bëhet Kryeinspektor! Hajdari emërohet  prefekt i Tiranës

Dashnori i PD-së pranon ofertën e Ramës dhe bëhet Kryeinspektor! Hajdari emërohet prefekt i Tiranës

11:20 - 06/02/26
Vdekja e 3-vjeçarit/ Prokuroria dërgon në gjyq 7 persona, mjeku dhe e bija akuzohen për vrasje nga pakujdesia

Vdekja e 3-vjeçarit/ Prokuroria dërgon në gjyq 7 persona, mjeku dhe e bija akuzohen për vrasje nga pakujdesia

11:07 - 06/02/26
Dosja ‘Epstein’/ ‘Tirana ka vajza të jashtëzakonshme’, nisin hetimet për ish-kryeministrin norvegjez

Dosja ‘Epstein’/ ‘Tirana ka vajza të jashtëzakonshme’, nisin hetimet për ish-kryeministrin norvegjez

10:56 - 06/02/26
Festojnë para kohe te Teuta, makthi i gjithë ekipeve të Superiores “braktis” Elbasanin

Festojnë para kohe te Teuta, makthi i gjithë ekipeve të Superiores “braktis” Elbasanin

10:38 - 06/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com