GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve dhe drogës në Fier, arrestohen 4 persona (Emrat)

në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve dhe drogës në Fier, arrestohen 4 persona (Emrat)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia e Fierit në bashkëpunim edhe me Prokurorinë kanë goditur një grup kriminal në fushën e trafikut të armëve dhe drogës. Në pranga janë vënë 4 persona, ndërsa ditën e djeshme janë zhvilluar edhe 13 kontrolle. Gjatë operacionit u ndaluan shtetasit:

Boran Buzi, 48 vjeç, banues në Kallm, Fier, i dënuar më parë në Itali, me 30 vjet burgim, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Armëmbajtja pa leje”;

Niko Osma, 53 vjeç, banues në Durrës, me precedent penal në fushën e armëmbajtjes pa leje;

Qamil Shurdhi, 48 vjeç, banues në Lushnjë, i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje;

Besim Buzi, 33 vjeç, banues në Divjakë.

Njoftimi i policise

Ashtu siç u bë me dije edhe nga drejtuesi i Prokurorisë, jemi sot, këtu, për të prezantuar rezultatet e operacionit policor të koduar “Procedimi”, por gjithashtu për të përcjellë mesazhin e një bashkëpunimi të suksesshëm mes Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Fier. Ky bashkëpunim është i vazhdueshëm dhe i mirëkoordinuar me të gjitha agjencitë ligjzbatuese në qarkun Fier.

Operacioni policor i koduar “Procedimi” është finalizimi i një procedimi penal të ndjekur me metoda speciale të hetimit, në drejtimin e Prokurorisë së Fierit.

Procedimi u iniciua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier dhe u ndoq në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit.

Siç është bërë publike edhe më parë përmes njoftimeve tona për shtyp, strukturat e DVP Fier kanë vijuar pa ndërprerje operacionet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale. Në kuadër të këtyre përpjekjeve, specialistët e sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier siguruan informacion përmes inteligjencës policore dhe e referuan në Prokurorinë e Fierit, e cila regjistroi procedimin penal nr. 1815/2024, që u ndoq për disa muaj, me metoda speciale të hetimit.

Nga hetimet rezultoi se disa shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin veprimtari kriminale në fushën e trafikimit të armëve dhe municioneve të kalibrave të ndryshëm, si dhe mbanin armë zjarri, për qëllime kriminale. Ky aktivitet kryhej në disa qytete të vendit, si Fier, Lushnjë, Durrës, Shkodër dhe Kukës, ndërsa në disa raste armët siguroheshin nga Kosova dhe futeshin ilegalisht përmes kufirit të gjelbër në PKK Morinë.

Po nga hetimet rezultoi se ky grup merrej edhe me kultivimin dhe shitjen e kanabisit.

Në vijim të hetimeve, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Procedimi”.

Gjatë operacionit u ushtruan 8 kontrolle banesash, 2 kontrolle në ambiente të dyshuara për magazinim të armëve dhe të municionit luftarak, si dhe 3 kontrolle automjetesh.

Gjatë këtyre kontrolleve u sekuestruan:

4000 fidanë kanabisi (2000 të mbjellë në tokën në pronësi të shtetasit B. B. dhe 2000 të kultivuar në kubikë);

3 armë zjarri automatike, 2 armë gjahu dhe 636 fishekë të kalibrave të ndryshëm;

5000 fara kanabisi;

2 radio si të Policisë, 2 uniforma policie, 1 maskë plastike me paruke;

3 automjete dhe 10 celularë.

Gjithashtu, në banesën e shtetasit N. O., në Durrës, u sekuestrua 1 armë zjarri pistoletë, të cilën ky shtetas tentoi ta hidhte nga dritarja, në momentin e ndërhyrjes së Policisë.

Gjatë operacionit u ndaluan shtetasit:

B. B., 48 vjeç, banues në Kallm, Fier, i dënuar më parë në Itali, me 30 vjet burgim, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Armëmbajtja pa leje”;

N. O., 53 vjeç, banues në Durrës, me precedent penal në fushën e armëmbajtjes pa leje;

Q. Sh., 48 vjeç, banues në Lushnjë, i dënuar më parë për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje;

B. B., 33 vjeç, banues në Divjakë.

Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë një 51-vjeçar nga fshati Peshtan, Fier, i arrestuar më parë për kundërshtim të punonjësve të Policisë.

Nga hetimet rezulton se ky grup vepronte i organizuar, me qëllim trafikimin e armëve nga Kosova në Shqipëri, për t’i shitur më pas tek individë të përfshirë në veprimtari kriminale.

B. B dhe Q. Sh. ishin organizatorët e grupit. Anëtarët e tjerë kishin rol në sigurimin e armëve dhe në gjetjen e klientëve.

Njëkohësisht, kryetari i grupit, B. B., organizonte kultivimin dhe më pas shitjen e kanabisit.

Operacioni vijon dhe hetimet po thellohen, për të identifikuar dhe kapur shtetasit e tjerë të përfshirë në këto veprimtari kriminale.

Dua të falënderoj Prokurorinë e Fierit, për bashkëpunimin e ngushtë dhe profesional, strukturat e DVP Fier të angazhuara nga nisja deri në finalizimin e operacionit, Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësia Fier, për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar në këtë operacion.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier janë të angazhuara maksimalisht për parandalimin dhe goditjen e kultivimit dhe shitjes së narkotikëve, armëmbajtjes pa leje, trafiqeve të paligjshme dhe çdo forme tjetër të kriminalitetit.

Gjithashtu, shpreh falënderimin për qytetarët e qarkut Fier, për bashkëpunimin e deritanishëm, dhe i ftoj të vijojnë të besojnë dhe të bashkëpunojnë me strukturat tona, për të garantuar një sezon veror sa më të qetë dhe të sigurtë, për qytetarët vendas dhe për mijëra turistët që vizitojnë qarkun tonë çdo vit.

Trafik armësh dhe droge, 4 të arrestuar në Fier

Trafik armësh dhe droge, 4 të arrestuar në Fier

 

Etiketa: arrestimeFierTrafik

Lajme të lidhura

Përplasen dy automjete në aksin Korçë–Maliq, humb jetën 26-vjeçari, plagosen dy të tjerë
Aktualitet

Përplasen dy automjete në aksin Korçë–Maliq, humb jetën 26-vjeçari, plagosen dy të tjerë

08:24 - 05/08/26
Bilanc tragjik në rrugët e vendit/ Ditët e para të gushtit me viktima dhe dhjetëra të plagosur nga aksidentet
Aktualitet

Bilanc tragjik në rrugët e vendit/ Ditët e para të gushtit me viktima dhe dhjetëra të plagosur nga aksidentet

08:15 - 05/08/26
SPAK sqaron kallëzimin ndaj Altin Dumanit në Itali: Petrit Çela kërkoi përjashtimin e prokurorit
Aktualitet

SPAK sqaron kallëzimin ndaj Altin Dumanit në Itali: Petrit Çela kërkoi përjashtimin e prokurorit

21:45 - 04/08/26
Para
Shorti elektronik për biletat Shqipëri – Serbi, FSHF ndan lajmin e rëndësishëm për tifozët

Shorti elektronik për biletat Shqipëri – Serbi, FSHF ndan lajmin e rëndësishëm për tifozët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përplasen dy automjete në aksin Korçë–Maliq, humb jetën 26-vjeçari, plagosen dy të tjerë
Aktualitet

Përplasen dy automjete në aksin Korçë–Maliq, humb jetën 26-vjeçari, plagosen dy të tjerë

08:24 - 05/08/26

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një të riu ka ndodhur mbrëmë në aksin kombëtar Korçë–Maliq, pranë fshatit...

Lexo më shumë
Bilanc tragjik në rrugët e vendit/ Ditët e para të gushtit me viktima dhe dhjetëra të plagosur nga aksidentet

Bilanc tragjik në rrugët e vendit/ Ditët e para të gushtit me viktima dhe dhjetëra të plagosur nga aksidentet

08:15 - 05/08/26
Gjithçka e hapur për Dinamon dhe Egnatian në aventurën europiane, kualifikimi do të vendoset në kthim

Gjithçka e hapur për Dinamon dhe Egnatian në aventurën europiane, kualifikimi do të vendoset në kthim

08:00 - 05/08/26
Parashikimi i motit, 5 gusht 2026/ Qytetet ku temperaturat do të shkojnë 41 gradë

Parashikimi i motit, 5 gusht 2026/ Qytetet ku temperaturat do të shkojnë 41 gradë

07:45 - 05/08/26
Horoskopi për ditën e mërkurë, 5 gusht 2026

Horoskopi për ditën e mërkurë, 5 gusht 2026

07:30 - 05/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com