GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Goditet me raketë baza detare e Rusisë në Detin e Zi

15:36 - 22/09/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Goditet me raketë baza detare e Rusisë në Detin e Zi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ukraina e ka kryer një sulm të fuqishëm me raketë të premten ndaj shtabit të përgjithshëm të Flotës Detare të Rusisë në Detin e Zi, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

Video dhe fotografi të publikuara nga vendi i ngjarjes shfaqën shtëllunga të mëdha tymi mbi ndërtesën në Sevastopol, në Krimenë e aneksuar.

Guvernatori i vendosur nga Rusia në Sevastopol, Mikhail Razvozhayev, tha se askush nuk u lëndua jashtë ndërtesës që mori flakë, dhe nuk dha hollësi për viktima. Zjarrfikësit dhe forca të shumta emergjente u thirrën për ta shuar zjarrin, që është tregues se zjarri mund të jetë shumë i madh.

Ministria ruse tha se një shërbyes i saj është zhdukur pas sulmit. Banorët e Sevastopolit thanë se dëgjuan shpërthime në qiell dhe se e panë tymin, sipas mediave ruse. Fotografitë e publikuara nga kanalet ukrainase në Telegram shfaqën re tymi mbi pjesën e përparme të detit.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se pesë raketa u rrëzuan nga sistemet e saj mbrojtëse ajrore që kishin cak Sevastopolin.

Oleg Kryuchkov, zyrtar për administratën e Krimesë, i paralajmëroi fillimisht banorët e Sevastopolit se ekzistonte rreziku për edhe një sulm tjetër dhe iu bëri thirrje të mos largoheshin nga shtëpitë e tyre dhe mos të shkonin në qendër të qytetit.

Më vonë, ai tha se nuk ka më rrezik për ndonjë sulm ajror, por e përsëriti thirrjen për qytetarët të mos shkonin në pjesën qendrore të qytetit, duke thënë se rrugët ishin mbyllur.

Policia iu kërkoi banorëve të largoheshin nga qendra e qytetit, sipas agjencisë ruse të lajmeve, Tass.

Ky sulm vjen vetëm një ditë pasi Rusia kreu sulme të mëdha me raketa dhe artileri nëpër qytetet e Ukrainës, duke i vrarë pesë persona, në një kohë kur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u takua me presidentin amerikan Joe Biden dhe liderët e Kongresit në Uashington, për të biseduar për një pako ndihma shtesë në vlerë 24 miliardë dollarë.

Qyteti i portit, Sevastopol, shërben si bazë kryesore për Flotën Detare të Rusisë.

Gadishulli i Krimesë, të cilin Rusia e aneksoi nga Ukraina më 2014 në një veprim të cilin shumica e botës e cilësoi si të jashtëligjshëm, ka qenë cak i shpeshtë qëkur presidenti rus Vladimir Putin e urdhëroi pushtimin e plotë të Ukrainës 18 muaj më parë./Rel/

Etiketa: Deti i Zi

Lajme të lidhura

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!
Botë

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit
Botë

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26
SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit
Botë

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Para
Nga kursi i këmbimit te inflacioni, çfarë dakordësuan Mete e Sejko

Nga kursi i këmbimit te inflacioni, çfarë dakordësuan Mete e Sejko

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com