GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rama i ka dalë kundër Kosovës, analisti jep argumentet

në Aktualitet, Kosovë & Rajon, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama “sulmon” sërish Kurtin: Është kokëfortë dhe maksimalist
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Analisti i ‘Rubikon Kosovë’ Gazmir Raci ka qenë pjesë e panelit të të ftuarve sonte në “Opinion” për të folur mbi raportet Kosovë-Shqipëri.

Ai u shpreh se ‘krisja’ e parë mes Prishtinës e Tiranës ishte në kohën kur kryeministri Edi Rama sipas tij kërkonte me ngulm ta bënte Kosovën pjesë të “Ballkanit të Hapur”.

Së dyti, thotë Raci janë ndërhyrjet e herëpashershme të Ramës në raportet Kosovë-Serbi, duke e cilësuar draftin për Asocacionin ‘gabim total’. Më tej, thekson ai ‘për herë të parë Shqipëria i doli kundër Kosovës me qëndrimet e fundit zyrtare’.

Gazmir Raci: Unë mendoj se janë dy momente kritike të këtyre raporteve që tashmë janë nën 0. Eshtë çështja e “Open Ballkan” që kryeministri Rama insistonte që ta përfshinte Kosovën siç thoshte Vuçiçi.

-Pra Rama kërkonte ta fuste Kosovën në formatimin e Vuçiçit?

Gazmir Raci: Po sepse relativizohet qëndrimi se thuhej kjo është një iniciativë ekonomike, pse mos të bashkohemi, përderisa përfaqësimi i Kosovës në atë iniciativë ishte shumë i rëndësishëm. Ne aty mund të shkonim si Republikë dhe mos harroni se iniciativa e Berlinit ka dy faktorë të rëndësishëm që janë Gjermania dhe Franca, dy superfuqi evropiane ndërsa te ‘Open Ballkan’ nuk kishte një superfuqi të tretë që mund të garantonte qëndrueshmëri të marrëveshjeve që mund të arriheshin.

“Open Ballkan” dhe përzierja e vazhdueshme e kryeministrit Edi Rama në raportet Kosovë-Serbi. Ideja për të prezantuar një draft-statut për Asocacionin ishte gabim totalisht sepse ti si Shqipëri nuk duhej të mbaje anë neutrale. Shqipëria në këto vitet e demokracisë asnjëherë nuk ka qenë kundër Kosovës, ishte rasti i parë që Shqipëria doli kundër…

-Si kundër Kosovës?!

Gazmir Raci: Shqipëria është hera e parë që ka dalë kundër Kosovës. Anuloi mbledhjen e dy qeverive pa bisedë paraprake. Hyri në idetë e “Open Ballkan” pa u koordinuar paraprakisht me Kosovës, pastaj dilte në konferencë për shtyp e gozhdonte kryeministrin Kurti dy orë dhe pastaj vinte në Prishtinë dhe thoshte: S’po ma hap WhatsApp-in. Po si ta hapë WhatsApp-in?! Ti e gozhdove në televizon dhe pastaj i thua hajde takohemi. Dhe pastaj tjetra është vrapi për të propozuar një dokument që për Albin Kurtin, një mekanizëm i tillë është problem për ta pranuar. Vendosja e sanksioneve, ose miratimi i sanksioneve që u vendosën nga BE ishte gabim strategjik i Shqipërisë. Shqipëria nuk duhet të ishte me BE-në në këtë drejtim dhe ta linte Kosovën anash. Sepse kryeministri Kurti ka dy vjet që flet për atë veriun, që thotë ka banda kriminale, ku prezenca jonë është esenciale dhe ku nuk mund të tërhiqen trupat. /Opinion.al/

Etiketa: analistiKosovaRama

Lajme të lidhura

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin
Breaking Views

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin

23:05 - 25/10/26
Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd
Breaking Views

Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

22:20 - 25/10/26
Zgjedhjet në Serbi, miku i Ramës pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar
Breaking Views

Zgjedhjet në Serbi, miku i Ramës pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

21:48 - 25/10/26
Para
I zunë vendin Nikollës dhe ministrave, ja si opozita bllokoi Kuvendin

I zunë vendin Nikollës dhe ministrave, ja si opozita bllokoi Kuvendin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin
Breaking Views

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin

23:05 - 25/10/26

Prijësi i listës së Koalicionit Shqiptar, Shaip Kamberi, dhe Ardita Sinani njoftuan se, sipas rezultateve preliminare, koalicioni ka siguruar dy...

Lexo më shumë
Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

22:20 - 25/10/26
Zgjedhjet në Serbi, miku i Ramës pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

Zgjedhjet në Serbi, miku i Ramës pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

21:48 - 25/10/26
Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?

Mjeku “plas bombën”: Erjon Vishkullin e hipën në ambulancë dhe u zbrit sërish! Kush e dha urdhrin?

20:40 - 25/10/26
Sheshi “Skënderbej” në ‘shtetrrethim’, policia bllokon hyrje-daljet

Sheshi “Skënderbej” në ‘shtetrrethim’, policia bllokon hyrje-daljet

19:57 - 25/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com