GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Gonxhe, pazar me impiantet fotovoltaike, denoncohet tenderi 153 milionë lekë

14:58 - 26/01/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Gonxhe, pazar me impiantet fotovoltaike, denoncohet tenderi 153 milionë lekë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sa e nxori nga goja urdhrin Belinda Balluku, Bledi Gonxhe e vuri në zbatim për të bërë ca lekë me këtë iniciativë. Pak mua më parë, ministrja deklaroi se këto impiante do të vendosen në tarracat e institucioneve në vend. Dhe pas këtij urdhri, kreu i DPSHTRR po nxiton që të vendosë panelet në institucionet që janë në varësi të tij. Aq shumë po nxiton sa këto projekte po i bëhen në shkelje të ligjit. Dhe si pasojë është denoncuar në Komisionin e Prokurimeve prokurimi me vlerë 153 milionë lekë.

Sipas të dhënave të ankesës që ka bërë firma “Albalight shpk” me datë  24, përshkruhen pikat që ka shkelur DPSHTRR. Me qëllim që tenderin ta marrë firma e paracaktuar si fituese.

Një nga pikat që evidentohet në ankesë është se Gonxhe kërkon që operatori të ketë të regjistruar në staf në 3 muajt e fundit një inxhinier, teknik ndërtimi, elektricist, mekanik. Ashtu sikur pretendon ankimuesi, edhe KPP ka dalë në rezultatin se kërkesa për disponueshmërinë e stafit me punonjës të specifikuar. Për një periudhë që përfshinë 3 muajt e fundit është një kërkesë ekzagjeruar. Dhe që bie ndesh me ligji “Për Prokurimet Publike”.

KPP konstaton se mënyra se si është hartuar ky tender sjell ulje të konkurrencës dhe shton rrezikun për abuzim.

Gjithashtu, pas shqyrtimit të ankesës, KPP i kërkon DPSHTRR që të modifikojë kriterin ku kërkon që  punonjësit me profesionet e lartpërmendura të rezultojnë me doemos në listpagesën e operatorit konkurrues nga korriku i vitit 2022 deri në dhjetor të vitit 2022.

Mospërputhje dokumentesh

Sipas Komisionit, të gjitha dokumentet e tenderit në fjalë kanë mospërputhje me njeri-tjetrin. Këto paqartësi shkaktojnë konfuzion te konkurruesit dhe çojnë në penalizmin e tyre, deri në mungesë të një gare sipas ligjit. “Pasi morëm në shqyrtim dokumentet e tenderit, kriteret e veçanta të kualifikimit dhe specifikime teknike, preventivin e punimeve, relacionin teknik dhe projektin teknik. Konstatojmë se ndër kërkesat dhe specifikat e parishikuara ka mospërputhje të ndryshme. Të cilat shkaktojnë konfuzion dhe paqartësi tek operatorët pjesëmarrës në momentin e ofertimit. Si dhe mund të sjellin hapësira interpretimi në momentin e  vlerësimit”, shprehet Komisioni.

Në fund të vendimit, i kërkohet DPSHTRR që të rishikojë nga e para të gjitha dokumentet e tenderit dhe të bëjë modifikimin e tyre. Gjithashtu kërkohet që të bëhet rivlerësimi i ofertave.

Gonxhe është veteran i abuzimeve me fondet e prokuruara në çdo institucion që ka drejtuar. Këto ankesa që tregojnë mënyrën e shpërdorimit, do të qëndronin mirë edhe në ndonjë dosje të SPAK-ut, i cili ka detyrë hetimin e korrupsionit të zyrtarëve.

Lexo edhe: Biznesi i Gonxhes me kartat e Tahografit, tender 1.8 milionë euro duke manipuluar aplikimet

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimbelindaBledi GonxheDPSHTRsistem fotovoltaiktender

Lajme të lidhura

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Para
Fundoset anija e mallrave, 8 të vdekur

Fundoset anija e mallrave, 8 të vdekur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com