GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Godet Mirlinda Karçanaj, shpenzon 2.6 MLN € për një regjistër

13:14 - 21/04/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Godet Mirlinda Karçanaj, shpenzon 2.6 MLN € për një regjistër
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shefja e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj vazhdon të firmosë shpërdorime fondesh të mëdha. Institucioni i saj blen SMS nga një kompani që nuk është e licencuar për celularë, rinovon të gjithë kompjuterët, harxhon për fleta formati, mobilon zyrat, përditëson sistemet, ndërton platforma që shërbejnë për hiçgjë dhe shpërbëhen nga hakerat me sulmin e parë!

Tenderi i fundit është absurd: Karçanaj do të shpenzojë 2.6 milionë euro për një regjistër që i duhet Administratës Publike.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt  “Përmirësimi i regjistrit qendror të personelit”, për Departamentin e Administratës Publike, me fondet e Buxhetit të Shtetit. Epo tani jemi në kohë zgjedhjesh dhe priten ndryshime në Administratë, prandaj dhe AKSHI po siguron një sistem tëri të regjistrit elektronik.

Sipas dokumenteve firma fituese do të marrë 2 miliardë lekë vetëm për implementimin e këtij sistemi, kur në fakt ekziston një regjistër i tillë elektronik. Ndërsa 1 miliard të tjera do t’i fusë në xhep për mirëmbajtjen e tij, se nuk i mjaftojnë specialistët që paguan AKSHI për këto çështje.

Kështu, për një regjistër, në xhepat e miqve të Karçanajt do të xhirohen 3 miliardë lekë ose mbi 2.6 milionë euro. Fituesi do të shpallet me 22 maj 2023 dhe do të përfitojë para për këtë regjistër deri në vitin 2025.

Përveçse është një vjedhje e pastër sepse regjistri është në funksionim, ky tender ngre dyshime se Rama ka në plan ta zgjerojë sërish Administratën, sikur ndodh në çdo herë që ka zgjedhje.

Kujtojmë se në vitin 2021, qeveria Rama bëri planin për të çuar në 84 mijë e 82 punonjës ose 333 punonjës më shumë se në 2021. Dhe ashtu ndodhi në vitin që lamë pas numri i punonjësve buxhetore  rezultoi më i lartë në 5 vitet e fundit. Që nga 2018 listës së personave që paguhen nga taksat e qytetarëve i janë shtuar 2 mijë e 329 punonjës.

Shtimi i punonjësve të administratës në këtë nivel vjen në një kohë kur në buxhet nuk parashikoheshin të shtoheshin më tepër se 200 punonjës mesatarisht në vit. Ndërsa, konstatohet se rritja më e madhe punonjësve është në ministrinë e jashtme me 43 punonjës më shumë. Ndërkohë më minimale janë shtesat në ministritë të cilat kanë më shumë nevojë duke marrë parasysh problemet me të cilat po përballet vendi si dhe pandeminë.

Në ministrinë e Shëndetësisë janë shtuar vetëm 21 punonjës. Ndërkohë në ministrinë e drejtësisë janë shtuar 17 persona më shumë .edhe institucioni i Kryeministrisë  do të ketë 10 persona më tepër staf, nëse e krahasojmë me vitin 2021.

Kjo fryrje e administratës është një skemë e Rilindjes për të kënaqur militantët dhe për t’i pajisur me status nëpunësi në prag të zgjedhjeve. Në këto kushte e meriton administrata një regjistër të ri nga Karçanaj!

Lexo edhe: AKSHI në çmenduri, 13 denoncime në 1 ditë për 11.3 mld lekë tendera të Mirlinda Karçanajt

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimadministrataAKSHIMirlinda Karçanajregjistertender

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
15-vjeçari humbi jetën, policia jep detaje mbi aksidentin tragjik

15-vjeçari humbi jetën, policia jep detaje mbi aksidentin tragjik

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com