GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Goditet banda e “ujqërve” në Ekuador, lidhja me vrasjen e durrsakut Ergys Dashi

20:14 - 08/02/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Goditet banda e “ujqërve” në Ekuador, lidhja me vrasjen e durrsakut Ergys Dashi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shkatërrohet banda e ‘ujqërve’ në Ekuador! Dhjetë anëtarë të bandës “Los Lobos” janë vënë në pranga sot, në kuadër të një operacioni të zhvilluar në Quito, Guayaquil, Quevedo dhe Samborondón. Mediat ekuadoriane shkruajnë se për arrestimin e tyre u kryen bastisje në banesa, ku policia sekuestroi katër pistoleta, 31 fishekë, dy automjete, 6 mijë dollarë cash, çeqe me vlerë 10 mijë dollarë dhe 49 kilogramë drogë. Tashmë anëtarët e Los Lobos ndodhen në burgje në provincat e Cotopaxi, Tungurahua, Santo Domingo, Guayas, Chimborazo, Azuay dhe El Oro. Të arrestuarit akuzohen për trafik droge, armëmbajtje pa leje, rrëmbim dhe vrasje. Informacioni zyrtar i akuzon ata për të paktën tre vrasje në Quevedo dhe katër të tjera në Quito. Përveç kësaj, ata rezulton se janë përgjegjës për rrëmbimin e vëllait të “Don Naza”, ish-ushtarak ekuadorian që u shndërrua në ‘kokën’ e fajdeve në zonë pasi ofronte para me një interes shumë të lartë, 90%.

Ministrja Alexandra Vela tha se pas këtyre arrestimeve pritet rritje e dhunës nëpër burgje apo rrugët e vendit. Për nga numri i anëtarëve, Los Lobos është karteli i dytë më i madh në Ekuador. 8000 të burgosur dyshohet se i përkasin pikërisht kësaj bande. Los Lobos, Los Pipos, Los Chone Killers dhe Los Tiguerones janë kartele që bashkëpunojnë me njëri-tjetrin dhe janë vetëquajtur ‘Gjenerata e re’. Në janar 2022, autoritetet kanë sekuestruar 18 tonë drogë, shifër kjo shumë më e lartë në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur u sekuestruan 8 ton. Por ashtu siç është rritur sasia e drogës së sekuestruar, janë rritur edhe vdekjet e dhunshme në shkallë kombëtare. Të dhënat tregojnë se vrasjet janë trefishuar.

https://www.youtube.com/watch?v=04qw7zH_RDU

Në Guayaquil, Durán dhe Samborondón, ku janë pesë nga shtatë portet detare të Ekuadorit është rritur niveli i krimit. Në Guayaquil u vra dhe shqiptari më i fundit, Ergys Dshi. Nga mediat ekuadorian nuk bëhet me dije nëse ndonjë prej të arrestuarve ka lidhje me këtë krim të ndodhur më 22 janar të këtij viti në një restorant në veri të qytetit bregdetar. Dashi ishte një nga drejtuesit e një bande shqiptare të trafikut të drogës. Ai ishte me precedent penalë mbi trafik droge, shfrytëzim prostitucioni dhe armëmbajtje pa leje edhe pse në Ekuador ai nuk kishte asnjë procedim penal.

Etiketa: EkuadorErgys DashiVrasja

Lajme të lidhura

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin
Aktualitet

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë
Aktualitet

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Para
Pas publikut, ish-kryebashkiakja e Përrenjasit shpërthen rëndë ndaj Monikës: Je prapanike…

Pas publikut, ish-kryebashkiakja e Përrenjasit shpërthen rëndë ndaj Monikës: Je prapanike...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com