GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

‘God bless’… zgjedhjet!

08:21 - 21/05/23
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
‘God bless’… zgjedhjet!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Luçiano Boçi

Zgjedhjet u kryn!

Më në fund u çliruam. Çlirimi duket se do të njihet si dikur nga të gjithë aleatët tanë.

Disa fituan. Fituan si fituan, me para, me dhunë apo me truke kompjuterike, ata sot tundin me krenari të shpifur parullën shtegdalëse: “Fituesi nuk gjykohet”. (Shpikësi i saj duhet të ketë qenë fitimtari më i dëshpëruar i historisë dhe i planetit).

Fituan karriget, interesat, siguria e mos hyrjes së gjembit në këmbë. U lehtësuan disi nga mëkatet e fajet e mbishpinës e fundshpinës.

Disa shumë, ata më fatkeqët, fituan më në fund atë, varfërinë e sigurt, që siç duket është qëllimi final i jetës së tyre.

Shumë humbën: dikush përfundimisht dinjitetin për aspra administrative ose situative.

Dikush humbi votën, dikush drejtimin e dëshirat për të bërë diçka ndryshe në moçalin e molepsur të politikës.

Shumë humbën shpresën e besimin se këtu nuk do të valëviteshin më flamujt e një melankolie dhe depresioni unik ekonomik e social.

Të tjerë dolën ashtu siç hynë. Verbërisht, nën kompleksin e Stokholmit, duke ndjekur me shterim admirues dhunuesin sistematik të qenies fizike e kulturore të tyre.

Edhe Hoxha bënte zgjedhje, për të vendosur zgjedhën dhe ai. Jo votime se vota nuk ekzistonte, sikurse sot është ose virtuale, ose në formë kartmonedhe.

Pothuaj si këta tani e bënte Hoxha, por me kokrra që kërcisnin me qëllim që t’i kërciste plumbin pas koke, siç dhe bëri dhe me triska fronti që t’i rreshtonte të gjithë në një front. Asnjë dallim nga sot, veçse Fronti Demokratik sot quhet “administratë demokratike”.

Asokohe Hoxha ishte një “yll” kombëtar e ndërkombëtar dhe armiqtë e supozuar ideologjike të tij e kaluan dhe pranuan terrorin që ai vendosi me një shkelje syri e ca deklarata të qullëta.

Vitet kanë kaluar dhe “moderniteti” ynë kombëtar (pjesë e krenarisë së pakufishme) ka ecur paralel me faqet pa pikë faqe, online, që shiten e blihen në të njëjtën linjë për të prodhuar propagandë pa fund dhe mbi të gjitha për të prodhuar atë që preferon më shumë, si gatim të shijshëm, shoqëria jonë e botës së tretë: sharje dhe shpifje pa fund për armikun e klasës së fejsbukut.

Ai që s’ka ndryshuar është terrori politik.

Plumbi ka dalë jashtë mode krejt dhe është zëvendësuar me një industri perfide shtetërore hakmarrje dhe persekutimi, e cila ngjan si trëndafil i ngjyrosur Instagrami, por që është një mekanizëm diabolik kontrolli dhe detyrimi i kushtëzuar.

Tani nuk vritesh, por rrezikon të mbetesh pa punë ti dhe familjarët. Nuk deportohesh, por survejohesh, linçohesh publikisht, gjobitesh në mënyrë “të drejtë” e dashamirëse. Aq më tepër sot je i lirë të vetarratisesh ku të duash e si të duash. Mjafton të mos prishësh qetësinë e lumturisë që sundon kudo.

Nuk pushkatohesh por të merret prona, shkatërrohet investimi e çdo gjë tjetër si komisioner rrugaç e i pabindur, kundërshtar i shtetit tonë demokratik.

Armiqtë ideologjikë të Hoxhës edhe sot shkelin syrin e japin viston e shprehen për një proces zgjedhor të pranueshëm demokratik. (Çfarë komedie gjigante!)

Ndoshta zgjedhjet tashmë e kanë kaluar stadin e votës dhe operojnë në sfera më të larta, që nuk shihen, por që duhet të kuptohen e ndoshta ata që humbën nuk e kanë kapur ende kohën.

Ndoshta zgjedhjet kanë ndryshuar dhe qëllim: nuk janë më si dikur: shpresa e projekte zhvillimore, por thjesht një masë korrektimi “demokratike” e fabrikuar, me heshtje ndërkombëtare, për të pabindurit, të cilët ende naivisht mendojnë se themeli i një shoqërie demokratike është vota.

E gjithmonë në arsyetimin që nuk mbyllet, të del përpara ajo pyetja: Cili nga sistemet bën zgjedhje të drejta? Ai me votë-kokërr apo ky me votë-kartmonedhë?!

Raporti i OSBE-ODIHR-it do ta thotë me patetizmin nanuritës të tij të pakuptuar asnjëherë e do të na e heqë dilemën tonë demokratike-shekspiriane, me siguri me gjuhën e rrumbullakosur e cila nuk ka as fillim dhe as fund! Kështu do të sanksionojë, regjimin demo-dramatik shqiptar.

Deri atëherë: “God bless”… zgjedhjet!

Etiketa: Kryesore1Luciano BociOpinionZgjedhjet

Lajme të lidhura

Po sikur të çmenden deputetët?
Breaking Views

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26
“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!
Breaking Views

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!

23:24 - 26/03/26
Gjekmarkaj: Protesta e tejkaloi mosbindjen civile
OP-ED

Satira e Gjekmarkajt: Koka në Washington dhe trupi në Berlin, të vranë Mamicë, të grinë!

11:11 - 25/03/26
Para
Protestuesit në Beograd kalojnë ‘në ekstrem’, ja çfarë kanë bërë këtë radhë

Protestuesit në Beograd kalojnë ‘në ekstrem’, ja çfarë kanë bërë këtë radhë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda
Breaking Views

Shkon në mbledhjen e thirrur nga Rama me krerët e bashkive, kryebashkiaku demokrat nuk lejohet të hyjë brenda

11:58 - 03/04/26

Kryeministri Edi Rama po e kthen qeverisjen në stilin parti-shtet, duke menjanuar edhe ata pak zyrtare te opozites qe kane...

Lexo më shumë
Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni

Arrestohet pronarja e qendrës fizioterapeutike, shërbente si ‘fole’ prostitucioni

11:42 - 03/04/26
Zvarritje në gjyqin e Veliajt/ Avokati Ndreca kërkon dy javë kohë! Prokurori Ols Dado: E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës

Zvarritje në gjyqin e Veliajt/ Avokati Ndreca kërkon dy javë kohë! Prokurori Ols Dado: E panevojshme, I pandehuri ka ndryshuar disa mbrojtës

11:28 - 03/04/26
Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, ministri i Ramës rregullon gjuhën: Policia ka shtuar masat e sigurisë

Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, ministri i Ramës rregullon gjuhën: Policia ka shtuar masat e sigurisë

11:19 - 03/04/26
Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin

Skandal/ Dosja në gjykatë, IKMT shemb ndërtesën 3-katëshe në mes të Vlorës, pronari nuk ka marrë dëmshpërblimin

11:05 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com