GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Gledis Nano: Kemi nevojë për menaxherë të zotë, e jo drejtorë formalë

14:25 - 25/04/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Gledis Nano: Kemi nevojë për menaxherë të zotë, e jo drejtorë formalë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano bashkë me zv/drejtorin e Përgjithshëm Albert Dervishaj, kanë marrë pjesë sot në hapjen e kursit për gradën “Drejtues i Parë”.

Në programin u ftuan për të dhënë leksione, krahas pedagogëve të Akademisë së Sigurisë, edhe profesorët Ervin Karamuço dhe Fabian Zhilla, si akademikë të mirënjohur në çështjet e kriminologjisë dhe policimit.

Angazhimin e tyre në këtë trajnim ata e kërkuan të ishte vullnetar, me qëllimin thelbësor për të rritur performancën e udhëheqjes në Policinë e Shtetit. Nano, gjatë fjalës së tij theksoi se ky trajnim është i rëndësishëm.

“Kam qenë dhe jam i mendimit dhe besoj fort se strukturat policore s’kanë nevojë për drejtorë në kuptimin formal të emërtimit, por koha na parashtron nevojën për të patur menaxherë të zotë, për të administruar strukturat në vartësi. Po kështu, duke marrë shkas nga situatat me të cilat përballen këto struktura, vërehet se ka nevojë për lider qarqesh, pikërisht nga ata drejtues që pranojnë dhe shpalosin vizionin bashkëkohor të zhvillimit dhe modernizimit në Polici e që përcjellin besim, siguri, humanizëm e drejtësi.

Në këto momente, kur tashmë kemi hedhur disa hapa të sigurtë, në këtë klimë zhvillimesh dhe reformash që po ndërmarrim bashkërisht, jam i vendosur për të shkrirë principet dhe kontributet e shoqërisë civile me ato policore, pasi dua që qytetarët të shikojnë te Policia e Shtetit, te çdo punonjës i saj, besimin e ndërsjelltë, engjëllin mbrojtës, njeriun human, policin korrekt e të fortë përballë krimit dhe garantin më të mirë të mbrojtjes dhe zbatimit të ligjit” – u shpreh Nano.

Pedagogët, njëkohësisht edhe përfaqësues të shoqërisë civile, Zhilla dhe Karamuço, gjatë fjalës së tyre falënderuan Drejtorin e Përgjithshëm, për ftesën dhe për këtë qasje të re.

“Është shumë e lehtë të flasësh në distancë apo në media, në lidhje me Policinë e Shtetit, por është shumë më e ndershme dhe më profesionale kur këto fjalë i bashkëbisedojmë dhe i shkëmbejmë edhe me akademikë, ballë për ballë, kështu që është mundësia që të gjithë së bashku të arrijmë një emërues të përbashkët në lidhje me një vizion të ri të Policisë së Shtetit, për të përmirësuar më shumë performancën e saj. Vlen të theksohet se këtë vizion po e shpalos Drejtori i Policisë, z. Gledis Nano, vizion i cili duhet të përqafohet nga e gjithë organizata, me qëllim që të ketë më shumë mbështetje edhe nga qytetarët e nga shoqëria civile” – tha Karamuço.

Etiketa: Albert DervishajDrejtues i pareErvin KaramuçoGledis Nanokursit për gradën

Lajme të lidhura

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin
Aktualitet

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë
Aktualitet

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Para
Rrëfehet vajza e vrasësit: Vëllai vetëm qan, donte të shkonte në varrim por nuk e lanë!

Vjehrri vrau nusen në Roskovec, vëllai i autorit: Dëgjoi zërin e saj që kërkonte ndihmë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com