GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Gol në frymën e fundit, Tirana fiton ndaj Pogradecit dhe qëndron në Superiore (video)

21:45 - 04/05/25
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Gol në frymën e fundit, Tirana fiton ndaj Pogradecit dhe qëndron në Superiore (video)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në “Elbasan Arena” u luajt finalja e “play-out” mes Tiranës dhe Pogradecit, për të përcaktuar ekipin që do të luajë në Superiore sezonin ardhshëm. Liqenorët vinin në këtë finale, pasi mposhtën në play-off në Kategorinë e Parë, fillimisht 0-1 Burrelin dhe më pas po me të njëjtin rezultat Besën.

Ndërsa Tirana arriti vetëm në javën e fundit të renditej në vendin e 8-të në sezonin e rregullt të Superiores, duke përfunduar kështu në “play-out”. Sigurisht që bardheblutë vinin si favoritë në këtë përballje, por fusha e lojës tregoi që Pogradeci ishte një kundërshtar që nuk duhej nënvlerësuar aspak.

Në minutën e 16-të, liqenorët bëjnë një zëvendësim të detyruar. Në minutën e 22-të, Tirana i afrohet golin me Jarmouni, por goditja e sulmuesit përfundon ngjitur me shtyllën.

Në minutën e 38-të Tirana do të gjente golin, ku mesfushori i bardhebluve Soler do të “tundte” rrjetën me një goditje të fuqishme nga distanca. Por festa e bardhebluve shkon dëm, pasi ndërhyn VAR dhe anulohet goli për faull të Geldi Micit. Pjesa e parë mbyllet në barazim 0-0. SHIKOGOLIN E ANULLUAR

Në pjesën e dytë, bardheblutë ishin më aktiv dhe e kërkuan më shumë golin, por rezultati u zhbllokua vetëm në minutën e 90-të, ku Hysenllari i pafat dërgon topin në portën e tij. Pas një harkimi të Gjumsit në zonë për Jarmouni, topi i goditur nga sulmuesi i Tiranës përplaset në trupin e mbrojtësit të Pogradecit dhe përfundon në rrjetë. SHIKOAUTOGOLIN

Në minutat e mbetura, Pogradeci provoi të barazonte shifrat po nuk ia doli.  Në fund nuk munguan as tensionet, ku në minutën e 97-të pati një përplasje mes lojtarëve të të dy ekipeve. Arbitri kryesor i takimit ndëshkon me të kuq Ndrecën për Tiranën dhe Razën për liqenorët. Tirana fiton përfundimisht 1-0 dhe qëndron në Superiore për sezonin e ardhshëm.

Lajme të lidhura

Breaking Views

Shqipëria ‘ngre’ flamurin Kombëtar në Open Malta, ‘rrëmben’ 2 medalje

23:18 - 29/03/26
E pazakontë, Turqia nuk do të stërvitet në Kosovë para finales së “play-off”-it
Sport

E pazakontë, Turqia nuk do të stërvitet në Kosovë para finales së “play-off”-it

22:24 - 29/03/26
Sherr në ndeshjen e basketbollit Teuta-Besëlidhja, disa të shoqëruar në komisariat
Breaking Views

Sherr në ndeshjen e basketbollit Teuta-Besëlidhja, disa të shoqëruar në komisariat

22:15 - 29/03/26
Para
Chelsea mund pa probleme Liverpool-in, por “Blutë” janë sërish në rrezik (video)

Chelsea mund pa probleme Liverpool-in, por “Blutë” janë sërish në rrezik (video)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Breaking Views

Shqipëria ‘ngre’ flamurin Kombëtar në Open Malta, ‘rrëmben’ 2 medalje

23:18 - 29/03/26

Ka përfunduar turneu i peshëngritjes ‘Open Malta’ ku merrnin pjesë 8 shtete europiane, mes të cilëve edhe Shqipëria. Sportistët shqiptarë...

Lexo më shumë
BBC: Avioni amerikan ndahet në dysh pas sulmit iranian në Arabinë Saudite

BBC: Avioni amerikan ndahet në dysh pas sulmit iranian në Arabinë Saudite

22:38 - 29/03/26
E pazakontë, Turqia nuk do të stërvitet në Kosovë para finales së “play-off”-it

E pazakontë, Turqia nuk do të stërvitet në Kosovë para finales së “play-off”-it

22:24 - 29/03/26
Sherr në ndeshjen e basketbollit Teuta-Besëlidhja, disa të shoqëruar në komisariat

Sherr në ndeshjen e basketbollit Teuta-Besëlidhja, disa të shoqëruar në komisariat

22:15 - 29/03/26
Denoncimi i Endri Meksit: Pata një marrëdhënie jashtëmartesore në MCN, klani i Agasit po më bën shantazh, Geront Meçe më ka ndihmuar!

Denoncimi i Endri Meksit: Pata një marrëdhënie jashtëmartesore në MCN, klani i Agasit po më bën shantazh, Geront Meçe më ka ndihmuar!

22:04 - 29/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com